Belgu Hugo Bros ka njoftuar largimin nga drejtimi i përfaqësueses së Afrikës së Jugut pas përfundimit të Botërorit 2026, duke u bërë trajneri i 14-të që i jep fund eksperiencës së tij me kombëtaren pas turneut.
Tekniku 74-vjeçar deklaroi se kishte ardhur momenti për t'u tërhequr, pasi kishte përmbushur objektivin më të rëndësishëm të vendosur në krye të ekipit. Nën drejtimin e tij, Afrika e Jugut arriti për herë të parë në histori të kalonte fazën e grupeve në një Kampionat Botëror.
Bros qëndroi në krye të përfaqësueses për pesë vite, duke udhëhequr ekipin drejt suksesit historik. Rrugëtimi i Afrikës së Jugut në Botërorin 2026 u mbyll në fazën me eliminim direkt, pas humbjes minimale 1-0 ndaj Kanadasë.
Me largimin e Hugo Bros, numri i trajnerëve që kanë lënë pankinat e përfaqësueseve pas Botërorit 2026 ka arritur në 14, një shifër që e bën këtë edicion të Kupës së Botës të veçantë edhe për ndryshimet e shumta në stafet teknike.
Lista e trajnerëve të larguar:
Havier Aguirre (Meksikë)
Roberto Martínez (Portugali)
Julian Nagelsman (Gjermani)
Ronald Kuman (Holandë)
Karlos Kueiroz (Gana)
Hong Mjung-bo (Koreja e Jugut)
Stiv Klark (Skoci)
Miroslav Kubek (Çeki)
Xhamal Selami (Jordani)
Sabri Lamushi (Tunizi)
Zlatko Daliç (Kroaci)
Sebastian Bekaçese (Ekuador)
Marcelo Bielsa (Uruguai)
Hugo Bros (Afrika e Jugut)
Lini një Përgjigje