TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Korrik 2026, 16:55

Çfarë po ndodh pak orë para ndeshjes, Belgjika nuk lejon futbollistin të luajë kundër Spanjës

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë po ndodh pak orë para ndeshjes, Belgjika nuk lejon
Futbollisti belg, Zeno Debast

Federata Belge e Futbollit ka njoftuar se mbrojtësi Zeno Debast nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e sotme, pasi klubi i tij, Sportingu i Lisbonës, ka kërkuar që lojtari të mos aktivizohet për arsye mjekësore.

Sipas Federatës, klubi portugez ka paraqitur një raport mjekësor ku thuhet se futbollisti nuk është në gjendje të luajë. Megjithatë, ky vlerësim bie ndesh me konkluzionet e stafit mjekësor të kombëtares belge, si edhe me vlerësimet e organeve mjekësore dhe të sigurimeve të FIFA-s.

"Zeno Debast nuk do të jetë në dispozicion për çerekfinalen. Klubi i tij, Sportingu, e ka informuar lojtarin se ai nuk është i aftë nga ana mjekësore për të luajtur. Ky vlerësim ndryshon nga ai i ekipit tonë mjekësor, si dhe nga ai i organeve mjekësore dhe të sigurimeve të FIFA-s," thuhet në reagimin zyrtar të Federatës Belge.

Debast pësoi një dëmtim në ijë gjatë kohës që aktivizohej me Sportingun dhe iu bashkua kombëtares ende në fazën e rikuperimit. Ai nuk ka luajtur asnjë minutë në këtë Botëror.

Pavarësisht qëndrimeve të kundërta mes klubit dhe përfaqësueses, çështja mbetet ende e hapur. Para nisjes së ndeshjes pritet një tjetër takim mes palëve për të sqaruar situatën dhe për të vendosur nëse do të respektohet vendimi i stafit mjekësor të Sportingut apo do të gjendet një zgjidhje tjetër.

zeno debast futbollisti belg ndeshja me spanjën

Lini një Përgjigje