TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Korrik 2026, 20:58

Milani zyrtarizon zbulimin e Igli Tares, kuqezinjtë prezantojnë goditjen e dytë në merkaton e verës

Shkruar nga Pamfleti
Milani zyrtarizon zbulimin e Igli Tares, kuqezinjtë prezantojnë
Mario Gila

Mario Gila është zyrtarisht lojtari më i ri i Milanit. Klubi kuqezi ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit spanjoll, i cili ka firmosur një kontratë afatgjatë deri në vitin 2031, pasi përfundoi me sukses testet mjekësore.

Bëhet fjalë për një mbrojtës 25-vjeçar, i lindur në Barcelonë dhe i formuar në akademinë e Realit të Madridit. Milani ka investuar 30 milionë euro për ta afruar nga Lacio, me marrëveshjen që përfshin 25 milionë euro si tarifë fikse dhe 5 milionë euro të tjera në formën e bonuseve.

Një rol të rëndësishëm në këtë transferim ka pasur Igli Tare, i cili kishte insistuar për afrimin e Gilës që në verën e kaluar. Drejtuesi shqiptar e kishte zbuluar mbrojtësin gjatë periudhës së tij te Lacio në vitin 2022, por marrëveshja u bë realitet vetëm në këtë merkato.

Nga operacioni përfiton edhe Reali i Madridit, pasi klubi spanjoll zotëronte më shumë se 50% të të drejtave ekonomike të lojtarit. Kështu, Lacio nuk do të marrë të gjithë shumën e transferimit.

Pas përfundimit të procedurave administrative dhe kalimit me sukses të vizitave mjekësore, Milani ka bërë zyrtarizimin përmes kanaleve të tij zyrtare.

Mario Gila bëhet afrimi i dytë i rëndësishëm në epokën e Ruben Amorim, pas transferimit të Gonçalo Ramos për një shifër rekord që kalon 70 milionë euro. Kuqezinjtë po tregojnë qartë se ambiciet e tyre shoqërohen me investime të mëdha në merkato.

Milani zyrtarizon zbulimin e Igli Tares, kuqezinjtë prezantojnë

mario gila mbrojtësi spanjoll milan

Lini një Përgjigje