TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Korrik 2026, 22:34

33 mijë dollarë për të parë finalen e Botërorit, FIFA nxjerr në shitje bileta shtesë

Shkruar nga Pamfleti
33 mijë dollarë për të parë finalen e Botërorit,
Biletat e finales së Botërorit

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka hedhur në shitje një numër shtesë biletash për finalen e Kupës së Botës, e cila do të zhvillohet më 19 korrik në stadiumin “MetLife”, në East Rutherford të New Jersey.

Në platformën zyrtare të FIFA-s, në seksionin e dedikuar për biletat e minutës së fundit, rezultojnë të disponueshme 1.178 bileta të kategorisë së dytë. Këto vende janë të shpërndara në pesë sektorë të unazës së sipërme, përgjatë vijave anësore të fushës, me një çmim prej 7.380 dollarësh secila.

Deri pak kohë më parë, faqja zyrtare e FIFA-s e paraqiste finalen si plotësisht të shitur, por tashmë tifozët kanë mundësinë të sigurojnë bileta edhe për këtë sfidë.

Përveç tyre, janë hedhur në shitje edhe 68 bileta të kategorisë së parë, të vendosura në rreshtat e parë të unazës së poshtme të stadiumit. Çmimet për këto vende premium variojnë nga 19.995 deri në 32.970 dollarë.

FIFA nuk ka dhënë asnjë sqarim zyrtar mbi arsyen pse këto bileta u bënë të disponueshme vetëm pak ditë përpara finales së madhe të Botërorit.

fifa biletat e finales së botërorit

Lini një Përgjigje