TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES10 Korrik 2026, 20:40

Minutë pas minute/ 41 ditë protestë, shqiptarët kërkojnë largimin e dyshes Rama-Berisha

Shkruar nga Pamfleti
21 ORE ME PARE

“Kam 5 vjet në prokurori e gjykata”, qytetarja para Kryeministrisë: Pronën me certifikatë, por s’ma japin

Minutë pas minute/ 41 ditë protestë, shqiptarët

Një qytetare me lot në sy para Kryeministrisë ka treguar luftën që ka bërë ajo për të marrë pronën e saj. Ajo tha se prej 5 vitesh burokracitë e kanë çuar në dyert e policisë dhe gjykatave pasi nuk po e gjen dot të drejtën për pronën e saj.

Ajo tha se ka edhe probleme shëndetësore dhe ka kryer disa operacione e është në pamjaftueshmëri për të siguruar paratë e ilaçeve.

Kam 5 vjet që luftoj nëpër gjykata e prokurori. E kam pronën me certifikatë dhe nuk ma jep gjykata. Shkoj dhe na përdorin si kafshë. Ky shteti i jonë, nuk na mbron

O popull i nderuar, të heqim këtë shtet që nuk na jep asnjë të drejtë. Populli vuan si qeni. Nuk më dalin lekët për ilaçe, kam bërë tre operacione, në zemër e mëlçi. Jam në gjyqe, në polici, gjykata, ndaj kërkoj dorëheqje”, tha ajo mes lotësh.

21 ORE ME PARE

Akademiku shqiptar në SHBA: Po bëhen denoncime në BE dhe Byronë Amerikane ndaj disa personave!

Minutë pas minute/ 41 ditë protestë, shqiptarët
Akademiku shqiptar

Një akademik shqiptar i cili jeton në SHBA, deklaroi nga tubimi se diaspora po punon përkrah protestës duke bërë denoncime në BE dhe SHBA për persona të caktuar.

Ai tha se po zhvillohen dy revolucione, në Shqipëri me “pushkë” e diaspora me penë.

“Kam ardhur nga Seattle ju kam ndjekur që nga dita e parë dhe jam bërë pjesë. Kaq sa jeni këtu aq grupe ka në diasporë që punojnë krah jush me denoncime, kallaëzime letra në BE dhe Byronë Amerikane.

Në Shqipëri ka pasur gjithmonë dy revolucuone me pushkë dhe penë. Ju jeni me pushkë, diaspora pas jush me penë. U bëj thirrje akademikëve të bashkohen”, tha ai.



21 ORE ME PARE

“Pozitë dhe opozitë jeni tradhtarë”, shqiptari nga Diaspora: Partitë gënjejnë, populli paguan haraçet

Minutë pas minute/ 41 ditë protestë, shqiptarët

Pjesë e protestave të fuqishme qytetare kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij janë bërë edhe mjaft shqiptarë nga diaspora. Një prej tyre mori fjalën në protestën e 41-të duke theksuar se populli po vuan haraçet e dy partive kryesore PD dhe PS. Sakaq shtoi se kohës së tyre do iu vijë fundi shumë shpejt.

“Pozita dridhet dhe spërdridhet dhe ka frikë nga ndryshimi. Opozita i ëndërron dhe do ti arrijë me çdo mjet. Përfundimi, populli i heq të gjitha. Ngel në mes dhe paguan haraçet e këtyre. Ky popull vuan edhe në diktaturë dhe në demokraci. Partitë politike gënjejnë më 1001 të zeza të sorovitur  sipas synimit të tyre.

Kërkojnë të fitojnë pushtetin arrijnë të bëjnë çdo gjë i atribuojnë egos së vet. Populli nuk harron kurrë. E vërteta vonon por kurrë nuk harron. Pozitë dhe opozitare ju tradhtarë që mbani pushtet si sulltan edhe dita juaj do vijë. Do vijë fundi juaj. Koha do iu nxjerrë të shpëlare në Pazar. Nuk mund të kishit dinjitet për Shqipërinë dhe popullin shqiptar”, tha shqiptari nga diaspora.

 

22 ORE ME PARE

“Kërkojmë dorëheqjen e Ramës”, protestuesi: Nuk turpërohet për bujqit dhe personat me aftësi të kufizuara, por për koncerte

Minutë pas minute/ 41 ditë protestë, shqiptarët

Sot po mbahet protesta e 41-të. Një qytetar në fjalën e tij para Kryeministrisë ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk shqetësohet për bujqit, fermerët apo personat me aftësi të kufizuara të cilët nuk sigurojnë dot jetesën, por për një koncert turpërohet.

Ai tha se prej 41 ditësh është kërkuar paqësisht largimi i Ramës dhe uron që vendi të mos kalojë në luftë civile si në vitin 1997. Po ashtu ai tha se dorëheqja e Ramës është e panegociueshme.

Protesta vijon në ditën e 41 po me atë entuziazëm për të rrëzuar Edi Ramën dhe stafin e tij denigrues. Rama nuk turpërohet nëse njerëzit me aftësi të kufizuara nuk kanë as gjërat më minimale për të jetuar, se bujqit janë në siklet të nxjerrin shpenzimet, nuk turpërohet se shiti për hekur uzinën e Ballshit, por turpërohet për një koncert. Nuk turpërohet se shqiptarët largohen dhe i lënë prindërit vetëm, sepse shpirti I tij social nuk ekziston.

Rama përdor votën për karrige dhe për ta shtypur popullin. Duhet të kërkojmë dorëheqjen e tij pa negociata, prej 13 vitesh sillet si mbret, ka humbur lidhjen me popullin. Ne do të jemi këtu gjithmonë për të kërkuar me paqe dorëheqjen e tij. Uroj që Shqipëria të mos vijë në ditët e 97, jo se populli nuk guxon, por ne kërkojmë që kryeministri të largohet nga detyra e tij, ndaj duhet të jemi këtu. Nuk pajtohemi me vjedhjet dhe korrupsionin”, tha ai.

 

22 ORE ME PARE

"Rama komunist, e nis ditën me fletërrufe", protestuesi: Mos bini në kurth, duan ta kthejnë protestën në çështje numrash!

Minutë pas minute/ 41 ditë protestë, shqiptarët
Protestuesi

Në protestën e 41 shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës. Me qëndresë e rezistencë ata paralajmërojnë se nuk do të heqin dorë deri në largimin e Ramës.

Një prej aktivistëve u shpreh se protesta e ka fituar tashmë betejën e numrave dhe ka treguar rezistencë. Sakaq shtoi se Ramën dhe qeverinë po gërryen dita-ditës dhe kjo tregohet qartë nga postimet e tyre në rrjetet sociale.

“41 ditë, qëndresë që kur shqiptarët vendosën që të rrëzojnë përfundimisht paragjykimin se ne nuk bëhemi. I dhamë besën njëri tjetrit se si shqiptarët jemi të gatshëm të rezistojmë për një Shqipëri më të mirë, për një Shqipëri që kjo klasë e inkriminuar politike nuk na e dha kurrë, nuk na e dha për 36 vjet dhe nuk do të na e japë për 36 vjet të tjera nëse nuk rezistojmë. Ka një energji të jashtëzakonshme, kudo.

Një popull i jashtëzakonshëm. Rama në burg, Berisha në burg, është thirrja e një populli që ka guxim, që ka vizion që është I gatshëm të sakrifikojë jo vetëm 41 ditë por më shumë se kaq, për ta bërë Shqipërinë.

Këta nuk e bënë për 13 vjet dhe nuk do ta bëjnë nëse do i lëmë edhe më shumë. Nuk është më çështje numra, mos bini në kurthin e atyre që duan ta kthejnë këtë protestë në çështje numrash. Këtë çështje e kemi fituar sepse kemi arritur protestën në numra më të mëdha se asnjëherë më parë. Këta tani bëjnë postime që janë në panik, janë me shpatulla pas murit. Kanë krijuar një polici virtuale me në krye Taulant Ballën. A mundet një qeveri që është më e korruptuara, të na bëjë mora. Ky kryeministër që thotë se do na çojë në Europë, po ndjek shembullin e komunistëve, e nis ditën me fletërrufe digjitale”, u shpreh një protestues.

22 ORE ME PARE

Mesazhi ‘pikant’ për kryeministrin!

Minutë pas minute/ 41 ditë protestë, shqiptarët

Pankartat në protestë

Në disa prej pankartave, protestuesit i bëjnë thirrje Ramës se përveç kapitujve që po mbyllen në Bruksel për Shqipërinë do mbyllet edhe kapitulli i Ramës.

Mijëra qytetarë shqiptarë e kanë ndarë mendjen, do ia 'mbyllin kapitullin' Edi Ramës. Kështu kanë paralajmëruar sot, në revoltën e 41-të para Kryeministrisë, teksa mbanin në duar pankarta ‘pikante’ kundër kryeministrit.

Në disa prej pankartave, protestuesit i bëjnë thirrje Ramës se përveç kapitujve që po mbyllen në Bruksel për Shqipërinë do mbyllet edhe kapitulli i Ramës.

Minutë pas minute/ 41 ditë protestë, shqiptarët

“Poza ndërkombëtare, heshtje për qytetarët”, ishte një tjetër mesazh drejtuar Ramës nga protestuesit, ku në pankartë shfaqet kryeministri krah Erdoganit.

Minutë pas minute/ 41 ditë protestë, shqiptarët

Minutë pas minute/ 41 ditë protestë, shqiptarët

Organizatorët janë shprehur se protesta do të vijojë me fjalime dhe thirrje publike, duke theksuar se mobilizimi do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Po ashtu ditën e nesërme është paralajmëruar protestë mbarëkombëtare dhe bojkot të koncertit 4 mln eurosh të reperit Kanye West që do mbahet nesër në Tiranë.

 

22 ORE ME PARE

“Të gjitha rrugët e korrupsionit të çojnë te Rama”, i moshuari: Deputetët kanë 2 mijë euro pension, ne 200!

Minutë pas minute/ 41 ditë protestë, shqiptarët

Një i moshuar, gjatë protestës së sotme kundër keqqeverisjes, deklaroi se të gjitha rrugët e korrupsionit të çojnë te kryeministri Edi Rama. Ai tha se drejtorë dhe zyrtarë të tjerë janë të gjithë në burg ose nën hetim dhe nëse Rama nuk do të ishte i përfshirë do të kishte marrë masa.

Po ashtu bëri dhe një krahasim të çmimeve në shtetin italian me ato në Shqipëri dhe të shërbimeve shëndetësore atje.

“Të gjitha rrugët të çojnë te kryeministri dhe korrupsioni. Në 10 vitet e fundit drejtorët, kryetarët e bashkive janë në burg ose në hetim. Ky kryeministër do t’i kishte marrë masat më herët, ndaj rrugët të çojnë tek ai. Një kilogram oriz në Itali bën 4.8 euro, në vendin tonë 460 lekë, 500 gram. Po ashtu dhe vaji apo ilaçet. Unë jam me diabet dhe kurohem me ilaçet e Italisë. Më rimburson paratë e ilaçeve. Një herë në vit bëj analizat, që kushtojnë 120 euro, por nuk paguaj.

Personat me kontribute i kanë shërbimet shëndetësore falas. Spitalet kanë probleme. Një deputet në pension merr 2200 euro pension në muaj, unë kam punuar dhe marr 400 euro në muaj. Kontributet e deputetit i paguajmë ne. Kanë vendosur 2 milionë lekë pension për kriminelët që na pinë gjakun”, tha ai.

22 ORE ME PARE

"Të pret SPAK"/ Nuk ka qetësi për Edi Ramën, mijëra qytetarë mblidhen për të 41-ën ditë para Kryeministrisë!

Minutë pas minute/ 41 ditë protestë, shqiptarët
Nis protesta e 41

“Politikanët e zhytyr në korrupsion nuk na përfaqësojnë ne, Edi Rama o tradhtar me Shqipërinë mos bëj Pazar, Shqipëria kërkon revolucion”, ishin këto disa thirrjet e qytetarëve

Ka nisur marshimi nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, në ditën e 41-të të protestave, ku mijëra qytetarë kërkon largimin e panegociueshëm të kryeministrit Edi Rama. Ata i kërkojnë Ramës të dalë në bulevard dhe të japë llogari. 

Protestuesit, të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, janë mbledhur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", duke mbajtur pankarta dhe duke artikuluar thirrje kundër qeverisë. Në qendër të kërkesave të tyre largimi i kastës së vjetër politike dhe kreut të qeverisë Edi Rama.

“Politikanët e zhytyr në korrupsion nuk na përfaqësojnë ne, Edi Rama oa tradhtar me Shqipërinë mos bëj Pazar, Shqipëria kërkon revolucion”, ishin këto disa thirrjet e qytetarëve ditën e sotme.

Po ashtu ata ripërsëritën sloganet "Rama, dorëhiqu!", "Poshtë qeveria!" dhe "Shqipëria është e qytetarëve".

Gjatë grumbullimit, një protestues u shpreh se të gjitha rrugët e korrupsionit dhe të mangësive që ka populli, të çojnë te kryeministri.

Po ashtu, ai deklaroi se gjatë 10 viteve të fundit, gati gjysma e zyrtarëve të qeverisë, me ministri, me drejtori, me drejtori bashkish, janë në burg ose janë nën hetim.

Sipas tij, nëse kryeministri do ishte i devotshëm, do të kishte marrë masa përpara se situata të arrinte në këtë pikë.

"Të gjitha rrugët e mangësive, korrupsionit, të çojnë te kryeministri. Gjatë 10 viteve të fundit, gati gjysma e zyrtarëve të qeverisë, me ministri, me drejtori, me drejtori bashkish, janë në burg ose janë nën hetim.

Rruga të çon te kryeministri, sepse po të jetë i devotshëm dhe ta dojë punën e vet, do t’i merrte më parë masat dhe do të bënte disa gjëra. Unë jetoj në Itali. Është një problem që disa herë e kam folur me miqtë: janë çmimet, duke filluar nga ushqimet.  Ilaçet, unë jam me diabet dhe mjekohem me ilaçet e Italisë. Janë rreth 265 euro në dy muaj që m’i rimburson Italia. Një herë në 6 muaj bëj analizat, kushtojnë 120 euro dhe unë nuk paguaj. Edhe çmimet nuk janë të lehta, por ata që kanë kontribute dhe paguajnë taksa, i kanë falas."-u shpreh ai. 

Në tubim marrin pjesë aktivistë të shoqërisë civile, përfaqësues të nismës së njohur si "Revolucioni i Flamingove Rozë", si dhe qytetarë që kanë mbështetur protestat e zhvilluara gjatë javëve të fundit.

Organizatorët kanë paralajmëruar se protesta do të vijojë me fjalime dhe thirrje publike, duke theksuar se mobilizimi do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.



protestë 41 ditë

Lini një Përgjigje