TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES 7 Korrik 2026, 20:22

Minutë pas minute/ Fjalime dhe pankarta, qytetarët të vendosur për rrëzimin e kastës politike

Shkruar nga Pamfleti
22 MINUTA ME PARE

"Nuk tërhiqemi deri në largimin e Ramës", vijon marshimi, protestuesit bllokojnë rrugët e Tiranës

Minutë pas minute/ Fjalime dhe pankarta, qytetarët të vendosur

Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama vijoi edhe këtë mbrëmje në kryeqytet, duke shënuar ditën e 38-të radhazi të tubimeve qytetare para Kryeministrisë.

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit u organizuan në një marshim përgjatë disa prej akseve kryesore të Tiranës. Kolona e qytetarëve kaloi fillimisht nga zona e ish-Bllokut dhe më pas u drejtua drejt Gardës së Republikës, më pas pranë Politekiku, ku pjesëmarrësit ndaluan për disa minuta duke vijuar thirrjet kundër qeverisë.

Gjatë gjithë itinerarit, protestuesit mbanin pankarta dhe flamuj kombëtarë, ndërsa dëgjoheshin vazhdimisht thirrje si "Rama, jep dorëheqjen!", "Ju erdhi fundi!", "Revolucion!", "Poshtë diktatura!" dhe "Shqipëria e rinisë, jo e partisë!".

Marshimi u shoqërua me bllokime të përkohshme të disa akseve rrugore, ndërsa qytetarët përsëritën kërkesën për largimin e qeverisë dhe ndryshim politik.

Pas ndalesës pranë Gardës së Republikës, protestuesit do të rikthehen sërish drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të përmbyllin marshimin dhe aktivitetin e protestës së ditës së 38-të.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit deklaruan se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se lëvizja qytetare nuk do të ndalet deri në realizimin e kërkesave të tyre politike.

34 MINUTA ME PARE

"38 Days, Still Here", "Ky merr 4 milionë euro, prindërit e mi punojnë nga dy punë", mesazhet e pankartave në protestën e sotme

Minutë pas minute/ Fjalime dhe pankarta, qytetarët të vendosur

Qytetarët që morën pjesë në protestën e 38-të para Kryeministrisë u shfaqën edhe këtë herë me pankarta dhe mesazhe të drejtpërdrejta drejtuar qeverisë dhe klasës politike. Krahas fjalimeve dhe thirrjeve nga protesta, vëmendjen e tërhoqën edhe sloganet e shkruara në pankarta, të cilat përcollën kritika ndaj kryeministrit Edi Rama, opozitës dhe institucioneve.

Një prej pankartave më të spikatura mbante mbishkrimin "Poezia nuk zëvendëson përgjegjësinë", ndërsa një tjetër shprehte "Vargjet e Drejtorit janë të bukura. Realiteti jo", duke kritikuar, sipas protestuesve, kontrastin mes retorikës politike dhe gjendjes në vend.

Në protestë nuk munguan as mesazhet që lidhen me fondin prej 4 milionë eurosh për koncertin e Kanye West. Një pankartë shkruante: "Ky merr 4 milionë euro, prindërit e mi me 2 punë. Shteti nuk paguan për operacionet e mia", duke e krahasuar këtë vendim me vështirësitë ekonomike dhe sociale të qytetarëve.

Protestuesit shfaqën gjithashtu pankarta me mesazhe si "38 days. Still here", duke theksuar vazhdimësinë e protestës, ndërsa një tjetër mbante mbishkrimin "Kjo tokë ka pritur shekuj. Mos e humbisni në një brez".

Në mesin e pankartave u pa edhe një apel drejtuar Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, ku shkruhej: "I bëj thirrje Ambasadës Amerikane, dil me deklaratë. A jeni me popullin shqiptar apo me Ramën e Berishën?".

Një tjetër pankartë kërkonte "Anuloni Ligjin 21/2024", ndërsa disa protesta u shoqëruan edhe me imazhe dhe mesazhe në gjuhën angleze, të cilat kritikonin qeverisjen dhe situatën politike në vend.

Përveç pankartave, gjatë gjithë tubimit u dëgjuan edhe thirrje të vazhdueshme nga qytetarët, mes tyre "Rama në burg, Berisha në burg", "Ju erdhi fundi", "Revolucion", "Rama jep dorëheqjen", "Shqipëria e rinisë, jo e partisë" dhe "Poshtë diktatura".

Protesta u zhvillua për të 38-ën ditë radhazi para godinës së Kryeministrisë, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit deklaruan se do të vijojnë tubimet deri në plotësimin e kërkesave të tyre për ndryshim politik dhe mbajtjen përgjegjëse të klasës drejtuese.

Minutë pas minute/ Fjalime dhe pankarta, qytetarët të vendosur

Minutë pas minute/ Fjalime dhe pankarta, qytetarët të vendosur

Minutë pas minute/ Fjalime dhe pankarta, qytetarët të vendosur

Minutë pas minute/ Fjalime dhe pankarta, qytetarët të vendosur

Minutë pas minute/ Fjalime dhe pankarta, qytetarët të vendosur

Minutë pas minute/ Fjalime dhe pankarta, qytetarët të vendosur

Minutë pas minute/ Fjalime dhe pankarta, qytetarët të vendosur

 

Minutë pas minute/ Fjalime dhe pankarta, qytetarët të vendosur

Minutë pas minute/ Fjalime dhe pankarta, qytetarët të vendosur

57 MINUTA ME PARE

Beteja kundër politikës së vjetër vazhdon, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës!

Minutë pas minute/ Fjalime dhe pankarta, qytetarët të vendosur
Nis marshimi

Protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, duke përsëritur kërkesat për largimin e kryeministrit dhe duke paralajmëruar një protestë kombëtare më 11 korrik.

Pas fjalimeve të mbajtura përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin 38-të në rrugët kryesore të Tiranës.

Marshimi i qytetarëve do vijojë përgjatë një itinerari të paracaktuar në qendër të Tiranës. Pasi u nisën nga zona përpara Kryeministrisë, pjesëmarrësit do kalojnë përmes Parkut Rinia, do vijojnë drejt zonës së ish-Bllokut, më pas përgjatë Liqenit Artificial, për të mbërritur në Sheshin "Nënë Tereza", ku pritet të përmbyllin tubimin.

Qindra qytetarë, të rinj, familjarë me fëmijë, studentë, pensionistë dhe aktivistë po ecin në grup përgjatë itinerarit të përcaktuar nga organizatorët, duke mbajtur pankarta dhe flamuj kombëtarë. Atmosfera u shoqërua me brohoritje të vazhdueshme, ndërsa pjesëmarrësit kërkonin dorëheqjen e kryeministrit dhe plotësimin e kërkesave të paraqitura nga organizatorët e protestës.

Gjatë marshimit dëgjohen thirrje si "Rama, jep dorëheqjen", "Rama ik", "Kjo qeveri duhet të largohet", "Ju erdhi fundi" dhe "Shqipëria është e qytetarëve", ndërsa protestuesit deklaruan se do të vazhdojnë mobilizimin deri në realizimin e objektivave të tyre.

Gjatë tubimit, organizatorët njoftuan gjithashtu se më 11 korrik, në ditën kur në Tiranë është planifikuar të mbahet koncerti i reperit amerikan Kanye Ëest, do të organizohet një protestë kombëtare. Thirrja u bë nga një prej aktivisteve, e cila ftoi qytetarët nga e gjithë Shqipëria t'i bashkohen tubimit.

"Meqë jemi te tema e koncertit të Kanye West, në datën 11 thërrasim sërish protestë kombëtare. Në orën 19:00, me të njëjtin flamur dhe të njëjtin qëllim. Kjo protestë i takon popullit. Çdo vendim që merret, merret para popullit dhe jo pas dyerve të mbyllura", deklaroi ajo.

Në të njëjtën kohë, protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të qeverisë për financimin e organizimit të koncertit me fonde publike.

1 ORE ME PARE

4 mln euro për Kanye West, protestuesja nxjerr 'blof' qeverinë: Fondi nuk u zhbllokua as për tërmetin dhe as për përmbytjet!

Minutë pas minute/ Fjalime dhe pankarta, qytetarët të vendosur
Protesta e 38

Një protestuese e pranishme në tubimin para Kryeministrisë kritikoi qeverinë për atë që ajo e cilësoi si përdorim të gabuar të fondeve publike, duke iu referuar financimit të koncertit të artistit amerikan Kanye West.

Në fjalën e saj, ajo pretendoi se qeveria ka zhbllokuar fondin e emergjencës për organizimin e koncertit, ndërsa shtoi se, sipas saj, një veprim i tillë nuk është ndërmarrë në raste të tjera, si tërmeti apo përmbytjet.

"Sot Edi Rama ka zhbllokuar fondin e emergjencës për të paguar biletat e koncertit të Kanye West. Çdo shqiptar do të paguajë nga xhepi 2 euro për këtë koncert, edhe pse nuk do të marrë pjesë", deklaroi protestuesja.

Gjatë fjalës së saj, ajo tha se fondet publike duhet të përdoreshin për pensionistët, pacientët në spitale dhe kategori të tjera në nevojë, duke kritikuar prioritetet e qeverisë në shpërndarjen e burimeve financiare.

Deklaratat u bënë gjatë protestës së organizuar para Kryeministrisë, ku pjesëmarrësit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ngritën një sërë kritikash ndaj politikave të qeverisë.

1 ORE ME PARE

Protestë kombëtare më 11 korrik, qytetarët thirrje për mobilizim në ditën e koncertit të Kanye West

Minutë pas minute/ Fjalime dhe pankarta, qytetarët të vendosur
Vijon protesta

Nga protesta e ditës së 38-të u bë thirrje për një tubim masiv, ndërsa u kritikua përdorimi i 4 milionë eurove nga fondi i emergjencës për koncertin e artistit amerikan

Protestuesit kanë njoftuar se më 11 korrik, në ditën kur në Tiranë do të zhvillohet koncerti i reperit amerikan Kanye West, do të organizohet një protestë kombëtare.

Thirrja u bë gjatë protestës së ditës së 38-të para Kryeministrisë, ku një prej aktivisteve ftoi qytetarët nga e gjithë Shqipëria t'i bashkohen tubimit.

"Meqë jemi te tema e koncertit të Kanye West, në datën 11 thërrasim sërish protestë kombëtare. Në orën 19:00, me të njëjtin flamur dhe të njëjtin qëllim. Kjo protestë i takon popullit. Çdo vendim që merret, merret para popullit dhe jo pas dyerve të mbyllura," deklaroi ajo.

Gjatë tubimit, protestuesit kundërshtuan edhe vendimin e qeverisë për të financuar me fonde publike organizimin e koncertit, duke iu referuar shumës prej 4 milionë eurosh të akorduara për këtë qëllim.

Një protestuese deklaroi se fondi i emergjencës po përdoret për një koncert, ndërsa, sipas saj, në raste të tjera si tërmetet apo përmbytjet qytetarët nuk kanë marrë të njëjtën mbështetje.

"Sot Edi Rama ka zhbllokuar fondin e emergjencës për të paguar biletat e koncertit të Kanye West. Çdo shqiptar do të paguajë nga xhepi 2 euro për këtë koncert, edhe pse nuk do të marrë pjesë," u shpreh ajo.

Sipas protestueses, fondet publike duhej të ishin orientuar drejt pensionistëve, pacientëve në spitale dhe shtresave në nevojë, duke akuzuar qeverinë për prioritete të gabuara në përdorimin e parave të taksapaguesve.

Protesta kombëtare e paralajmëruar për 11 korrik pritet të zhvillohet në të njëjtën orë dhe në të njëjtin vend ku prej 38 ditësh qytetarët mblidhen për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshim të klasës politike.

 

1 ORE ME PARE

Gazetari Stafa: 4 mln euro për Kanye West, por nënat shqiptare vdesin nga kanceri se nuk ka ilaçe!

Minutë pas minute/ Fjalime dhe pankarta, qytetarët të vendosur
Osman Stafa

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar para Kryeministrisë rrënimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri. Stafa ka zbardhur një mesazh të ndjerë që i ka mbërritur sot nga një nënë shqiptare, e cila vuan nga kanceri gjinekologjik, e cila tregon se si shteti gjeti miliona euro për të sjellë reperin Kanye West, por nuk investoi dot për aparaturën që do t’i shpëtonte jetën asaj dhe qindra grave të tjera.

“Qeveria i dha 4 mln euro për koncertin e Kanye West, ndërsa spitalet janë pa ilaçe,” deklaroi gazetari përpara turmës së mbledhur, duke lexuar më pas fjalë për fjalë letrën e hapur të gruas që po lufton me vdekjen në spitalet e huaja:

“Jam një grua që vuaj nga kanceri gjinekologjik, mbarova ciklin e rrezeve dhe kimio në onkologjik. Kur duhet të bëja brakiterapinë më thanë se nuk punon. Nuk kisha para ta bëja jashtë shtetit. Çdo ditë zgjohesha me shpresën se do bëja kurimin. Sëmundja më u kthye sërish, sot jam e vdekur për së gjalli. Sot jam në Itali dhe e kam jetën prej shtetit italian. Sot mësova se shteti gjeti 4 mln euro për një koncert. Për mua nuk e gjeti dot brakiterapinë. Ndoshta jam një statistikë për disa, por për fëmijët e mi jam gjithë bota. Jam duke luftuar për jetën time, do doja që shteti të investonte tek shpresa ime, jo vetëm në një natë spektakli. Skenën e ngritën për një natë, brakiterapinë jo.”

I prekur nga ky dëshmi, gazetari Osman Stafa ka ngritur zërin kundër prioriteteve të ekzekutivit, duke theksuar se këto para të shpërdoruara për shfaqje propagandistike mund të kishin shpëtuar jetë njerëzish që nuk kanë mundësi ekonomike të kurohen jashtë kufijve.

“Kjo është letra e kësaj nëne që më ka dërguar sot. Po lufton për jetën. 4 mln euro për spektakël, kur duhet të ishin për pajisje që shpëtojnë jetë! Brakiterapia shpëton jetën e nënave tona, lufton kancerin gjinekologjik! Nuk kanë para nënat tona siç kanë para këta për ta trajtuar sëmundjen jashtë vendit! Nuk kanë para sepse punojnë për të mbajtur fëmijët e tyre,” u shpreh Stafa.

Në mbyllje të fjalës së tij, gazetari listoi se çfarë mund të bëhej me fondet që qeveria shpenzon për koncerte, duke vënë gishtin mbi plagën e hapur të mungesave në QSUT.

“Shkojnë shqiptarët në Itali e Turqi për t’u kuruar. Me këto para do ishte siguruar brakiterapia, PET-scan, do ishin siguruar medikamentet që mungojnë sot për personat që vuajnë nga kanceri,” përfundoi gazetari denoncimin e tij të fortë në ditën e 38-të të protestës masive.

1 ORE ME PARE

"Nuk largohemi pa ikur Rama dhe Berisha", thirrja e fortë e protestuesit: Jepni dorëheqjen, mjaft më!

Minutë pas minute/ Fjalime dhe pankarta, qytetarët të vendosur

Një protestues që mori fjalën gjatë tubimit para Kryeministrisë, deklaroi se protesta qytetare ka vënë në vështirësi si kryeministrin Edi Rama, ashtu edhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në fjalën e tij, ai ironizoi qëndrimet e të dy liderëve politikë ndaj protestës, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të kërkojnë dorëheqjen e tyre.

Protestuesi deklaroi se "kjo protestë që ditën e parë i ka zënë si miu në çark Edi Ramën dhe Sali Berishën. I ka bllokuar brenda që të dy. Njëri hidhet dhe përdridhet si dhelpër në selinë e PS, se njëherë s’e do dhe njëherë e do protestën. Ndërsa tjetri, sorra".

Ai u shpreh gjithashtu se qëllimi i protestës është largimi i të dy figurave nga politika dhe jo, sipas tij, përfitimi i lëshimeve prej tyre.

"Të gjithë protestuesit t’i kërkojnë dorëheqjen pa kushte si Berishës, ashtu edhe Ramës. Nuk do të largohemi pa dhënë dorëheqjen këta intrigantë, që na kanë sjellë në këtë gjendje. Nuk jemi këtu për lëmoshën e Ramës dhe Berishës, jemi për t’u thënë: zhdukuni e largohuni. Na e kanë sjellë shpirtin në majë të hundës", tha tubuesi.

Deklaratat u bënë gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, ku pjesëmarrësit shprehën qëndrimet e tyre për zhvillimet politike në vend dhe kërkesat e tyre ndaj klasës politike.

1 ORE ME PARE

Video/ E moshuara i nxjerr horrllëqet Edi Ramës: Më vodhe pronën dhe ja dhurove Gjergj Lucës për restorant peshku

Minutë pas minute/ Fjalime dhe pankarta, qytetarët të vendosur
E moshuara tregon pazaret Rama-Luca

"Ja ku e ke firmën, Edi Rama", protestuesja tregon si ju grabit prona dhe ju dha oligarkut të qeverisë

Protesta para Kryeministrisë po ia nxjerr të palarat Edi Ramës. Qytetarët kanë dalë sot, në ditën e 38-të, në protestë për horrllëqet e kësaj qeverie. Dhe dëshmitë nga ai shesh janë prova më e gjallë se si Edi Rama e ka dorëzuar shtetin në duart e 2-3 oligarkëve.

Sot në protestë e ka marrë fjalën një e moshuar, e cila ka denoncuar me fakte se si Edi Rama pronën e saj ia ka dhënë Gjergj Lucës me 1 euro. Bëhet fjalë për një pronë në ish-Fabrikën e Sheqerit në Maliq, aty ku Luca ka hapur restorant peshku.

"Edi Rama, ti je këlyshi i Enver Hoxhës, je nipi i Spiro Kolekës. Ti nuk ke mëshirë për popullin. Ti nuk ke mëshirë për fëmijët. Pronën time që kam në Maliq të Korçës, me dokumente të sakta, me Komisionin e Kthimit të Pronave, që i kam nxjerrë nga Arkivi i Shtetit, Edi Rama ia jep Gjergj Lucës. Ja ku është firma jote, Edi Rama. Ia ke dhënë Gjergj Lucës tokën time, që ma ka lënë gjyshi te ish-Kombinati i Sheqerit. Atje ka bërë fabrikë peshku Gjergj Luca. Ja, Edi Rama, ku e ke VKM-në. Pse e jep me 1 euro pronën time private? Ja kush je ti. Je një njeri i pafytyrë dhe duhet të ikësh që të shpëtojnë fëmijët e Shqipërisë, të shpëtojë populli shqiptar", deklaroi e moshuara.

Deklarata e saj u prit me duartrokitje nga protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë, ku prej 38 ditësh qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshim të klasës politike.

Faktet tregojnë qartë se Gjergj Luca ka marrë nga Edi Rama, në formë klienteliste dhe korruptive, qindra mijëra m² prona publike, mijëra m² ndërtesa dhe miliona euro para publike.

Në vitet e fundit, Gjergj Luca ka marrë mbi 2 milionë euro nga buxheti i shtetit përmes kompanisë "Rozafa", si pagesa nga Dogana e Lezhës për dhënie ambientesh me qira, pagesa nga institucionet publike për dreka e darka te menca që Luca ka ngritur mbi pronën publike etj.

Me vendimin nr. 1525/4, datë 23 maj 2019, të ish-drejtoreshës së AZHBR-së, Frida Krifca, Gjergj Luca ka përfituar, përmes firmës "Rozafa" sh.p.k., 400 milionë lekë nga fondet bujqësore të BE-së për bujqësinë.

Me VKM nr. 873, datë 30.10.2015, Gjergj Luca është përfitues i pasurisë "Objekte të Agjencisë së Rezervave të Shtetit, Labinot, Elbasan", në administrim të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave të Shtetit, me sipërfaqe të përgjithshme 52 613 m², nga të cilat sipas genplanit, përkatësisht, sipërfaqe nën objekt 13 872.94 m² dhe sipërfaqe funksionale 38 740.06 m².

Me VKM nr. 266, datë 29.03.2017, Gjergj Luca është përfitues i pasurisë "Objekte dhe truall, të Agjencisë së Rezervave Materiale të Shtetit, Labinot, Elbasan (pjesa e mbetur)", në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave të Shtetit, Drejtorisë Rajonale të Rezervave të Shtetit Elbasan, me sipërfaqe të përgjithshme 52 514 m², nga e cila 11 659.63 m² sipërfaqe objektesh dhe 40 854.37 m² sipërfaqe funksionale.

Me VKM nr. 526, datë 25.07.2019, Gjergj Luca është përfitues i pasurisë nr. 338, me emërtim "Ish-Reparti Ushtarak nr. 5012/20", me vendndodhje në Çekrez, Gramsh, me sipërfaqe të përgjithshme 28 960 m², nga ku sipërfaqe ndërtimore 4 185.48 m² dhe sipërfaqe funksionale 24 774.52 m², me nr. pasurie 257/1, ZK 2167, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, për një periudhë 20-vjeçare.

Me VKM nr. 701, datë 30.10.2019, Gjergj Luca është përfitues i pasurisë "Sektori Autopark, ish-Parku i Minierës së Hekur-Nikelit, Përrenjas", me sipërfaqe të përgjithshme 10 287.3 m², nga ku sipërfaqe ndërtimore 1 090.5 m² dhe sipërfaqe funksionale 9 196.8 m², me numër pasurie 4/240, zona kadastrale 2924, në përgjegjësi administrimi të Ndërmarrjes Industriale nr. 1, Tiranë, për një periudhë 20-vjeçare.

Me VKM nr. 394, datë 09.06.2022, Gjergj Luca është përfitues i pasurive të "Kombinatit të Sheqerit" sh.a., Maliq, të llojit ndërtesë, me nr. 1/250, me sipërfaqe 1 165.5 m²; me nr. 1/231, me sipërfaqe 1 410 m²; me nr. 1/248, me sipërfaqe 290.6 m²; dhe me nr. 1/237, me sipërfaqe 2 025 m², në zonën kadastrale 2573, për një periudhë 20-vjeçare.

Me VKM nr. 376, datë 21.06.2023, Gjergj Luca është përfitues i pasurisë nr. 338, me emërtimin "Ish-Reparti Ushtarak nr. 5012/20", me vendndodhje në Çekrez, Gramsh, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, dhënë me qira me tarifën 1 euro shoqërisë "Rozafa" sh.p.k. /Pamfleti

1 ORE ME PARE

"Po hakmerren tek vajza ime 12 vjeçare e sëmurë", protestuesi: Ma larguan nga spitali se kushërinjtë dolën në protestë

Minutë pas minute/ Fjalime dhe pankarta, qytetarët të vendosur
Protestuesi

Një protestues denoncoi nga protesta se të bijën 12-vjeçare ia kishin nxjerrë nga spitali në shenjë hakmarrjeje se kushërinjtë e saj kishin dalë në revoltën kundër kryeministrit Edi Rama.

Ai theksoi se kryeministri u hakmor ndaj një fëmije të vogël, ndërsa shtoi se ajo po rrezikon jetën dhe se ka 37 ditë që lëngon në shtrat.

“Arsyeja kryesore kanë qenë disa kushërinj që kanë marrë pjesë në protestë. Vajza ime është nxjerrë në 12 të natës.

Kam njoftuar policinë. Kam kërkuar ndihmë për të shoqëruar vajzën me ambulancë. Më thoshin merre në gjendje të fikëti, dhe çoje ku të duash. I drejtohem kryeministrit  me urdhrin që dha.

U hakmor me një fëmijë 12 vjeçe. Fëmija ime rrezikon jetë, ka 37 ditë që lëngon në shtrat.”, deklaroi ai.

 

1 ORE ME PARE

"Ky vend duhet të çlirohet nga hienat", qytetari nga Kryeministria: Aferat tuaja janë bërë gazi i botës!

Minutë pas minute/ Fjalime dhe pankarta, qytetarët të vendosur

Një qytetar ka marrë fjalën në ditën e 38-të të tubimit, duke deklaruar se lëvizja qytetare po forcohet çdo ditë dhe se shqiptarët nuk mashtrohen më nga propaganda.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, protestuesi tha se ndihej krenar që ishte pjesë e protestës dhe se qytetarët kërkojnë një të ardhme ndryshe për vendin.

Protestuesi deklaroi se: "Ajo që më bën krenar këto ditë është të them se jam një prej jush. Jam këtu prej ditës së parë dhe rrethohem nga njerëz që duan të ndryshojnë të ardhmen e tyre. Më e bukur do të jetë dita kur ky vend të çlirohet nga hienat dhe kasta e vjetër e atyre që nuk menduan kurrë për popullin. Ky popull u zgjua dhe nuk ka gjë që e ndal më, nuk ka propagandë që të gënjejë më njerëzit".

Ai u shpreh gjithashtu se, skandalet e qeverisë janë bërë të njohura edhe jashtë Shqipërisë dhe se kjo, sipas tij, ka nxitur pjesëmarrjen e shqiptarëve të diasporës në protestë.

"Aferat e këtyre kanë marrë dhenë, janë bërë gazi i botës! Kushdo e sheh se çfarë po ndodh. Shumë prej diasporës janë mes nesh sot në bulevard, duke kërkuar vetëm një gjë: këta që mbajnë peng mirëqenien e këtij vendi të japin dorëheqjen!", tha i riu.

Në përfundim të fjalës së tij, protestuesi krahasoi mënyrën se si qeveria reagon ndaj protestës me praktikat e regjimit komunist.

"Kjo qeveri ka gjithë këto ditë që shpik armiq imagjinarë për të justifikuar veten, tamam si në kohën e xhaxhit. Por kohët kanë ndryshuar dhe ata duhet ta kuptojnë mirë një gjë: Këtu vendosim ne!", u shpreh qytetari.

1 ORE ME PARE

"Një shishe verë e bablokut është 33 mijë euro", protestuesi: Bashkë me Berishën vetëm privatizuan!

Minutë pas minute/ Fjalime dhe pankarta, qytetarët të vendosur
Protesta

Protesta e 38-të para Kryeministrisë vijoi me fjalime dhe thirrje kundër qeverisë, ku protestuesit kërkuan edhe një herë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Një protestues ka kujtuar edhe njëherë skandalin me shishet e verës 33 mijë euro, ndërsa bën thirrje që shqiptarët të qëndrojnë të bashkuar deri në largimin e kryeministrit.

“Vini re, vini re. Edi Rama e përzuri lirinë, por nuk e zhduku dot. Rinia është këtu. Unë jam një invalid pune. Për një kohë të gjatë kam takuar pacientë  dhe i kam pyetur për të ardhurat e tyre. Një shishe verë e këtij bablokut është 33 mijë euro. Sot, bashkë me ju jam në këtë shesh, në mënyrë që Rama të japë dorëheqjen. Sot në këtë shesh bashkë me ju, do vazhdojmë. Sot kam fjalë zemre për këtë rini heroike, për këtë rini atdhetare dhe patriotike. Kam shumë fjalë për këtë rini që na i hapi sytë. Edi Rama, ky njeri i paskrupullt, ky njeri i korruptuar. Ai di vetëm rrugën e dinakërisë dhe pabesisë. Së bashku me Berishën, ndoqën rrugën e privatizimit”, tha ai.

2 ORE ME PARE

"4 mln euro për Kanye West", protestuesi: Në spitale njerëzit po vdesin për mungesë ilaçesh!

Minutë pas minute/ Fjalime dhe pankarta, qytetarët të vendosur
Arbër Lleshi

Aktivisti Arbër Lleshi ka folur në protestën e 38-të kundër vendimit të qeverisë për akordimin e një fondi prej 4 milionë eurosh për organizimin e koncertit të Kanye West në Tiranë.

Në fjalën e tij, Lleshi kritikoi përdorimin e fondeve publike për këtë aktivitet, duke pretenduar se paratë duhet të përdoreshin për nevoja më urgjente, si sistemi shëndetësor.

"Sot e keni parë dhe dëgjuar që kryeministri ynë na paska dhënë 4 milionë euro nga fondi rezervë i shtetit shqiptar për një këngëtar, të cilit i janë ndaluar koncertet nëpër Europë për shkak të bindjeve të tij fashiste.

Kanye West, një këngëtar, një nga këngët e të cilit titullohet 'Rroftë Hitleri', sot na del se do të marrë 4 milionë euro nga fondi rezervë i qeverisë shqiptare për të bërë një koncert dhe për të ndërtuar një skenë.

Kush janë këta që i çojnë 4 milionë euro një këngëtari fashist, kur në Shqipëri po vdesin njerëz nëpër spitale sepse nuk ka pajisje dhe nuk ka ilaçe? Si mundet? Ku jemi këtu?", u shpreh ai.

Aktivisti e cilësoi të papranueshëm financimin e koncertit me fonde publike, duke e krahasuar me situatën në shëndetësi, ku sipas tij, mungojnë pajisjet dhe ilaçet për pacientët.

2 ORE ME PARE

Protestuesi i drejtohet Ramës: Je e keqja e Shqipërisë, largohu!

Minutë pas minute/ Fjalime dhe pankarta, qytetarët të vendosur
Altin Hila

Protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë përsëritur edhe një herë kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë protestës, fjalën e mori edhe Altin Hila, i cili iu drejtua kryeministrit me thirrje për t'u larguar nga detyra dhe për të ndalur, sipas tij, gjuhën fyese ndaj qytetarëve.

Në fjalën e tij, Hila tha se protesta zhvillohet në emër të fëmijëve dhe të ardhmes së tyre, ndërsa u bëri thirrje mësuesve, drejtuesve të institucioneve arsimore dhe gjithë shoqërisë që të bashkohen në mbështetje të kauzës.

"Rama duhet të japë dorëheqjen. Mësues, drejtorë, ngrihuni për fëmijët. E gjithë shoqëria shqiptare duhet të protestojë për fëmijët tanë. Je 60 vjeç, hap krahun dhe lër të rinjtë të ecin përpara", u shpreh Hila.

Gjatë fjalës së tij, ai kritikoi gjithashtu gjuhën e përdorur në debatet publike dhe deklaroi se, sipas tij, fëmijët po ndikohen nga klima e tensionuar dhe ofendimet që dëgjohen në diskursin politik.

2 ORE ME PARE

"Nuk ka qeveri që nuk rrëzohet", Sazan Guri: Të rrethohet fizikisht Parlamenti dhe Kryeministria!

Minutë pas minute/ Fjalime dhe pankarta, qytetarët të vendosur

Protesta përpara Kryeministrisë vijoi edhe këtë mbrëmje me fjalime të aktivistëve dhe qytetarëve. Mes folësve ishte edhe ambientalisti Sazan Guri, i cili bëri thirrje për vijimin e protestës dhe kërkoi, sipas tij, një fazë të re të rezistencës qytetare.

Në fjalën e tij, Guri tha se rëndësi nuk ka numri i pjesëmarrësve, por vendosmëria për të çuar protestën deri në fund.

"Ky vend që ka mbërritur në këtë ditë, ku përballë nesh ndodhet vetëm një anije, do iki ose ky që as në emër nuk e meriton t'i thërrasësh ose ne! Ne qytetarë shqiptarë që nuk duam të shqetësohemi se në dukje jemi në shesh 2, 3, 5 apo 10% e popullit", u shpreh ai.

Ai u bëri thirrje protestuesve të mos heqin dorë nga kauza dhe përdori një krahasim historik për të përshkruar vendosmërinë që, sipas tij, duhet të karakterizojë lëvizjen.

"Nuk ka qeveri që nuk rrëzohet por ka qytetarë që tërhiqen. Nuk ka kauza që nuk fitohen por ka qytetarë që lenë kauzën përgjysmë. Çdo njeri t'i japë fjalën vetes kur vjen në këtë shesh, tamam si gjeneralët që dogjën anijet. Të puthim fëmijët dhe gratë dhe në këtë luftë të gjatë rezistence do t'i mundim ata avash avash, me moral", shtoi Guri.

Guri kritikoi edhe politikat që lidhen me pronat dhe investimet strategjike, duke akuzuar qeverinë për cenimin e të drejtave të pronës.

"Do t'i bëjmë ata që te zhvishen, të mos kenë sy e faqe të dalin para popullit shqiptar, aq më tepër një kryeministër që ka zhbërë pronat e ligjshme me kushtetutë dhe në vitin 2015 me një ligj investimi strategjik ai vendosi të vjedhë këtë popull. Mos vallë ne dalim për të mbrojtur vetëm flamingot? Më tepër se kaq!", vijoi ai.

Në fund të fjalës së tij, ambientalisti propozoi atë që e cilësoi si fazën e tretë të protestës, duke bërë thirrje për rrethimin fizik të institucioneve.

"Këtë kryeministër e kemi rrethuar demokratikisht dhe moralisht. Rrethimi i tretë për mua është rrethimi fizik! Të rrethohet parlamenti dhe kryeministri që ata të mos marrin vendime për kauzat tona!", tha Sazan Guri.

 

2 ORE ME PARE

Dita e 38-të e protestës, qytetarët thirrje për bashkim: Mos u përçani!

Minutë pas minute/ Fjalime dhe pankarta, qytetarët të vendosur

Protestat kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë vijuan edhe këtë mbrëmje, duke hyrë në ditën e 38-të radhazi. Qytetarë të shumtë u mblodhën përpara godinës së Kryeministrisë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku nisën fjalimet e protestuesve dhe aktivistëve.

Gjatë fjalës së saj, protestuesja Luçana Kokaj u bëri thirrje pjesëmarrësve të ruajnë unitetin dhe të mos lejojnë përçarjet, duke theksuar se qëllimi i përbashkët duhet të mbetet mbi çdo dallim.

"Kam një mesazh për ata që mbështesin protestën, të qëndrojmë të bashkuar përtej ndasive të vogla që mund të kemi. Secili mund të ketë ndonjë difekt, ndaj ju bëj thirrje të gjithëve të qëndrojmë të bashkuar dhe të vijojmë protestën", u shpreh ajo.

Kokaj shprehu gjithashtu mirënjohjen për personat që kontribuojnë në përhapjen e mesazheve të protestës, ndërsa u kërkoi mbështetësve të shmangin akuzat dhe komentet e pabazuara.

"Patjetër jam shumë falenderuese dhe besoj të gjithë bashkë jemi falenderues ndaj atyre që bëjnë një punë fantastike duke shpërndarë protestën, por mos përgojoni njerëz pa ditur të vërtetën", shtoi aktivistja.

Në përfundim të fjalës së saj, ajo përsëriti kërkesat e protestës, duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit dhe ndëshkimin e përgjegjësve.

"Çdo ditë e më shumë deri në arritjen e qëllimit tonë, Rama jep dorëheqjen! Rama në burg, Berisha në burg!", tha gjithashtu Kokaj.

Protestuesit theksuan se do të vijojnë tubimet e përditshme deri në realizimin e kërkesave të tyre.

2 ORE ME PARE

"Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar"/ Dita e 38-të e protestës, qytetarët përsërisin kërkesat ndaj qeverisë

Minutë pas minute/ Fjalime dhe pankarta, qytetarët të vendosur
Pamje nga protesta

Ka nisur protesta e 38-të para godinës së Kryeministrisë, ku qindra qytetarë janë mbledhur sërish në bulevard për të vijuar lëvizjen që prej më shumë se një muaji kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e klasës politike.

Në hapje të tubimit kanë dominuar thirrjet "Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar", ndërsa protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë rezistencën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Një prej organizatorëve u shpreh se protesta ka hyrë tashmë në një fazë të re, duke e cilësuar atë si një lëvizje qytetare që ka vendosur një standard të ri të reagimit publik.

"Sot është dita e 38 e rezistencës. Si kurrë më parë po tregojmë se jemi qytetarë europianë që e dinë se çfarë kërkojnë nga institucionet e tyre dhe e dinë se kujt i kërkojnë dorëheqje. Si 37 ditët e shkuara, edhe sot do të kërkojmë të njëjtat gjëra që kemi kërkuar: dorëheqjen e kryeministrit dhe të gjithë qeverisë, si dhe krijimin e një qeverie tranzitore", deklaroi ai.

Gjatë tubimit janë lexuar sërish kërkesat që organizatorët i cilësojnë të panegociueshme. Ato përfshijnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të kabinetit qeveritar, ngritjen e një qeverie teknike tranzitore me mandat 12-mujor, hartimin e një Kushtetute të re përmes referendumit popullor, ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe kufizimin e mandatit të kryeministrit në jo më shumë se dy mandate gjatë gjithë jetës politike.

Protestuesit kanë ritheksuar gjithashtu se nuk heqin dorë nga kërkesat me të cilat nisi kjo lëvizje, duke kërkuar shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura, ligjin për Trashëgiminë Kulturore, Paketën e Maleve dhe kuadrin ligjor për Investimet Strategjike.

Sipas organizatorëve, protesta synon gjithashtu ndërtimin e një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila, sipas tyre, duhet të hartohet me pjesëmarrjen e ekspertëve, intelektualëve dhe qytetarëve të paangazhuar politikisht.

Edhe sot pritet që, pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit të vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit, në kuadër të protestës së 38-të qytetare.

2 ORE ME PARE

Profesori i njohur amerikan ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Është koha që të largohet!

Minutë pas minute/ Fjalime dhe pankarta, qytetarët të vendosur
Steve Hanke

Profesori amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka bërë një tjetër reagimpër protestat në Shqipëri. Në një postim në rrjetin social, profesori i ekonomisë së aplikuar në Johns Hopkins University shkruan se për të 37-n ditë me radhë mijëra shqiptarë kanë dalë në rrugët e Tiranës për të protestuar.

“Për të 37-n ditë, mijëra shqiptarë protestojnë në rrugët e Tiranës. Ata protestojnë kundër projekteve të mbështetura nga kryeministri Rama. Ka ardhur koha që kryeministri Rama të marrë derën e daljes. Revolucioni i Flamingove ka marrë hov”, shkruan Hanke.

Steve Hanke është një ekonomist amerikan, profesor në Johns Hopkins University dhe një nga ekspertët më të njohur në fushën e politikave monetare dhe inflacionit. Ai ka qenë këshilltar ekonomik në administratën e ish-presidentit Ronald Reagan dhe ka këshilluar qeveri të ndryshme për reforma ekonomike, përfshirë edhe Shqipërinë në fillim të viteve 1990.

2 ORE ME PARE

Shqipëria në këmbë kundër keqqeverisjes, qytetarët 38 ditë në shesh për largimin e Ramës

Minutë pas minute/ Fjalime dhe pankarta, qytetarët të vendosur
Nis marshimi i 38-të drejt Kryeministrisë

Protestuesit kërkojnë 38 ditë rresht largimin e kryeministrit Edi Rama dhe kastës së vjetër politike... 

Ka nisur këtë të martë protesta e 38-të para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur për të shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit, të pajisur me pankarta dhe flamuj, u grumbulluan përpara selisë së qeverisë, duke artikuluar kërkesat e tyre për ndryshim politik dhe duke akuzuar qeverinë për keqqeverisje. Gjatë tubimit u dëgjuan thirrje për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa organizatorët deklaruan se protestat do të vijojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Sloganet që u artikuluan më së shumti janë si "Ky shtet ka mbaruar", "Kjo qeveri duhet të largohet", "Ju erdhi fundi", "Rama duhet të japë dorëheqjen", si edhe "Rama në burg, Berisha në burg".

Gjatë grumbullimit në sheshin 'Skënderbej' një protestues i bëri thirrje Ramës se nëse ka pak burrni, të largohet.

“Nëse ka gjak shqiptari, nëse është burrë shteti, nëse ka pak burrni dhe vlerë pak drejtësi, të japë dorëheqjen dhe të mos na çojë në gjakderdhje. I bëj thirrje që të japë dorëheqjen dhe të mos e çojë popullin drejt konfrontimit.”, tha ai. 

Protesta ka bërë bashkë qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, mes tyre fëmijë, të moshuar, studentë, pedagogë, profesionistë, aktivistë të shoqërisë civile, por edhe turistë të huaj që ndodheshin në Tiranë. Organizatorët e cilësojnë këtë si një lëvizje qytetare gjithëpërfshirëse, që sipas tyre po fiton mbështetje nga shtresa të ndryshme të shoqërisë.

Gjatë tubimive, protestuesit kanë përsëritur pesë kërkesat kryesore të lëvizjes, duke theksuar se ato janë të panegociueshme. Në krye të tyre qëndron dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama, e ndjekur nga krijimi i një qeverie teknike, e cila sipas organizatorëve duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mes kërkesave janë edhe ndryshime kushtetuese dhe reforma që, sipas tyre, synojnë rikthimin e funksionimit normal të institucioneve dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vijojnë deri në plotësimin e këtyre kërkesave.

3 ORE ME PARE

"Më pushuan nga puna se nuk sigurova 5 vota për PS", arsimtari: Rama të japë dorëheqjen!

Minutë pas minute/ Fjalime dhe pankarta, qytetarët të vendosur

Qytetarët u mblodhën edhe sot në sheshin "Skënderbej", në ditën e 38-të të protestës me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Si çdo mbrëmje, protestuesit u organizuan për të marshuar drejt Kryeministrisë, ku pritet të mbahen fjalime dhe të përsëriten kërkesat për ndryshim politik.

Mes pjesëmarrësve ishte edhe një pensionist, i cili shprehu pakënaqësinë e tij jo vetëm ndaj qeverisë, por edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

"I bëj thirrje zotit Berisha të mos ndërhyjë këtu. Berisha po tall byhën me ne. Edhe ky tjetri më keq se ai. Ato 4 mln euro në vend të ia japin pensionistëve, por shkojnë i lënë në tallava. Tallin byhën. Shkon Rama të bëjë të bukur Kryeministrinë e tij. Sot duhet mbi 150 mijë euro të marrësh një hyrje. Këta nuk kanë bërë asnjë gjë për ne, as për popullin që po ha dhe", tha ai.

Gjatë protestës foli edhe një arsimtar, i cili deklaroi se ishte larguar nga puna për arsye politike, pasi nuk kishte siguruar votues nga diaspora për Partinë Socialiste.

"Qeverisemi nga një organizatë kriminale. Kjo është për të ulëritur, jo për të protestuar. Këtij është t'ia kapësh për fyti atë që na drejton. Ta nxjerrësh jashtë loje. Isha në plazh para pak ditësh, Lana po ashtu, e gjithë Shqipëria bie erë m*t", u shpreh ai për "News 24".

Qytetari vijoi me deklaratat e e tij lidhur me largimin nga detyra.

"Më larguan nga puna, o Osman, sepse më kërkuan pesë emra nga jashtë shtetit, votues për organizatën kriminale. Isha nëndrejtor shkolle. Më tha vajza në Angli: 'Çfarë më shkruajnë të ndihmoj me fushatën?', ndërkohë që unë numrin e saj nuk ia kisha dhënë askujt. I thashë: 'Janë debilat e PS për votat'. Më larguan nga puna pastaj", shtoi protestuesi.

Protestuesit pritet të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku do të mbajnë fjalime dhe më pas do të marshojnë në rrugët kryesore në Tiranë.

3 ORE ME PARE

Dita e 38-të e protestës, qytetarët mblidhen sërish në sheshin "Skënderbej"

Minutë pas minute/ Fjalime dhe pankarta, qytetarët të vendosur

Për të 38-ën ditë radhazi, protestuesit janë mbledhur në sheshin "Skënderbej", duke vijuar protestën e tyre kundër qeverisë dhe klasës politike.

Të pajisur me pankarta dhe flamuj, ata kanë përsëritur thirrjet "Rama dorëhiqu", "Shqipëria është e rinisë, jo e partisë", "Revolucion", "Shqipëri e re" dhe "Ju erdhi fundi", ndërsa janë shprehur se protesta do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Ashtu si në ditët e mëparshme, pas grumbullimit në qendër të Tiranës, protestuesit marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë ku mbajnë fjalime, për të vijuar më pas marshimin në disa nga akset kryesore të kryeqytetit.

Protestës i janë bashkuar qytetarë të moshave të ndryshme, nga të rinjtë deri te familjarët me fëmijë. Pavarësisht se gjatë ditëve të fundit disa pjesëmarrës janë shoqëruar dhe arrestuar nga Policia, e më pas janë lënë të lirë, organizatorët thonë se kjo nuk ka ndikuar në vijimin e protestës, e cila prej 38 ditësh zhvillohet çdo mbrëmje në Tiranë.

Një qytetar nga Italia i cili iu bashkua protestës së zhvilluar në Tiranë, vlerësoi mënyrën se si po zhvillohet protesta, duke e cilësuar atë si një manifestim paqësor dhe qytetar.

"Kjo është protesta më madhështore, më civile, një protestë pa dhunë, një protestë që nuk ishte parë ndonjëherë në Shqipëri. Është bërë model imitimi edhe në vende perëndimore. Ne u detyruam të largoheshim... U kërkoj falje fëmijëve të mi dhe brezit të fëmijëve të mi që nuk i ndaluam në kohë këta maskarenj që kanë marrë peng Shqipërinë, na vodhën jetën tonë dhe të fëmijëve tanë", u shpreh ai për "News 24".

proteste rama qeveri

Lini një Përgjigje