TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES 2 Korrik 2026, 12:57

LIVE: Përshkallëzohet situata para Kuvendit, policia nis dhunën dhe arrestimet ndaj qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti
1 ORE ME PARE

Aktivisti Andi Tepelena apel ndërkombëtarëve: Ndërhyni urgjentisht, duhet t’i vini fre këtij regjimi

LIVE: Përshkallëzohet situata para Kuvendit, policia nis dhunën
Aktivisti Andi Tepelena

Aktivisti Andi Tepelena u bëri thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të reagojnë lidhur me situatën e krijuar gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit, ku u regjistruan përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Në një prononcim për mediat pas incidenteve, Tepelena kërkoi ndërhyrjen e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të partnerëve ndërkombëtarë, duke i lidhur thirrjet e tij me ndërhyrjen e policisë gjatë protestës.

“Janë dhunuar në mënyrë të tmerrshme. I bëj thirrje ambasadës amerikane se ka shumë shqiptar me nënshtetësi amerikane që të ndërhyjë urgjent. Duhet ndërhyrja ndërkombëtare për t’i vënë fre këtij regjimi gjakatar. Balla është bandit që ka bërë thirrje policisë që të ushtrojë dhunë ndaj qytetarë paqësorë. Ata ministrat se donin të hanin bukë, urdhëruan policinë që të ndërhynin ndaj nesh. Ai është llumi i shoqërisë shqiptare.

Ka ardhur koha që të ikin. Ne jemi qytetarët më paqësorë të këtij vendi, pro evropianë dhe pro perëndimorë. Që në ditët e para të protestës kemi treguar qytetari. Balla është një legen që do të provojë dhunën për të na nxjerrë si antiamerikan, si agjentë të Iranit. Është provokator i rëndomtë. Iu bëj thirrje protestuesve që të jenë të shumtë në numër. Nuk ka kthim pas.”, tha ai.

1 ORE ME PARE

Dalin pamjet, protestuesit godasin me sende të forta makinën e Policisë (Video)

LIVE: Përshkallëzohet situata para Kuvendit, policia nis dhunën
Protestuesit thyejnë me gurë dhe sende të forta automjetin e policisë

Protesta e zhvilluar përpara Kuvendit u shoqërua me tensione të forta, teksa një grup protestuesish kaluan nga hedhja e vezëve dhe miellit në përplasje me forcat e rendit dhe akte vandalizmi.

Gjatë incidenteve, në shënjestër u vu një automjet i Policisë së Shtetit.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, protestuesit fillimisht e goditën mjetin me gurë, ndërsa më pas përdorën gardhe metalike, duke i përplasur disa herë mbi automjet dhe duke i shkaktuar dëmtime, përfshirë thyerjen e xhamave.

Pas përshkallëzimit të situatës, forcat e policisë ndërhynë për të larguar personat e përfshirë në incident dhe për të rikthyer kontrollin në zonë. Gjatë operacionit u shoqëruan disa protestues, ndërsa efektivët vijuan veprimet për identifikimin e personave të përfshirë në dëmtimin e automjetit.

Protesta para Kuvendit vijoi gjatë gjithë paradites dhe në disa momente u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa masat e sigurisë në perimetrin e Parlamentit mbetën të përforcuara.

1 ORE ME PARE

“Kemi një muaj në protestë paqësorë”/ Protestuesi: Hodhën gaz pa mëshirë, popullin e kanë kundër

LIVE: Përshkallëzohet situata para Kuvendit, policia nis dhunën
Protestuesi: Hodhën gaz pa mëshirë, popullin e kanë kundër

Pas ndërhyrjes së policisë me gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës, tensionet para Kuvendit kanë vijuar, ndërsa disa protestues të tjerë janë shoqëruar nga forcat e rendit.

Mes përplasjeve, një prej protestuesve akuzoi policinë për mënyrën e ndërhyrjes dhe u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen.

“Kanë hedhur gaz pa mëshirë. Këta sot vepruan kundër popullit. Nga sot popullin do ta kenë kundër. Kemi një muaj me ujë dhe me lule. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të jemi të bashkuar”, tha ai.

Ndërkohë, një tjetër protestues u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen për, sipas tij, rrëzimin e regjimit.

Protesta para Kuvendit u shoqërua me përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë. Gjatë incidenteve u hodhën vezë, gurë dhe sende të forta, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se pas valës së parë të shoqërimeve janë ndaluar edhe protestues të tjerë, ndërsa autoritetet pritet të publikojnë bilancin e plotë të personave të shoqëruar dhe të lënduar.

1 ORE ME PARE

Përplasje të forta te Pedonalja, arrestohet një tjetër protestues

LIVE: Përshkallëzohet situata para Kuvendit, policia nis dhunën
Përplasje të forta te Pedonalja

Disa minuta më parë situata para Kuvendit të Shqipërisë pati një përplasjeje të ashpër mes protestuesve dhe forcave të rendit në zonën e Pedonales, ku policia ka ndërhyrë duke shoqëruar një tjetër person.

Ky moment ka tensionuar dhe më tej situatën, pasi një pjesë e protestuesve u janë kundërvënë menjëherë forcave të policisë në tentativë për ta shkëputur qytetarin nga duart e efektivëve. Për të menaxhuar situatën dhe për të zmbrapsur turmën, efektivët e policisë janë përgjigjur sërish duke përdorur spraj dhe gaz lotsjellës, çka ka krijuar kaos dhe vështirësi në frymëmarrje te personat që ndodheshin në atë zonë.

 

2 ORE ME PARE

Policia vijon shoqërimet, 9 protestues dhe aktivistë përfundojnë në komisariat

LIVE: Përshkallëzohet situata para Kuvendit, policia nis dhunën

Pas tensioneve të krijuara gjatë protestës para Parlamentit, Policia e Shtetit ka vijuar shoqërimin e pjesëmarrësve, ndërsa numri i personave të shoqëruar ka kaluar në mbi nëntë.

Mes tyre ndodhet edhe aktivisti Altin Goxhaj, i cili u pa duke u larguar nga vendngjarja i shoqëruar nga disa efektivë policie, menjëherë pas përplasjeve që u regjistruan pranë hyrjes së Kuvendit.

Gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e protestuesve, Policia përdori sprej lotsjellës dhe ujë. Nga ana tjetër, protestuesit ngritën barrikada me gardhe metalike dhe kazanë mbeturinash në përpjekje për të bllokuar lëvizjen e automjeteve të deputetëve.

Deri në këtë fazë, Policia e Shtetit nuk ka publikuar një bilanc zyrtar përfundimtar mbi numrin e personave të shoqëruar apo ndaluar në lidhje me incidentet e ndodhura gjatë protestës.

 

2 ORE ME PARE

Policia i shpërndau me gaz lotsjellës, protestuesit thyejnë xhamat e makinës së uniformave blu

LIVE: Përshkallëzohet situata para Kuvendit, policia nis dhunën
Pamje nga vendgjarja

Protesta para Kuvendit është përshkallëzuar edhe më tej, pasi një grup protestuesish ka sulmuar një automjet të Policisë së Shtetit, duke i thyer xhamat me një gardh metalik.

Ngjarja ndodhi pak pasi forcat e policisë përdorën gaz lotsjellës dhe shpërndau ujë më autobot në drejtim të protestueve në përpjekje për të shpërndarë turmën, për të liruar rrugën para parlamentit.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë protestues që godasin automjetin e policisë me barrierat metalike të hequra gjatë protestës, duke shkaktuar dëmtime në xhamat e mjetit.

Ndërkohë bëhet me dije se disa protestues të tjerë janë shoqëruar në komisariat pas incidenteve të fundit. Bëhet fjalë për valën e dytë të shoqërimeve gjatë protestës së sotme. Më herët, gjatë përplasjeve të para mes protestuesve dhe forcave të rendit pranë Kuvendit, policia kishte shoqëruar edhe tetë persona. Autoritetet pritet të japin një bilanc të përditësuar mbi numrin e të shoqëruarve dhe masat e marra pas incidenteve.

Situata në zonë mbetet e tensionuar, ndërsa forcat e rendit vijojnë përpjekjet për të mbajtur nën kontroll protestuesit. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me incidentin apo mbi persona të ndaluar pas sulmit ndaj automjetit policor.

Protesta e kësaj të enjteje është shoqëruar me përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe policisë, përdorim të gazit lotsjellës, hedhje gurësh, vezësh dhe sendeve të forta, si dhe disa persona të lënduar nga të dyja palët.

 

2 ORE ME PARE

Përshkallëzohet situata para Kuvendit, policia largon me gaz lotsjellës protestuesit që bllokuan deputetët dhe ministrat

LIVE: Përshkallëzohet situata para Kuvendit, policia nis dhunën
Pamje nga përplasja

Për të mundësuar daljen e makinave të deputetëve dhe ministrave nga Kuvendi, Policia largoi protestuesit që kishin bllokuar rrugën duke u ulur këmbëkryq.

Tensione të reja u regjistruan para godinës së Kuvendit, pasi një grup protestuesish u ulën këmbëkryq në rrugë për të penguar daljen e deputetëve dhe ministrave nga Parlamenti pas përfundimit të seancës plenare.

Policia ndërhyri për të zhbllokuar rrugën dhe për të mundësuar daljen e automjeteve të deputetëve nga ambientet e Kuvendit. Gjatë ndërhyrjes, efektivët përdorën sprej lotsjellës, ndërsa një person u shoqërua në polici.

LIVE: Përshkallëzohet situata para Kuvendit, policia nis dhunën

Një pjesë e protestuesve u kundërpërgjigjën duke hedhur sende në drejtim të forcave të rendit, ndërsa Policia vijoi përdorimin e sprejit lotsjellës për të larguar turmën nga perimetri i sigurisë.

Situata mbeti e tensionuar për disa minuta, ndërsa në zonë vijojnë të jenë të pranishme forca të shumta policore.

LIVE: Përshkallëzohet situata para Kuvendit, policia nis dhunën

2 ORE ME PARE

"Palaço!"/ Protestuesja sherr me deputetët brenda qendrës tregtare: Kujt i thua idiote ti? Pse i fshiheni popullit (Video)

LIVE: Përshkallëzohet situata para Kuvendit, policia nis dhunën
Protestuesja sherr me deputetët brenda qendrës tregtar

Protestuesja Arvina Lleshi ka hyrë në qendrën tregtare në rrugën “Murat Toptani”. Një pjesë e deputetëve kanë hyrë brenda qendrës duke iu drejtuar shkallëve që të çojnë drejt zonës së parkingut.

Lleshi u shkon afër dhe u thërret “deputetë të shitur”, ndërsa një prej tyre e shtyn.

"Mos shtyj!, ia kthen ajo.

Një tjetër duket se e fyen, pasi dëgjohet Lleshi duke i thënë: “Idiot je vetë! Kujt i thua idiote ti?”

-Palaço!

Protestuesja: S’jam palaço fare! Palaço jeni ju! Deputetë të krimit! I fshiheni popullit!

 

2 ORE ME PARE

"Policia hodhi sprej lotsjellës, po më digjet lëkura", aktivistja: Më zbritën nga ambulanca, morën vetëm efektivët

LIVE: Përshkallëzohet situata para Kuvendit, policia nis dhunën
Aktivistja Luçiana Kokaj

Pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës para Kuvendit, aktivistja Luçiana Kokaj deklaroi se mbeti pa ndihmë mjekësore edhe pse kishte nevojë për trajtim.

Kokaj tha se pas përdorimit të sprajit të hedhur nga Policia, ndjeu djegie të forta në trup dhe kërkoi ndihmë nga ambulanca.

"Jam para Parlamentit. Policia na hodhi piper. Ambulanca mori vetëm efektivët dhe mua më zbritën nga ambulanca dhe as ndihmën e parë nuk më dhanë. Ndërsa mua po më digjet lëkura. Duhet të marr ndihmë mjekësore sepse nuk durohet dot më", u shpreh ajo për "News 24".

Aktivistja deklaroi gjithashtu se, pas ndërhyrjes së Policisë, ajo dhe persona të tjerë u strehuan në një lokal pranë Kuvendit, ku mbetën të izoluar.

"Na futën këtu te kafja, kanë mbyllur derën e kafes dhe na kanë lënë vetëm", shton ajo.

Policia e Shtetit dhe shërbimi i urgjencës nuk kanë reaguar publikisht lidhur me deklaratat e aktivistes dhe situatën në terren.

2 ORE ME PARE

Protestuesit ulen këmbëkryq para Parlamentit, bllokojnë daljen e socialistëve nga oborri i godinës

LIVE: Përshkallëzohet situata para Kuvendit, policia nis dhunën
Protestuesit ulen këmbëkryq para Parlamentit

Qytetarët u ulën këmbëkryq në mes të rrugës, duke vijuar protestën në mënyrë paqësore.

Tensionet para godinës së Kuvendit vijojnë, ndërsa qindra qytetarë kanë mbetur të grumbulluar duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Përshkallëzimi i situatës u regjistrua menjëherë pas përfundimit të seancës plenare, në momentin kur deputetët nisën të largoheshin nga godina e Parlamentit.

Protestuesit bllokuan daljet kryesore të Kuvendit, duke përsëritur thirrjet: “Parlamenti i krimit”, “Arrestoni Ramën”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Rama jepe dorëheqjen”.

Në përpjekje për të liruar hyrje-daljet e Parlamentit, forcat e policisë ndërhynë për të larguar protestuesit. Në përgjigje, qytetarët u ulën këmbëkryq në mes të rrugës, duke vijuar protestën në mënyrë paqësore.

Përballë tyre, Policia e Shtetit dhe forcat e FNSH-së krijuan një kordon sigurie për të mbajtur nën kontroll situatën, ndërsa në gatishmëri ishte vendosur edhe autoboti i ujit.

LIVE: Përshkallëzohet situata para Kuvendit, policia nis dhunën

Protesta para Kuvendit u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, që nisën përpara fillimit të seancës plenare dhe vijuan edhe pas përfundimit të saj.

Incidentet e para u regjistruan teksa deputetët mbërrinin në Parlament. Tetë protestues arritën të kalonin kordonin e sigurisë dhe, nga një lokal pranë Akademisë së Shkencave, hodhën vezë në drejtim të deputetëve të Partisë Socialiste. Policia ndërhyri duke shoqëruar disa persona, mes tyre edhe aktivistin Gent Progni. Gjatë protestës, me vezë dhe miell u godit edhe automjeti i kryetares së Kuvendit, ndërsa objekt i sulmeve u bënë edhe deputetët socialistë Ardit Bido, Ervin Demo dhe Blendi Klosi. Deputetët e opozitës u pritën me thirrje "opozitë e shitur".

Pas shoqërimeve, situata u përshkallëzua. Protestuesit hoqën gardhin metalik të vendosur nga policia, ndërsa efektivët krijuan një kordon sigurie. Përplasjet vijuan me hedhje vezësh, gurësh dhe sendeve të forta ndaj policisë. Një efektiv u godit në kokë me gur, ndërsa deri tani raportohet se tre policë dhe katër protestues kanë marrë ndihmë mjekësore në QSUT dhe në Spitalin e Traumës. Policia përdori sprej me piper për të shpërndarë turmën, ndërsa edhe autoboti i ujit i vendosur pranë Kuvendit u godit me vezë.

Pas përfundimit të seancës plenare, tensionet vijuan. Protestuesit qëlluan sërish me vezë automjetin e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, duke e detyruar mjetin të kthehej pas.

Ndërkohë, Taulant Balla, reagoi pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit, duke mbështetur ndërhyrjen e Policisë së Shtetit dhe duke paralajmëruar masa ndaj personave që ushtruan dhunë ndaj efektivëve.

Balla tha se protesta është një e drejtë demokratike, por theksoi se edhe Kuvendi ka të drejtën të ushtrojë funksionin e tij kushtetues.

“Për mua kjo është e disata herë, sikurse ata kanë të drejtë të protestojnë, ne kemi të drejtë të votojmë. Është një kontratë që nuk lëviz dhe nuk e luan as topi, kontrata e PS me shqiptarët. Unë jam mësuar me këtë. Nga Saliu te Luli, nga Luli te Saliu, kanë hyrë edhe elementë të tjerë. Ne nuk mund të zmbrapsemi se një grup mbeturinash sociale dhe politike mendojnë që Parlamenti duhet të shpërndahet”, u shpreh ai.

Sipas Ballës, ngjarjet e ditës lidhen me një skenar që, sipas tij, synon të dëmtojë vendin në një moment kur Kuvendi po shqyrton akte që lidhen me procesin e integrimit europian.

“Sot, edhe shqiptari më skeptik sa i përket pjesës që është një skenar tërësisht në dëm të Shqipërisë, ndërsa Kuvendi duhet të votojë ligje për anëtarësimin në BE. Ky skenar nuk është surprizë, është skenar i parë në vende të tjera. Kush ka dyshime që brenda atij grupi që dhunon dhe plagos tre punonjës, kush sulmon policinë ka sulmuar shtetin”, deklaroi Balla.

Ai shprehu mbështetje për Policinë e Shtetit dhe paralajmëroi se autorët e dhunës do të përballen me ligjin.

“Mbështes Policinë e Shtetit, t’i bëhet me dije dhe qartësisht: kushdo që ngre dorë ndaj Policisë së Shtetit, do përballet me forcën e Policisë së Shtetit”, tha Balla.

Ministri shtoi se gjatë 28 ditëve të para të protestave nuk ishin regjistruar akte dhune dhe se qeveria është e gatshme të dialogojë me qytetarët që protestojnë për problematika konkrete.

“Pse, më 28 ditë nuk pati asnjë akt dhune dhe pjesëmarrja e qytetarëve të bukur ishte më e madhe? Sot, PS, qeverisja e saj, pas pak ditësh do ulet me protestuesit e varfër, ata që u ngritën për natyrën, për pjesën e arrogancës së një zyrtari që ka zënë një karrige dhe e përdor në dëm të qytetarëve”, u shpreh ai.

Balla komentoi edhe incidentin ku u përfshi aktivisti Gent Progni me deputetët Ulsi Manja dhe Admir Kadeli, duke mohuar se kishte pasur një përplasje mes tyre.

“S’ka asnjë incident. Manja, Kadeli kanë qenë njerëz që vijnë në punë herët, duke pirë kafe pranë godinës së Parlamentit, janë sulmuar fizikisht nga banda kriminale e Gent Progni. Është turp i policisë që ka vonuar ndalimin e tij. Këto raste duhen proceduar”, tha Balla.

2 ORE ME PARE

Tensionet para Kuvendit, Balla sulmon protestuesit: Nuk zmbrapsemi nga një grup mbeturinash

LIVE: Përshkallëzohet situata para Kuvendit, policia nis dhunën
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka sulmuar protestuaesit në fjalën e tij për mediat pas daljes nga seanca plenare.

Teksa protestuesit tentuan të ndalojnë dhe hyrje-daljet e deputetëve me anë të goditjeve me vezë dhe shishe, Balla i quajti ata 'një grup mbeturinash sociale dhe politike'.

“Sikur kanë ata të drejtë të protestojnë edhe ne kemi të dejtë të votojmë ligjet, të bëjmë detyrën që na kanë votuar njerëzit. Janë 856 mijë e 177 shqiptarë që kanë bërë këtë grup parlamentar.

Një kontratë që nuk e luan as topi, kontratën e PS-së me shqiptarët. Unë jam mësuar me këtë e në këto 13 vite të qeverisjes tonë, në vlerësimin tim ne nuk mund të zmbrapsemi se një grup mbeturinash sociale dhe politike mendojnë që parlamenti duhet të shpërndahet.

Sot edhe shqiptari më skeptik sa i përket pjesës që këtu është një skenar tërësisht jo shqiptar në këtë moment historik, ndërsa Kuvendi duhet të votojë ligje që lidhen me anëtarësime që lidhen me BE, ky skenar nuk është i papritur, e kemi parë në vende të tjera. Brenda atij grupi që dhunon e plagos tre punonjë spolicie, gjaku i punonjësve të policisë është gjaku i shtetit, kush sulmon policinë ka sulmuar shtetin. Dua të jem i qartë, të mbështes policinë, ti bëhet me dije kujtdo që ngre dorë kundër policisë, do përballet me forcën e policisë”, tha Balla.

 

2 ORE ME PARE

Balla ironizon demokratët: PD ndjesë pastë, u tremb nga vezët dhe bojkotoi seancën

LIVE: Përshkallëzohet situata para Kuvendit, policia nis dhunën

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ironizoi mungesën e deputetëve të Partisë Demokratike në seancën plenare të kësaj të enjteje.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se ende nuk dihen arsyet e bojkotit të opozitës, por shtoi me ironi se demokratët mund të jenë trembur nga incidentet me vezë të regjistruara në seancën e kaluar.

"Ende nuk i dimë arsyet se përse PD, ndjesë pastë, e ka bojkotuar këtë seancë, por shpresoj shumë që të jetë në seancat në vijim. Këta arritën deri në pikën sa u trembën edhe nga vezët", deklaroi Balla.

Ai theksoi se askush nuk mund t'i bëjë presion Kuvendit apo deputetëve për të mos ushtruar mandatin e tyre.

"Kush mendon se mund t'u bëjë presion deputetëve për të ushtruar detyrën e tyre në përputhje me Kushtetutën, e ka shumë gabim. Jo sot, por çdo ditë ky Kuvend do të vijojë ta ushtrojë mandatin që na kanë besuar qytetarët shqiptarë", u shpreh kreu i Grupit Parlamentar të PS-së.

2 ORE ME PARE

Mbyllet seanca plenare, goditen me vezë makinat e deputetëve dhe ministrave socialistë në dalje

LIVE: Përshkallëzohet situata para Kuvendit, policia nis dhunën
Goditen me vezë makinat e deputetëve dhe ministrave teksa largohen

Parlamenti ka mbyllur senacën pleanare pasi votuan projektligjet në rend dite.

Deputetë që nisën të dalin nga parlamenti janë përballur me sulm me vezë nga protestuesit.

Makina e kreut të Kuvendit Niko Peleshit është sulmuar menjëherë me vezë dhe shishe ndaj është detyruar të kthehet prapa.

LIVE: Përshkallëzohet situata para Kuvendit, policia nis dhunën

Nga protesta e sotme ka pasur 8 protestues të shoqëruar në polici, ndërsa në spital kanë marrë ndihmën 3 policë dhe 4 protestues.

LIVE: Përshkallëzohet situata para Kuvendit, policia nis dhunën

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se në spitalin e Traumës po marrin ndihmë dy policë dhe dy protestues.

“Në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës janë duke marrë shërbim mjekësor 2 efektivë policie dhe 2 protestues.
Në QSUT po trajtohen 1 efektiv policie dhe 2 protestues.
Në të dy strukturat spitalore personat e paraqitur janë nën kujdesin mjekësor jashtë rrezikut për jetën. Pacientët do plotësohen me ekzaminime sipas protokollit dhe do ndiqen në dinamikë“, thuhet në njoftimin e ministrisë.

2 ORE ME PARE

Protestuesit përplasen me deputetin e Lëvizjes Bashkë, 'zmbrapsin' nga tubimi Redi Muçin

LIVE: Përshkallëzohet situata para Kuvendit, policia nis dhunën
Protestuesit përplasen me deputetin e Lëvizjes Bashkë

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, është përballur me reagime kundërshtuese nga një grup protestuesish teksa kalonte pranë Ministrisë së Brendshme, ku ishin mbledhur një pjesë e pjesëmarrësve në protestën e zhvilluar paraditen e së enjtes.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, disa protestues kanë shfaqur qëndrime kundër deputetit dhe kanë tentuar t'i afrohen, por janë penguar nga protestues të tjerë, duke shmangur përshkallëzimin e situatës.

Pas incidentit, Muçi nuk ka qëndruar pranë protestuesve dhe është larguar nga zona. 

Gjatë momentit kur protestuesit ndodheshin jashtë parlamentit dhe po protestonin, deputeti Muçi ishte brenda sallës së parlamentiti ku po zhvillohej seanca plenare, ndërsa PD bojkotoi punimet e Kuvendit duke mos u paraqitur në seancë, në shenjë mbështetje ndaj qytetarëve. 

Protesta e zhvilluar paraditën e kësaj të enjte para Parlamentit, u shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa u hodhën vezë, miell dhe gurë në drejtim të godinës së Kuvendit dhe kordonit policor.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa disa qytetarë shfaqën komplikacione shëndetësore dhe morën ndihmë mjekësore në vendngjarje. Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, tetë persona janë shoqëruar në lidhje me incidentet e regjistruara gjatë protestës, ndërsa tetë efektivë policie kanë mbetur të plagosur gjatë përplasjeve. 

 

3 ORE ME PARE

Përplasjet para Parlamentit, reagon Rama: Të dështuar, ju doli në pah pisllëku

LIVE: Përshkallëzohet situata para Kuvendit, policia nis dhunën
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përplasjeve në protestën që po zhvillohet para Parlamentit.

“Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik”, shkruan Rama në X.

Rama edhe në një takim me pensionistët paraditen e sotme, foli për protestën qytetare që ka mbi  30 ditë që zgjat, duke i quajtur organizatorët “sharlatanë, delirantë e dështakë”.

“Ne na duhen më pak njerëz dhe më shumë para këtu. Por, për këtë na duhet që të kemi infrastruktura mikëpritëse të një niveli tjetër. Se ata njerëz që lënë shumë para duan tjetër nivel. Tani gjithëfarëlloj sharlatanësh, delirantësh dhe dështakësh, që janë sprovuar në skenën publike dhe kanë akumuluar një mllef shumë të madh, sepse u duket se dështimi i tyre është për fajin tim dhe për fajin e qeverisë tonë, bëjnë teorira dhe i hedhin popullit gjithëfarëlloj aguridhesh se këto resortet e luksit janë vetëm për ata që vijnë dhe që shqiptarët janë jashtë sistemit. Kjo është një çmenduri, sepse ato janë fabrika që krijojnë lëvizje në ekonomi. Shqipëria ka 27 miliardë euro ekonomi në vit. Tani, vjen një investim 4 miliardë në një ekonomi 27 miliardë. Është diçka masive, transformuese. Tani këto kanë edhe një impakt tjetër. Këto hapin rrugën për të tjerët. Nëse t’i i vë shkelmin në fyt të parit, atëherë ti ke përzënë të tjerët dhe i ke falur konkurrencës atë që mezi është bërë e mundur të të vijë ty. Këto janë çudira shqiptare”, shtoi kryeministri.

 

3 ORE ME PARE

Protesta zhvendoset drejt Ministrisë së Brendshme, përplasje të forta me policinë; FNSH në gatishmëri

LIVE: Përshkallëzohet situata para Kuvendit, policia nis dhunën
Protesta zhvendoset drejt Ministrisë së Brendshme

Përveç nisjes për te komisariatet 1 dhe 4, një pjesë e protestuesve po marshojnë në pjesën tjetër të pedonales aty ku deputetët shkojnë përpara se të hyjjnë në seancën pleanare.

Ka pasur një sinjalizim të protestueve se deputetët janë duke kaluar nga ai krah ku po marshojnë.

Disa prej tyre ende po përplasen fizikisht me policinë, ndërkohë po bëhet thirrje që të shmanget kjo përplasje për shkak se ovjektivi tyre jane deputetët.

LIVE: Përshkallëzohet situata para Kuvendit, policia nis dhunën

Rruga pranë ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës është e bllokuar pasi është krijuar një kaos nga turma e njerëzve.

Ndërkohë Policia ka formuar kordonin në hyrje të Pedonales dhe në ndihmë të tyre kanë ardhur dhe FNSH të cilët janë pozicionuar, në gatishmëri.

Forcat e policisë janë shtuar për përforcime, teksa protestuesit kanë thyer dhe kordonin për të shkuar pranë zonës së Galerisë së Arteve.

Për situatën ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Përmes një mesazhi në profilin e tij në ‘X’, shefi i qeverisë shkruan se tashmë protesta qytetare është zëvendësuar me dhunë nga zemërimi i politikës së dështuar, referuar këtu kundërshtarëve politikë.

“Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik”, tha Rama.

 

3 ORE ME PARE

Protestuesit “sinjalizohen” për daljen e deputetëve, nisin sërish hedhjen e vezëve; ndërhyn policia

 

LIVE: Përshkallëzohet situata para Kuvendit, policia nis dhunën
Protestuesit “sinjalizohen” për daljen e deputetëve

Protestuesit janë nisur drejt hyrjes anësore të Kuvendit, pasi janë sinjalizuar ose kanë pikasur se nga dera anësore e Kuvendit po dalin deputetë me makinat e tyre.

Por ata janë bllokuar nga policia që qëndron gardh.

Forcat e rendit vijojnë të qëndrojnë “gardh” në hyrje të pedonales, ndërsa në ndihmë të tyre është edhe makina me ujë për të shpërndarë turmën në rast se do të ketë përshkallëzim të situatës.

Ndërkohë më herët kanë hedhur vezë dhe miell në drejtim të mjeteve, por edhe efektivëve të policisë.

Më herët 5 protestues kishin arritur të kalojnë kordonin e sigurisë dhe nisën të sulmojnë deputetët e PS, çka bëri që policia të ndërhyrje menjëherë për shoqërimin e tyre. Mes të ndaluarve është edhe Gent Progni.

Makinës së kryetarit të Kuvendit, iu hodh miell e vezë. Ndërsa të tjerë socialistë futeshin në sallë, si Ardit Bido, Ervin Demo apo Blendi Klosi protestuesit që ndodheshin jashtë perimetrit të sigurisë, nga larg hodhën vezë për t’i sulmuar por nuk ia arritën. Por ndryshe u pritën deputetët e opozitës, të cilët ndërsa kalonin pranë protestuesve dëgjoheshin vetëm thirrjet “opozitë e shitur”.

Situata u tensionua edhe më shumë pas shoqërimeve të protestuesve. Të tjerët u mblodhën rreth gardhit metalik dhe arritën ta heqin. Policët krijuan një kordon por u përballën me sulme me vezë e sende të forta. Një polic përfundoi i lënduar pasi u qëllua me gurë në kokë. Deri më tani janë dy policë dhe dy protestues që po marrin mjekim në Spitalin e Traumës.

3 ORE ME PARE

Protestuesit mbërrijnë te Komisariati Nr. 4, kërkojnë lirimin e të arrestuarve

LIVE: Përshkallëzohet situata para Kuvendit, policia nis dhunën

Protestuesit janë mbledhur para Komisariatit Nr. 4 në Tiranë, ku po kërkojnë lirimin e personave të arrestuar gjatë protestës së zhvilluar më herët para godinës së Kuvendit.

Arrestimet u kryen pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të Policisë, të cilat ndërhynë për të penguar depërtimin e tyre në perimetrin e sigurisë së Parlamentit.

Të mbledhur para komisariatit, protestuesit kërkojnë lirimin e 6 personave të shoqëruar dhe kundërshtojnë ndërhyrjen e Policisë gjatë tubimit. Në zonë janë të pranishme edhe forca të shumta policore, ndërsa situata po monitorohet.

"Lironi çunat, lironi vëllezërit tanë", brohorasin protestuesit.

Ndërkohë, një pjesë e qytetarëve ndodhen ende para Parlamentit duke protestuar.

përshkallëzohet situata para kuvendit

Lini një Përgjigje