TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES28 Qershor 2026, 20:16

Minutë pas minute/ Protestuesit nuk kanë ndërmend të ndalen, sfidojnë Ramën: Dil në bulevard!

Shkruar nga Pamfleti
14 MINUTA ME PARE

“Lëri mashtrimet, përgjigju popullit”, protestuesit: Autokratët nuk dorëhiqen, të reagojnë Ambasadat

Minutë pas minute/ Protestuesit nuk kanë ndërmend të ndalen,
Protesta qytetare

Prej orës 19:30, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ zhvillohet protesta e 29-të qytetare, ku i kërkohet dorëheqja e Edi Ramës si Kryeministër. Kjo është kërkesa që bashkon protestuesit, pavarësisht grupimeve që i përkasin, apo thirrjeve që hidhen herë pas here, qoftë kundër Ramës, ashtu edhe Sali Berishës.

“Lëri mashtrimet, përgjigju popullit”, ishte një nga mesazhet që një prej protestuesve i drejtoi Edi Ramës me megafon, ndërsa një tjetër tha se “autokratët nuk dorëhiqen, por hiqen”.

Në 4 korrik pritet të mbahet një protestë e madhe në Tiranë me pjesëmarrjen e diasporës, ndërsa të pranishmëve iu bë thirrje që të rezistojnë.

“Edi Rama, koha jote ka mbaruar, jep dorëheqjen. Pas datës 4 qytetarët shqiptarë do të vendosin vetë për fatin e tyre”, ishte një tjetër mesazh i dhënë nga protesta.

Një thirrje gjatë protestës iu drejtuar SPAK për të arrestuar ata që sipas protestuesve kanë vjedhur pronat publike dhe ato të shqiptarëve, Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Ndërkohë një tjetër protestues, i ka drejtuar një thirrje partive të vogla që të mos shfrytëzojnë këtë protestë qytetare në interesin e tyre.

 “Partitë e vogla mos ta përdorin këtë protestë për fushata dhe qëllime personale. Jo vetëm Rama dhe Berisha, por 140 parlamentarët në burg. Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, tha ai.

Gjatë protestës u dha njoftimi se ditën e hënë, protestës do i bashkohen edhe një grup europarlamentarësh, ndërsa iu kërkua Trupit Diplomatik, veçanërisht Ambasadës së SHBA-së, që të reagojnë lidhur me protestën.

“Është hera e parë që ndodh një gjë e tillë në Shqipëri, ambasadat duhet të reagojnë, kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve”, ishte një tjetër mesazh.  

 

16 MINUTA ME PARE

Shqiptarja e parë kryebashkiake në Itali: Edi Rama është në ngrysjen e karrierës së vet!

Minutë pas minute/ Protestuesit nuk kanë ndërmend të ndalen,
Sindi Manushi

Sindi Manushi, shqiptarja e parë që është zgjedhur kryebashkiake në Itali, iu bashkua protestës së 29-të të zhvilluar para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku mbajti një fjalim para protestuesve.

Gjatë fjalës së saj, Manushi kritikoi qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se, sipas saj, ai ka ndërtuar përgjatë 13 viteve një model të bazuar te propaganda dhe fasada.

"Edi Rama është në ngrysjen e karrierës së vet, ndërsa kjo protestë është në ngjitje. Prej 13 vitesh merret vetëm me fasadë dhe propagandë", u shpreh ajo.

Manushi tha gjithashtu se, sipas saj, kryeministri gabon nëse mendon se qytetarët do të heqin dorë nga kundërshtimi ndaj qeverisë.

"E gënjen mendja se do të shkrihemi. Qytetarët do të vazhdojnë të ngrejnë zërin deri në ndryshimin që kërkojnë", deklaroi ajo para pjesëmarrësve në tubim.

"Nuk kam ardhur si institucion. Nuk jam observatorë. Jam njëra prej jush. Jam shqiptare dhe ju jeni njerëzit e mi. Erdha për tju falënderuar për guximin e treguar gjatë këtyre ditëve. Ju të dashur bashkë-kombas arritët të shqyet vellon e hipokrizisë me të vilët ka qeverisur Rama në 13 vjet. E nisi karrierën duke u marrë më fasada pallatesh dhe vijon të merret me fasada propagandë për kundër realitetit shqiptar. Por ju jeni realiteti shqiptar. Mos u dorëzoni, organizohuni. Në lëvizje. Sepse borxhin që do lenë partitë në parlament do e zëvendësoni ju. Mos kini frikë të bëni politikë. Politika është e juaja. Shqipëria është e juaja. Vendi është i juaji. E gënjen mendja ER se do shkrihemi nga vapa e do përçahemi. Këtu na ka, këtu do na ketë. Ta dini se ju jeni dhe përfaqësuesit edhe njerëzve që kanë frikë të vijnë këtu. Atyre do iu dëgjohet zëri me anë të votës, shumë shpejt. E gënjen mendja Edi Ramën se ne do përfundojmë duke qenë ai në fund  në ngrysjen e karrierës së tij. Ne jemi në fillim. Ju jeni fati i Shqipërisë. Ju jeni e ardhmja. faleminderit që ekzistoni."-u shpreh më tej ajo.

24 MINUTA ME PARE

Protestuesit thirrje të fortë SPAK-ut: Konfiskoni pasuritë e Edi Ramës dhe Sali Berishës!

Minutë pas minute/ Protestuesit nuk kanë ndërmend të ndalen,
Foto e gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Protestuesit kërkojnë hetim dhe konfiskim të pasurive të politikanëve të korruptuar. 

Gjatë protestës së 29-të para godinës së Kryeministrisë, protestuesit u kanë bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK)që të hetojnë politikanët që, sipas tij, janë përfshirë në korrupsion dhe të ndërmarrë veprime për konfiskimin e pasurive të tyre.

Ata shprehen njëzëri se lufta kundër korrupsionit duhet të shoqërohet me sekuestrimin e pasurive të zyrtarëve që kanë abuzuar me detyrën.

"Duam konfiskimin e pasurive të të gjithë politikanëve të korruptuar, edhe atyre që kanë qenë më parë. Kjo është Shqipëria e re e një gjenerate tjetër", u shpreh një protestues.

Ai i kërkoi gjithashtu SPAK-ut të veprojë ndaj zyrtarëve që, sipas tij, kanë dëmtuar interesat e qytetarëve, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen.

Protestuesi: Ti ke frikë nga vota e lirë nga zgjedhjet e lira. Ju keni dalë pas 35 vjetësh kur këta mendonin se këtu nuk reagon askush se këtu mund të vidhet. Se këtu ekzistojnë vetëm njerëzit pa dinjitet. Më thoni një deputet i zgjedhur nga vota e popullit të dalë këtu të kërkojë falje. Kush ka kërkuar falje në këtë vend? Kush ka kërkuar për luftën civile në 97. Kush ka kërkuar falje për emigracionin masiv? Këta premtojnë Europë. Këta nuk plotësojnë standardet minimale. Çdo gjë është më e shtrenjtë. Jeni ju që keni sabotuar gjithnjë këtë ekonomi, këtë popull.

Flas sipas jetës sime, ti na kërko llogari ne pse të kërkojmë llogari ty. Ti the se qeveria është e juaja. Sot sillesh si pronar. Si pronar paritë, qeverie bashkie. Si ka mundësi. Duam konfiskimin e pasurive të gjithë politikanëve të korruptuar edhe atyre që kanë qenë më parë. Kjo është Shqipëria e re e një gjenerate tjetër jo si ajo që promovoje ti mashtrues ordiner. Edhe vëllezërit Erdgoan Vuçiç të kanë ikur. Nuk po gjen asnjë pjesë të Makiavelit të aplikosh një mashtrim mbi një tjetër. Ti je burracak nuk jep dorëheqje. Ju keni dashur të na përçani. Jepe dorëheqje. Sot nuk mund të jemi të gjithë. Por kudo në çdo familje, 80% e tyre përveç servilave janë kundër teje. Po të dalësh nesër në zgjedhje, është funerali yt politik. Po nuk u dorëhoqe do të bëjë një Shqipëri e tërë të dorëhiqesh. I bëj thirrje çdo shqiptari, çdokujt që ka dashurinë për familjen, duhet të dini që ju ka larguar politika. Kthimin duhet ta bëni ju si detyrë ndaj të parëve tuaj. Duhet të kemi respekt për historinë tonë. Për veten tonë, dinjitetin tonë. Të marrim në dorë fatet tona. Për 5 mijë vjet nuk arriti dot kush ta copëtonte. Këta po e copëtojnë me ligje. Ku janë resurset tona. Ti je dështak .të gjitha shtëpitë. Hotelet i kemi ndërtuar ne, i ka ndërtua ky popull. Nëse nuk ikën do mbajmë peng tërë Shqipërinë. Ti tregon turizmin. Transporti publik është më i degjeneruar që mund të gjesh. Lëri mashtrimet. Jep dorëheqjen. Ora jote ka mbaruar. Ne do ndërtojmë Shqipërinë e re.

36 MINUTA ME PARE

Revolta qytetare, shkrimtari apel protestuesve: Mos u tërhiqni, Rama është diktator

Minutë pas minute/ Protestuesit nuk kanë ndërmend të ndalen,
Ndricim Kulla në proteste

Publicisti Ndriçim Kulla ishte një nga folësit në protestën e sotme qytetare para godinës së Kryeministrisë, e cila nisi 29 ditë më parë dhe zhvillohet pa ndërprerje, ndërsa mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.

Shkrimtari prezantoi librin e tij "Tirania e buzëqeshjes", ku e cilëson kryeministrin si diktator, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve dhe politikës të reflektojnë mbi protestën.

Kulla tha se ishte i pranishëm jo vetëm si qytetar, por edhe si intelektual, duke theksuar rëndësinë e kulturës në jetën politike dhe shoqërore.

Në fjalën e tij, Kulla u shpreh se kultura ndihmon në ndriçimin e mendjes dhe argumentoi se mungesa e saj ka sjellë situatën aktuale politike në vend. Ai krahasoi qëndrimin e kryeministrit Edi Rama në pushtet me standarde që, sipas tij, nuk do të pranoheshin në vende të tjera evropiane.

Kulla tha se kishte menduar të rishkruante librin e tij "Kush jemi shqiptarët", për shkak të zhgënjimit me zhvillimet në vend, por shtoi se protesta i kishte rikthyer shpresën dhe optimizmin. Ai e cilësoi tubimin si një "revolucion" dhe u bëri thirrje politikanëve të reflektojnë mbi mesazhin e protestuesve dhe të nxjerrin mësime nga, sipas tij, "tragjeditë" që janë krijuar.

Sipas Kullës, diktatorët modernë nuk vijnë në pushtet përmes tankeve apo represionit të drejtpërdrejtë, por përmes spektaklit, premtimeve dhe komunikimit publik, ndërsa shtoi se libri i tij synon të argumentojë këtë tezë në rastin e kryeministrit Rama.

Në përfundim të fjalës, ai u bëri thirrje pjesëmarrësve që të vijojnë protestën deri në largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Jam këtu jo vetëm si qytetar. Edhe si një intelektual. Dëshiroj që zemërimin tuaj ta përziejmë edhe pak me kulturë se shikoj një defekt të madh. Kultura të ndriçon mendjen. Nëse do ishim të kulturuar nuk do kishim arritur një ngërç të tillë.

Edi Ramën kroatët nuk do e kishim mbajt as 2 vjet. Ne po e mbajmë 16 vjet. Kam bërë një libër kush jemi shqiptarët. Në këto momente kam qenë i dëshpëruar mendoja të rishkruaja librin.

Kjo protestë na ka dhënë shpresë të gjithëve. Na ka ushqyer me optimizëm, e quaj revolucion. Pa shtuar asgjë. Si parathënie ju bëj thirrje politikanëve të meditojnë mbi këtë revolucion. Ti vënë gishtin kokës dhe të nxjerrin mësime nga tragjeditë që na kanë krijuar.

Kam ardhur me një dhuratë. Kam medituar gjatë mbi qeverisjen e Ramës dhe kam bërë një libër e quaj diktator, me arsyetim, literaturë me psiqitri, me psikologji me shkencë me një fjalë. Që ky është një nga prurjet më shkatërruese që i ka ardhur kombit shqiptar. Ai është spektakolar, e kam quajtur Djalli, Makbethi që jeton me pushtetin. Libri im, “Tirania e buzëqeshjes”.

Diktatorët si Edi Rama, tipik nuk kanë ardhur me tanke, dhunë represione kanë ardhur me spektakël buzëqeshje me skena, me premtime me batuta. Por gjithmonë nuk kanë ardhur me ide institucionesh. Kanë ardhur me ide pushteti.

Në libër do gjeni një analizë të Edi Ramës. Dua tju bëj thirrje këtë protestë nuk do e lëshoni, derisa të rrëzohet Edi Rama. Përpara!”, tha ai.

 

 

 

47 MINUTA ME PARE

“Mos u provokoni”, qytetari thirrje protestuesve: Rama ka vendosur të hyjë në luftë frontale me ne

Minutë pas minute/ Protestuesit nuk kanë ndërmend të ndalen,

Në Tiranë po zhvillohet protesta e 29-të qytetare kundër Kryeministrit Edi Rama, të cilit i kërkohet dorëheqja, ndërsa Kreu i Qeverisë ka përjashtuar mundësitë e largimit, me justifikimin se në zgjedhjet e fundit mori mbështetjen e 800 mijë shqiptarëve.

Mijëra qytetarë kanë marshuar përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe janë stacionuar para godinës së Kryeministrisë, atje ku prej orës 19:30 po flasin qytetarë të huaj.

Gjatë fjalës së mbajtur në tubim, një prej qytetarëve tha se protesta ka rrëzuar paragjykimet se shqiptarët nuk bashkohen për kauza të përbashkëta, duke theksuar se qëndresa disajavore ka forcuar besimin mes qytetarëve.

Ai iu drejtua edhe efektivëve të policisë me një apel që të shmangin çdo veprim provokues ndaj protestuesve. Sipas tij, roli i policisë është të garantojë sigurinë e qytetarëve dhe jo të mbrojë interesat e pushtetit.

Në fjalën e tij, protestuesi u kërkoi pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë dhe të mos reagojnë ndaj provokimeve. Ai tha se gjatë javës së fundit, sipas tij, janë shtuar përpjekjet për tensionim të situatës, duke pretenduar se në turmë ndodhen edhe persona të infiltruar për të nxitur incidente.

Në përfundim, ai theksoi se protesta do të vazhdojë në mënyrë paqësore, duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e qeverisë.

Kjo protestë rrëzoi njëherë e përgjithmonë paragjykimin, sidomos ndaj brezit të ri, sepse ishim mësuar të na thoshin se ne nuk çohemi, shqiptarët nuk bashkohen, nuk ngrihen për problemet.

Pas kësaj qëndrese, tashmë besimi te njëri-tjetri është rritur dhe duket se shqiptarët e kanë mendjen të mos i ndahen bulevardit derisa qeveria të japë dorëheqjen.

Para se çdo qytetar të marrë fjalën për të shprehur mendimin e tij ashtu siç e ndjen, dua t’i bëj një thirrje policisë që të mos provokojnë qytetarët dhe, nëse merr urdhër për t’i provokuar, të mos i zbatojë kundër popullit të vet. Pasi ju jeni këtu për të siguruar popullin, nuk jeni këtu për të siguruar pushtetarët.

Gjithashtu e kam një thirrje për të gjithë qytetarët që ndodhen në shesh, që të mos bien pre e provokimeve. Javën e fundit janë intensifikuar provokimet dhe mund të themi që kryeministri ka vendosur të hyjë në një luftë frontale me protestuesit.

Mos bini pre e provokimeve të patronazhistëve të futur në turmë si qytetarë.

Ne jemi të vendosur, siç kemi qenë për 29 ditë, që ta vazhdojmë qëndresën në mënyrë paqësore derisa kjo qeveri të japë dorëheqjen", tha i riu.

 

58 MINUTA ME PARE

“Ora jote ka mbaruar”, protestuesi i rëndit dështimet Ramës: Do mbajmë ‘peng’ sheshin deri në largimin tënd!

Minutë pas minute/ Protestuesit nuk kanë ndërmend të ndalen,
Protestuesi

Një nga protestuesit që mori fjalën gjatë tubimit para godinës së Kryeministrisë i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, duke deklaruar se qytetarët do të vijojnë protestat deri në largimin e tij nga pushteti.

Në fjalën e mbajtur para protestuesve, ai renditi një sërë çështjesh që, sipas tij, përbëjnë dështime të qeverisë, duke përmendur emigracionin, gjendjen e bujqësisë, transportin publik, çmimet e karburanteve dhe mungesën e minimumit jetik.

Protestuesi akuzoi gjithashtu qeverinë për mungesë përgjegjshmërie ndaj qytetarëve dhe kërkoi konfiskimin e pasurive të politikanëve që, sipas tij, janë të korruptuar.

"Duam konfiskimin e pasurive të politikanëve të korruptuar. Lëri mashtrimet dhe përgjigju popullit. Jep dorëheqjen, largohu, ora jote ka mbaruar. Ne do të ndërtojmë Shqipërinë e Re", u shpreh ai.

Në vijim të fjalës së tij, protestuesi paralajmëroi se aksioni qytetar do të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit.

"Nëse ky nuk ikën, ne do ta mbajmë peng këtë shesh deri sa të ikësh", deklaroi ai, ndërsa fjalimi u shoqërua me brohoritje dhe duartrokitje nga pjesëmarrësit në protestën e 29-të kundër qeverisë.

 

1 ORE ME PARE

Revolta kundër Ramës, sopranoja: Ku do të futesh Taulant, ju ka hyrë frika

Minutë pas minute/ Protestuesit nuk kanë ndërmend të ndalen,
Erjona Paruca

Erjona Paruca, sopranoja që i është bashkuar revoltës qytetare kundër Edi Ramës dhe klaës politike në tërësi, që e konsideron përgjegjëse për gjendjen ku ndodhet vendi, tha se Kryeministri është një komunist dhe i tillë do të mbetet.

Paruca, duke marrë fjalën në protestë, kishte një mesazh edhe për Taulant Ballën, kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, i cili herë pas here ironizon protestuesit, përfshi edhe sopranon. 

“Taulant Balla i lutej Zotit të më falte se jam mes jush këtu. i them Taulant Ballës që unë Zotit i kërkoj falje çdo ditë se ne të gjithë nuk jemi pa mëkate. Por ti Taulant Balla si do ia bësh, ku do të futesh?

Ti e more me të tallur çdo gjë tani të ka hyrë frika. Për çfarë vij këtu ishte një pyetje? Jam e përzënë nga Shqipëria, por jam fëmijë që jam rritur internimeve. Kur unë bërtas RB BB nuk është kot.

Jemi akoma të persekutuar politik. Edi Rama është një komunist dhe kështu do ngelet”, tha ajo.

 

1 ORE ME PARE

Aktivisti në protestë: "Kopshti i Edenit" kushtoi 4 milionë euro, ndërkombëtarët të mbajnë qëndrim!

Minutë pas minute/ Protestuesit nuk kanë ndërmend të ndalen,
Andi Tepelena

Gjatë protestës së 29-të kundër kryeministrit Edi Rama, aktivisti Andi Tepelena ngriti akuza ndaj kreut të qeverisë, duke pretenduar se projekti i njohur si "Kopshti i Edenit" ka kushtuar rreth 4 milionë euro.

"Ai ka ndërtuar Kopshtin e Edenit. Nuk ka transparencë se si është paguar. FSHZH thotë se nuk e kemi bërë ne. Atëherë si është bërë? Rama punon me oligarkët dhe shpenzon 4 milionë euro për kapriçot e tij", u shpreh Tepelena gjatë fjalës së tij.

Aktivisti akuzoi gjithashtu qeverinë për hartimin e ligjeve që, sipas tij, cenojnë interesat e qytetarëve shqiptarë, duke pretenduar se po përgatitet një projektligj që do t'u mundësojë të huajve të përfitojnë prona në Shqipëri.

Në fund të fjalës së tij, Tepelena u bëri thirrje edhe përfaqësuesve ndërkombëtarë të mbajnë një qëndrim lidhur me situatën politike në vend.

"Ndërkombëtarët të ndajnë mendjen a janë me popullin shqiptar apo janë me Ali Babën dhe 40 hajdutët", deklaroi ai para protestuesve.

1 ORE ME PARE

Revolta kundër Ramës, protestuesi thirrje policisë: Mos provokoni, mos zbatoni urdhërat

Minutë pas minute/ Protestuesit nuk kanë ndërmend të ndalen,
Protesta

Tubimi u shoqërua me thirrje kundër kryeministrit dhe apel për të shmangur provokimet gjatë protestës...

Protesta e 29 kundër kryeministrit Edi Rama po zhvillohet këtë të diel, ku pjesëmarrësit kanë përsëritur kërkesën për largimin e kreut të qeverisë dhe kanë bërë thirrje për vazhdimin e qëndresës.

Gjatë tubimit janë dëgjuar slogane si: "Shqiptarët njëzëri kërkojnë largimin e kryeministrit", "Asnjë njeri nuk është më i madh se Shqipëria" dhe "Edi Rama, dil në bulevard. Atdheu është i yni, jo biznes privat".

Një prej protestuesve deklaroi se qëllimi i tubimit është dorëheqja e qeverisë dhe ndryshimi i sistemit që ai e cilësoi të inkriminuar. Sipas tij, pjesëmarrësit janë të vendosur të vijojnë protestën deri në arritjen e këtij objektivi.

Ai u bëri thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit të mos ndërmarrin veprime që mund të krijojnë tensione gjatë protestës, edhe në rast se marrin urdhra në këtë drejtim. Njëkohësisht, u kërkoi protestuesve të shmangin çdo reagim ndaj provokimeve, duke pretenduar se gjatë javës së fundit ato janë shtuar.

Protesta vijon në bulevard, ndërsa pjesëmarrësit kanë deklaruar se do ta vazhdojnë mobilizimin e tyre me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.

 

1 ORE ME PARE

"Edi Rama, dil në bulevard", protestuesit sfidojnë kryeministrin!

Minutë pas minute/ Protestuesit nuk kanë ndërmend të ndalen,
Foto nga protesta

Para godinës së Kryeministrisë, protestuesit sfiduan kryeministrin me thirrjen: "Edi Rama, dil në bulevard", duke i bërë thirrje që të dilte përpara qytetarëve dhe të përballej me ta.

Brohoritja u përsërit vazhdimisht gjatë marshimit, ndërsa pjesëmarrësit e artikuluan njëzëri përgjatë itinerarit nga Sheshi "Skënderbej" drejt selisë së qeverisë.

Mes duartrokitjeve dhe fishkëllimave, turma vijoi të përsëriste të njëjtën thirrje, duke e shndërruar atë në një nga sloganet kryesore të protestës. Protestuesit theksuan se kërkojnë që kryeministri të dalë përpara qytetarëve dhe të dëgjojë shqetësimet e tyre, ndërsa marshimi u zhvillua nën masa të shtuara sigurie dhe në prani të forcave të Policisë së Shtetit.

Përveç thirrjes "Edi Rama, dil në bulevard", protestuesit brohoritën edhe sloganin "Atdheu është i yni, jo biznes privat", duke vijuar marshimin drejt Kryeministrisë në kuadër të protestës së 29-të kundër qeverisë.

1 ORE ME PARE

“Edi Rama o tradhëtar, me Shqipërinë mos bëj pazar”, thirrjet e protestuesve në ditën e 29 të revoltës

Minutë pas minute/ Protestuesit nuk kanë ndërmend të ndalen,
Protesta në ditën e 29-të

Në Tiranë po zhvillohet protesta e rradhës e qytetarëve kundër kryeministrit Edi Rama dhe klaësës politike në përgjithësi, të cilën e bëjnë përgjegjëse për 36 vitet e tranzicionit shqiptar.

Marshimi nisi nga sheshi Skëndërbej dhe vijoi përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për tu ndalur te Kryeministria.

“Edi Rama o legen, prite popullin se po vjen”, “Edi Rama o tradhëtar, jep dorëheqjen sa më parë”, “Shqipëria e re”, “Ju erdhi fundi”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”, “Edi Rama o tradhëtar, me Shqipërinë mos bëj pazar”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, janë disa nga thirrjet që protestuesit kanë hedhur gjatë marshimit të tyre.

Kjo është protesta e 29 që zhvillohet pa ndërprerje ndaj Kryeministrit Edi Rama, i cili ka përjashtuar çdo opsion për t’u larguar nga zyra qeveritare, duke u shprehur se ka një “kontratë” me mbi 800 mijë votuesit shqiptarë që i dhanë mandatin e 4-rt për të drejtuar vendin.

“Dorëheqje, dorëheqje” ishte një tjetër thirrje drejtuar Kryeministrit, i cili sipas disa raportimeve ndodhet në një prej vilave qeveritare në jug të vendit.

“Edi Rama ka mbaru, ka mbaru, ka mbaru”, “Edhe Sala ka mbaru, ka mbaru, ka mbaru”, ishin të tjera thirrje të protestuesve, për të treguar revoltën jo vetëm ndaj Kryeministrit, por edhe kreut të opozitës, që konsiderohet si një “i shitur”.

 

1 ORE ME PARE

Arben Kola: Ka prova që Rama dhe Berisha kanë vjedhur Shqipërinë, t'u konfiskohet pasuria!

Minutë pas minute/ Protestuesit nuk kanë ndërmend të ndalen,
Arben Kola

Në nisje të protestës së 29-të mbarëqytetare, aktivisti Arben Kola mbajti një fjalim para protestuesve të mbledhur në Sheshin "Skënderbej", ku deklaroi se kërkesa nuk duhet të jetë më largimi i kryeministrit Edi Rama nga pushteti, por përballja e tij me drejtësinë.

"Rama ik nuk na shërben, por Rama në burg, sepse ne të gjithë besojmë se ka vjedhur dhe shitur Shqipërinë. Kemi të gjitha provat. Prandaj duhet futur në burg dhe duhet konfiskuar pasuria. Rama në burg, Berisha në burg", u shpreh Kola para protestuesve.

Deklarata e tij u prit me brohoritje nga një pjesë e të pranishmëve, ndërsa protesta vijoi më pas me marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

 

2 ORE ME PARE

Nis protesta e 29-të, qytetarët mesazh të qartë Ramës: Nuk ndalemi pa dhënë dorëheqjen!

Minutë pas minute/ Protestuesit nuk kanë ndërmend të ndalen,
Foto nga protesta

Qytetarët deklarojnë se protestat do të vijojnë deri në dorëheqjen e kryeministrit.Po ashtu ata kërkuan konfiskim të pasurisë së Ramës dhe Berishës.

Ka nisur marshimi i protestuesve nga Sheshi "Skënderbej" drejt godinës së Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 29-të të organizuar për largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Qindra qytetarë, të mbledhur fillimisht në qendër të Tiranës, iu drejtuan më pas Kryeministrisë, duke mbajtur pankarta dhe duke artikuluar thirrje kundër qeverisë. Protestuesit shprehën vendosmërinë se nuk do të tërhiqen nga aksioni i tyre, duke deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në momentin kur kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen.

Gjatë marshimit, turma brohoriti vazhdimisht sloganet "Ju erdhi fundi", "Revolucion" dhe "Shqipëri e re", thirrje që janë bërë të pranishme edhe në protestat e mëparshme. Atmosfera u karakterizua nga pjesëmarrja e qytetarëve që mbanin flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe kundër qeverisë.

Një prej tyre shkruante: "Ramë, në Europë nuk shkohet duke u sjellë si Erdogan, Putin dhe Xi."

Po ashtu qytetarët brohoritën vazhdimisht slogane kundër qeverisë si "Shqipëria kërkon revolucion", "Poshtë diktatura", etj.

Gjatë marshimit, një grup turistësh nga Irlanda iu drejtuan protestuesve, duke u thënë se protesta e tyre i kishte frymëzuar. Deklarata e tyre u prit me duartrokitje dhe brohoritje nga pjesëmarrësit në tubim.

Në tubim u dëgjuan edhe thirrje të drejtuara ndaj figurave politike si Sali Berisha dhe Ilir Meta. Në grup protestuesish brohoriti: "O Ilir, o legen, prite Salën që po vjen", ndërsa slogane të tjera vijuan gjatë gjithë tubimit. Më pas vijuan me thirrjen: "Edi Rama, o pallosh, do të hedhim në kosh”.

Organizatori Arben Kola iu drejtua pjesëmarrësve me një apel për qetësi, duke u kërkuar të mos bien pre e provokimeve dhe të ruajnë karakterin paqësor të protestës. Ai i ftoi protestuesit të vijojnë marshimin në mënyrë të organizuar dhe të shmangin çdo incident.

Sipas deklaratave të disa protestuesve, qëllimi i tubimit është të ushtrohet presion ndaj qeverisë për ndryshim politik. Ata u shprehën se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesës së tyre kryesore, largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.

Marshimi po zhvillohet nën mbikëqyrjen e forcave të Policisë së Shtetit, të cilat kanë marrë masa për mbarëvajtjen e tubimit dhe menaxhimin e qarkullimit në akset kryesore të kryeqytetit.

Protesta e kësaj të diele shënon tubimin e 29-të radhazi të organizuar me fokus kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se aksioni opozitar do të vijojë edhe në ditët në vijim.

2 ORE ME PARE

Turistët irlandezë i bashkohen protestës: Po frymëzojnë mbarë Europën!

Minutë pas minute/ Protestuesit nuk kanë ndërmend të ndalen,
Turistë irlandezë


Vijoi edhe në ditën e 29 protesta e mijëra qytetarëve kundër qeverisë Rama. Në nisje të marshimit nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë folën edhe një grup turistësh nga Irlanda.

Ata u shprehën se shqiptarët me protestën e tyre po frymëzojnë mbarë Europën, duke theksuar se ndjehen krenarë për vendin tonë dhe protestën.

Turistja irlandez: Jemi krenar për Shqipërinë po mbajnë një qëndrim global por inspirojnë njerëzit kudo në Europë, kjo është nata e fundit në Shqipëri

Turistja tjetër: Jemi krenar atë që po bën Shqipëria të mbrojë vendin.

Turistja: Protesta është në gjakun tonë. E drejta njerëzore është në gjakun tonë. Kryeministrat shkojnë e vijnë.

 
2 ORE ME PARE

“Nuk tërhiqemi”, nismëtari i protestës: Ramës ia ulëm armët, do e rrëzojmë paqësisht

Minutë pas minute/ Protestuesit nuk kanë ndërmend të ndalen,
Ilir Xhemalaj

Sot zhvillohet protesta e 29 rradhazi kundër Kryeministrit Edi Rama. Në formën e një revolucioni të pagëzuar me emrin “flamingo”, qytetarët prej pothuajse 1 muaji kërkojnë largimin e Ramës si Kryeministër, ndërsa reagimi i tyre është edhe një revolt ndaj klasës politike në tërësi, që konsiderohet përgjegjëse për gjendjen ku ndodhet vendi.

Një prej nismëtarëve të protestës, Ilir Xhemalaj, në një intervistë në Neës24, tha se protesta nuk do të ndalet.

Ai tha se protestat do të vazhdojnë çdo ditë, ndërsa trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, është i informuar lidhur me 5 pikat e parashtruara pak ditë më parë nga protestuesit.

“Ne jemi të interesuar që zërin e popullit shqiptar ta çojmë sa më lart në të gjitha institucionet diplomatike. Nesër do të vijnë një grup europarlamentarësh kryesisht të partive të gjelbër. Forca jonë është ai shesh dhe ne nuk do ta lëshojnë atë shesh.

Kjo protestë nuk duhet të përshkallëzojnë në dhunë dhe kjo ka bërë që kryeministri të ulë armët e tij. Në pushtet ka ardhur nga një protestë ku kishim katër të vrarë”, tha ai.

Ai akuzoi Ramën dhe mbështetësit e tij për mendësi komuniste.

"Kanë mendësi komuniste, të bëjnë biografinë deri në brezin e shtatë. Tipar i liderit diktatorial. nuk duhet të merret me protestuesit, ata janë të qetë. lejojmë këdo që të flasë dhe të artikulojë mendimet e tija", tha ai. 

 

Lini një Përgjigje