TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES23 Qershor 2026, 20:30

Minutë pas minute/ Qytetarët 24 ditë revoltë, mijëra persona derdhen sërish në shesh kundër kastës politike

Shkruar nga Pamfleti
22 MINUTA ME PARE

Oshtijnë rrugët e Tiranës, protestuesit nuk ndalin marshimin

Minutë pas minute/ Qytetarët 24 ditë revoltë, mijëra
Pamje nga protesta

Marshimi i protestës së 24-t për një “Shqipëri të Re” po vijon në rrugët e Tiranës, ndërsa kolona e protestuesve ka mbërritur pranë Hotel Tiranës.

Me pankarta në duar dhe nën thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike, qytetarët po vazhdojnë ecjen në qendër të kryeqytetit, duke përsëritur sloganet që kanë shoqëruar protestat e ditëve të fundit.

“Rama ik”, “Rama në burg”, “Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi”, “Jepe dorëheqjen” dhe “Shqipëri e Re” janë disa nga thirrjet që dëgjohen gjatë marshimit.

Protestuesit deklarojnë se lëvizja e tyre nuk është më vetëm kundër projektit në Zvërnec, por kundër një sistemi politik që, sipas tyre, ka humbur lidhjen me qytetarët.

Edhe sot ata kanë përsëritur kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e qeverisë, krijimin e një qeverie teknike tranzitore dhe ndryshime kushtetuese që, sipas tyre, do t’i japin fund krizës politike në vend.

29 MINUTA ME PARE

Lubonja i përgjigjet Ramës nga protesta: F*ck You!

Minutë pas minute/ Qytetarët 24 ditë revoltë, mijëra
Lubonja në protestë

Analisti dhe publicisti i njohur, Fatos Lubonja, i është bashkuar sot protestës së 24-t radhazi para Kryeministrisë, duke u bërë një nga figurat publike më të spikatura që ka mbështetur nga afër lëvizjen qytetare kundër qeverisë.

I pranishëm mes protestuesve, Lubonja u shfaq me një flamingo rozë në dorë, simbol që është kthyer në një nga elementët më të përdorur në protestat e fundit, si dhe me një pankartë ku shkruhej: “F*ck You! Jep dorëheqjen”.

Mesazhi në pankartë është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama.

Sot, në një intervistë për prestigjiozen britanike Financial Times, Rama përdori shprehjen “F*ck you” ndaj atyre që e akuzojnë si drejtues të një sistemi të korruptuar dhe si frymëzues të zhvillimeve politike që po tronditin vendin.

Pikërisht këtë shprehje duket se ka zgjedhur të rikthejë sot Lubonja, por kësaj radhe të shoqëruar me një kërkesë të qartë politike: “Jep dorëheqjen”.

Minutë pas minute/ Qytetarët 24 ditë revoltë, mijëra

47 MINUTA ME PARE

Marshimi i protestuesve, qytetarët “rrethojnë” Parlamentin

Minutë pas minute/ Qytetarët 24 ditë revoltë, mijëra
Protesta te Parlamenti
Protesta e qytetarëve kundër Kryeministrit Edi Rama dhe kastës politike 36-vjeccare është zhvendosur nga Kryeministria te Parlamenti. Mijëra protestues vijuan marshimin në rrugët e Tiranës, duke u zhvendosur te Parlamenti, ku qëndruan për gati 10 minuta nën thirrjet “Ju erdhi fundi”.

Të rinjtë me flamuj kombëtar në duar dhe nën thirrjet “Revolucion, revolucion” bllokuan rrugën George W.Bush, në krah të Parlamentit.

Minutë pas minute/ Qytetarët 24 ditë revoltë, mijëra

“O Edvin, o idiot shif sa veta jemi sot”, ishte një tjetër thirrje që është pasuar nga ajo tashmë e kthyer në një refren “Rama jepe dorëheqjen”.

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës.

49 MINUTA ME PARE

“Rama, Rama, f*ck you”, protestuesit i përgjigjen kryeministrit me të njëjtën gjuhë

Minutë pas minute/ Qytetarët 24 ditë revoltë, mijëra

Vijon marshimi i protestës së 24-të në rrugët e Tiranës, ndërsa protestuesit janë stacionuar tashmë përpara godinës së Parlamentit, ku kanë vijuar me thirrje dhe slogane kundër qeverisë.

Mes brohoritjeve më të forta të dëgjuara gjatë tubimit ka qenë slogani “Rama, Rama, f*ck you”, të cilin qytetarët e kanë përdorur si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama në intervistën e fundit për “Financial Times”.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe largimin e qeverisë, ndërsa kanë deklaruar se do të vazhdojnë protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Thirrja e protestuesve lidhet me deklaratën e Ramës, i cili, duke iu përgjigjur akuzave për drejtimin e një sistemi të korruptuar, u shpreh: “Njerëzit thonë se unë jam drejtuesi i gjithë kësaj. U them ‘fuck you’. Kaq e thjeshtë. Nuk më takon mua të provoj se nuk jam ‘Kumbari’, por atyre t’u takojë të provojnë se jam ‘Kumbari’”.

Në ditën e 24-t të protestave, qytetarët kanë marshuar në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin dhe duke bërë thirrje që më shumë shqiptarë t’i bashkohen lëvizjes së tyre.



59 MINUTA ME PARE

Protestuesit bllokojnë rrugët kryesore të Tiranës, nuk ndalen thirrjet kundër Ramës

Minutë pas minute/ Qytetarët 24 ditë revoltë, mijëra

Protesta e 24-të kundër qeverisë vijon me marshim në rrugët e kryeqytetit, ndërsa protestuesit kanë bllokuar disa akse kryesore dhe po bëjnë thirrje për bashkimin e qytetarëve në kauzën e tyre.

Rrugët e Tiranës vijojnë të mbushen me protestues, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë marshimit të tyre, protestuesit kanë bllokuar disa nga rrugët kryesore të Tiranës, duke paralizuar përkohësisht qarkullimin në disa zona të qytetit. Aktualisht, ata po lëvizin në drejtim të Rrugës së Elbasanit me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, duke iu drejtuar Parlamentit.

Thirrjet kundër qeverisë nuk kanë ndaluar gjatë gjithë protestës. Mes sloganeve më të dëgjuara janë “Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëri e re” dhe “Bashkohuni me ne”, ndërsa protestuesit u bëjnë thirrje qytetarëve të tjerë t'i bashkohen lëvizjes.

Në tubim marrin pjesë fëmijë, të rinj, gra, burra dhe të moshuar, të cilët shprehen të vendosur se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre, duke e konsideruar largimin e kryeministrit si një kërkesë të panegociueshme.

1 ORE ME PARE

“Kam marrë mesazhe kërcënuese”, protestuesi i drejtohet Ambasadës Amerikane: Kështu e trajtoni rininë shqiptare?

Minutë pas minute/ Qytetarët 24 ditë revoltë, mijëra

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit para Kryeministrisë deklaroi se, pak orë përpara protestës, kishte marrë mesazhe dhe telefonata anonime me përmbajtje kërcënuese, për shkak të angazhimit të tij në protestat qytetare.

Duke folur para pjesëmarrësve, ai tha se nuk beson të jetë i vetmi person që ka marrë mesazhe të tilla dhe se presioni ndaj protestuesve nuk do ta ndalë pjesëmarrjen e tyre në tubime.

Protestuesi u shpreh se kishte vendosur të mos fliste për komunikimet private që kishte marrë, por të përcillte një mesazh publik nga podiumi i protestës.

“Para disa orësh kam marrë disa mesazhe dhe telefonata kërcënuese anonime. Besoj se edhe shumë të tjerë, nuk jam i vetmi që kam marrë. Mesazhe kërcënuese për protestën time paqësore për këtë popull”, tha ai.

Më tej, ai theksoi se pavarësisht çdo forme presioni apo intimidimi, protestuesit do të vijojnë të qëndrojnë në shesh deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Protestuesi shtoi gjithashtu se nuk kishte ardhur për të lexuar mesazhe private, por për t'i drejtuar një mesazh publik kujtdo që përpiqet të frikësojë qytetarët.

“Por unë sot nuk vij me mesazhe private. I bëj një mesazh publik. Ne këtu do të qëndrojmë, këtu do të protestojmë, derisa kërkesat tona të plotësohen”, u shpreh protestuesi.

Në fund të fjalës së tij, i riu ngriti pretendimin se personat që e kishin kontaktuar paraqiteshin si përfaqësues ose flisnin në emër të Ambasadës Amerikane në Tiranë, duke iu drejtuar publikisht institucionit diplomatik.

“Dhe diçka të fundit, mesazhet pretendonin se ishin nga Ambasada Amerikane. T’ju bëj një pyetje Ambasadës Amerikane, kështu e trajtoni ju rininë shqiptare? Me kërcënime? Me intimidime?”, tha ai.

1 ORE ME PARE

Revolta anti-Rama, turisti u bashkohet protestuesve: Është magjike, luftoni korrupsionin

Minutë pas minute/ Qytetarët 24 ditë revoltë, mijëra
Turisti i drejton mesazh protestuesve

Sot është zhvilluar protesta e 24 rradhazi kundër Kryeministrit Edi Rama, teksa mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e tij. Protestat po tërheqin vëmendjen edhe të turistëve, që duket se i shohin si atraksione, por jo vetëm.

Njëri prej tyre ka zgjedhur të marrë megafonin dhe t’I drejtohet qytetarëve me një mesazh.

Ai e cilësoi si magjike protestën, ndërsa tha se Shqipëria nuk është në shitje, një nga mesazhet që shkruhet vazhdimisht në pankartat që mbajnë protestuesit që nga dita e parë e nisjes së tyre.

“Për të gjithë njerëzit në botë, ejani në Shqipëri, është magjike. Ejani të ndihmoni… Luftoni korrupsionin, oligarkët, mbroni natyrën. Shqipëria nuk është në shitje”, u shpreh turisti.

2 ORE ME PARE

“Tregohu burrë dhe largohu”, protestuesi 'shpërthen' ndaj Ramës: Nuk je pronar i jetës sime dhe të fëmijëve të mi!

Minutë pas minute/ Qytetarët 24 ditë revoltë, mijëra

Fjalime të forta janë mbajtur gjatë protestës së 24-të para Kryeministrisë, ku qytetarë të ndryshëm shprehën pakënaqësinë ndaj qeverisjes dhe situatës politike në vend.

Një prej protestuesve, emigrant i kthyer në Shqipëri, tha se prej dekadash Shqipëria dominohet nga të njëjtët emra politikë dhe se qytetarët kanë treguar një qëndresë të jashtëzakonshme në kërkesën e tyre për ligj dhe shtet.

“Jam një emigrant i kthyer. Unë isha 2 vjeç kur në këtë shesh në këtë vend u bë protesta e parë për ndryshime politike, kur Berisha erdhi në pushtet. Djali im sot është 10 vjeç, Berisha do akoma pushtet. Isha 10 vjeç kur Rama erdhi në pushtet, Rama ende sot do pushtet. Falenderoj çdonjërin prej jush në shesh, askush nuk e mendonte që në 36 vite shqiptarët do të tregonim kaq qendrueshmëri dhe që e duam ligjin dhe shtetin”, u shpreh ai.

Tubuesi iu drejtua kryeministrit me tone të ashpra, duke e akuzuar për dëmtimin e demokracisë dhe sjellje arrogante ndaj qytetarëve. Ai deklaroi se 'kryeministri sillet si zotërues i vendit dhe i qytetarëve, ndërsa theksoi se Shqipëria ndërtohet nga puna e njerëzve të saj'.

“Ai mendon se është i zgjedhur. Listen to me you son of the bitch. Dil i pastër jashtë pushtetit. Ti e di kush të ka votuar, ti ke vrarë demokracinë e sillës si pronar. Nuk je pronar i jetës sime, i fëmijëve të mi dhe Shqipërisë. Rama unë jam përballur me gjobat e tua, por kjo nuk është personale, ka të bëjë me lirinë e këtij populli. Nëse mburresh se po bëhet Shqipëria, po e bëjmë ne jo ti. Ju jeni pengesa”, tha protestuesi.

Në protestë foli edhe një vajzë e re, e cila tregoi se kishte pasur mundësinë të studionte në Shtetet e Bashkuara me bursë të plotë, por kishte zgjedhur të qëndronte në Shqipëri.

“Pas gjimnazit më doli e drejta e studimit në Amerikë me 100% bursë, por vendosa të qëndroj në vendin tim. Vite më vonë, shqiptarët po tregojnë që ka ende shpresë. Sytë po shohin që ka në mesin tonë burra e gra sypatrembur që u vlon gjakun për Shqipërinë!”, u shpreh vajza.

Në fund të fjalës së saj, ajo bëri thirrje për bashkim dhe mobilizim më të gjerë qytetar.

“Ka ardhur koha që plagët të shërohen dhe autorët gjakatarë ta paguajnë njëherë e mirë! Le të bjerë zemërimi i shqiptarëve në krye të zuzarëve! Kryeministri po zvogëlohet i trembur! Ka ardhur koha për një lëvizje mbarëkombëtare! Ai kolltuku ku ke hipur është trikëmbëshi që populli varet përditë!”, tha protestuesja.

 

2 ORE ME PARE

Nga Korça në Gjirokastër, qytetarët dalin në shesh kundër qeverisë

Minutë pas minute/ Qytetarët 24 ditë revoltë, mijëra

Protesta kundër qeverisë nuk është kufizuar vetëm në kryeqytet. Ndërsa mijëra qytetarë janë mbledhur në Tiranë në protestën e 24-të masive, tubime dhe manifestime mbështetëse janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit.

Në Korçë, qytetarët janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të shprehur solidaritetin me protestuesit në Tiranë dhe për t'u bashkuar me kërkesat për ndryshim politik. Gjatë tubimit, disa prej pjesëmarrësve ngritën edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Bozdovecit, duke kërkuar që ajo të shpallet “Park Kombëtar”.

Në Gjirokastër, qytetarët dolën gjithashtu në protestë me pankarta dhe mesazhe kundër qeverisë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj situatës në vend dhe duke iu bashkuar thirrjeve për dorëheqjen e kryeministrit.

Një nga pankartat e mbajtura nga protestuesit në Gjirokastër mbante mesazhin: “Qeveri e korruptuar”, duke sintetizuar një prej kritikave kryesore të artikuluara gjatë protestave.

Qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama, ndërsa organizatorët e konsiderojnë protestën e Tiranës si kulmin e një mobilizimi qytetar që ka zgjatur prej më shumë se tre javësh.

Sipas protestuesve, lëvizja ka tejkaluar tashmë kërkesat e saj fillestare dhe është shndërruar në një reagim më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe emigrimit të vazhdueshëm të të rinjve.

Pjesëmarrja e qytetarëve nga diaspora në protestat e ditëve të fundit shihet gjithashtu si tregues i pakënaqësisë që, sipas organizatorëve, shtrihet përtej kufijve të Shqipërisë.

2 ORE ME PARE

“Koha për një lëvizje mbarëkombëtare”, studentja mesazh Ramës: Na vlon gjaku për Shqipërinë

Minutë pas minute/ Qytetarët 24 ditë revoltë, mijëra
Pamje nga protesta në ditën e 24-t

Me mijëra qytetarë po vijojnë protestat kundër Kryeministrit Edi Rama, teksa kërkojnë dorëheqjen e tij. Nën thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “Rama jepe dorëheqjen”, megafonin e protestës në ditën e 24 të saj po e marrin emigrantë dhe studentë, që përcjellin mesazhet e tyre.

Një e re, studente, duke iu drejtuar Edi Ramës tha se duhet të largohet nga zyra e Kryeministrit pasi këtë e kërkon sot populli. Ajo shprehu vendosmërinë për të vijuar protestën deri në largimin e Edi Ramës.

“Pas gjimnazit më doli e drejta e studimit në Amerikë me 100% bursë, por vendosa të qëndroj në vendin tim. Vite më vonë, shqiptarët po tregojnë që ka ende shpresë. Sytë po shohin që ka në mesin tonë burra e gra sypatrembur që u vlon gjakun për Shqipërinë! Ka ardhur koha që plagët të shërohen dhe autorët gjakatarë ta paguajnë njëherë e mirë! Le të bjerë zemërimi i shqiptarëve në krye të zuzarëve! Kryeministri po zvogëlohet i trembur!

Ka ardhur koha për një lëvizje mbarëkombëtare që nis tani dhe përfundon me rrëzimin e të gjithë kësaj klase politike. Ka ardhur koha që plagët e ndërmarra ndër vite të shërohen . i dukej vetja Zot, por po zvogëlohet dita ditës ky kryeministër”, u shpreh ajo.

 

2 ORE ME PARE

“Nuk jemi për asnjë parti, jemi këtu për Shqipërinë”, mesazhi i fortë i protestuesve nga sheshi

Minutë pas minute/ Qytetarët 24 ditë revoltë, mijëra

Mes pjesëmarrësve që morën fjalën në protestën e 24-të para Kryeministrisë ishte edhe një protestuese, e cila theksoi se qytetarët e mbledhur në shesh nuk përfaqësojnë asnjë forcë politike dhe nuk janë të motivuar nga bindje fetare apo qëndrime kundër ndonjë shteti.

Sipas saj, protesta është një bashkim qytetarësh që kanë vendosur të ngrihen për të ardhmen e vendit dhe për të kërkuar ndryshim.

“Të gjithë ne këtu që jemi në shesh nuk jemi për asnjë parti politike, nuk jemi kundër asnjë shteti, nuk jemi as për përkrahje dhe as kundërshti fetare. Kultura na ka treguar se jemi tolerant ndaj feve. Për të drejtën e përbashkët jemi bashkë, pa asnjë kusht dhe kriter. Këtu në shesh jemi për vendin tonë, për atdheun tonë. Për të ardhmen tonë që meritojmë. Kur përmend mëmëdheun, ndjej një mëmë që i ka fëmijët e saj larg. Mos ta lëmë mëmëdheun tonë, të qëndrojmë bashkë, do ja dalim”, tha protestuesja.

Një tjetër pjesëmarrës në tubim deklaroi se protesta ka hyrë në një fazë të re dhe se qytetarët janë më të vendosur se kurrë për të vijuar mobilizimin e tyre.

“Pas 24 ditësh ne jemi më të vendosur se ditën e parë. Sigurisht edhe kryeministri është shumë më i dobët se ditën e parë. Dhe ne jemi më të fortë. Do të jemi këtu derisa ai të mos jetë më këtu. Kjo protestë ka bashkuar qytetarë që nuk ndajnë të njëjtat bindje politike, por janë të gjithë bashkë kundër këtij kryeministri. Ka shkatërruar gjithçka, dhe të gjithë duhet të ngrihet përballë tij”, u shpreh protestuesi.

Protesta e 24-të po zhvillohet para Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe largimin e qeverisë.

2 ORE ME PARE

Diaspora sërish në shesh, protestuesi: Më 4 korrik emigrantët zbarkojnë në Tiranë

Minutë pas minute/ Qytetarët 24 ditë revoltë, mijëra

Qytetarët janë mbledhur edhe këtë të martë përpara Kryeministrisë në protestën e tyre të 24-t radhazi, duke ritheksuar kërkesat për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Tubimi, i cili nisi fillimisht si një reagim kundër projektit në Zvërnec, është shndërruar tashmë në një lëvizje më të gjerë qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike. Edhe në ditën e 24-t, protestuesit kanë përsëritur kërkesat e tyre kryesore, duke nisur me dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe krijimin e një qeverie teknike tranzitore.

Gjatë fjalimeve të mbajtura para protestuesve, organizatorët deklaruan se mobilizimi nuk do të ndalet dhe se protestat do të vijojnë edhe në javët në vazhdim.

Një nga momentet që u prit me duartrokitje nga të pranishmit ishte njoftimi për rikthimin e diasporës shqiptare në protestë.

Sipas organizatorëve, pas mesazheve të shumta të mbërritura nga emigrantët shqiptarë, më 4 korrik pritet një pjesëmarrje e gjerë e diasporës në Tiranë.

“Kam një njoftim. Qëndrestarët dolën me disa pika. Kemi marrë shumë mesazhe nga diaspora dhe më datë 4 korrik e gjithë diaspora do të jetë këtu”, deklaroi një nga folësit gjatë protestës.

Organizatorët e konsideruan këtë si një moment të rëndësishëm për lëvizjen qytetare, duke theksuar se mbështetja e shqiptarëve jashtë vendit po rritet nga dita në ditë.

Protestuesit kanë paralajmëruar se do të vijojnë të mblidhen çdo ditë para Kryeministrisë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa 4 korriku pritet të jetë një nga datat kyçe të mobilizimit, me pjesëmarrjen e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

2 ORE ME PARE

Rama i publikoi foton, protestuesi i përgjigjet nga sheshi: Ne jemi bashkë, ti je i vetëm!

Minutë pas minute/ Qytetarët 24 ditë revoltë, mijëra

Qytetarët vijojnë protestën e tyre të 24-të përpara Kryeministrisë, duke përsëritur kërkesën që e cilësojnë të panegociueshme: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Tubimi vjen në një ditë kur kryeministri publikoi në rrjetet sociale fotografinë e një protestuesi, duke e shoqëruar me komente lidhur me protestën. Kjo solli reagime nga pjesëmarrësit në shesh, ndërsa një prej tyre,vetë i riu Erlis Sina, iu përgjigj drejtpërdrejt kreut të qeverisë.

Në fjalën e tij para protestuesve, Sina akuzoi Ramën për përçarje dhe etiketime ndaj qytetarëve që marrin pjesë në protestë, duke bërë thirrje për bashkim përtej bindjeve politike.

“Nuk mund të jem mik i Ramës sepse ka tradhtuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Edi Rama nuk jam si ti. 24 ditë je munduar të na përçash, je munduar të na etiketosh, si të çamëve, të grekëve apo të PD. Ne jemi të gjithë shqiptarë. Për ne Shqipëria është e para. Unë jam me këtë shesh të gjithë plotë. T’i je i vetëm. Dhe kështu i vetëm do largohesh nga ajo zyrë dhe do shkosh në burg…Bëhuni bashkë, lërini përkatësitë partiake, sot ka ardhur dita të largojmë Ramës”, ai.

Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë mobilizimin e tyre deri në realizimin e kërkesave të shpallura, ndërsa protesta e 24-të po zhvillohet mes thirrjeve për dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshim të qeverisjes.

Minutë pas minute/ Qytetarët 24 ditë revoltë, mijëra

 

2 ORE ME PARE

Sulmet ndaj Goxhajt, protestuesit i rendisin sërish kërkesat Ramës: Dorëheqja jote, e panegociueshme

Minutë pas minute/ Qytetarët 24 ditë revoltë, mijëra
Dritan Goxhaj sot në protestë

Protestuesit i përgjigjen Ramës: Këto nuk janë kërkesat e një njeriu, por të të gjithëve...

Në ditën e 24-t të protestës qytetare, pjesëmarrësit ritheksuan se kërkesat e lexuara një ditë më parë nuk i përkasin një individi, por përfaqësojnë qëndrimin e të gjithë protestuesve

Protesta qytetare para Kryeministrisë ka hyrë sot në ditën e saj të 24-t, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë zgjedhur të ritheksojnë publikisht kërkesat e tyre, pas debatit të krijuar gjatë ditëve të fundit rreth Dritan Goxhajt, i cili lexoi deklaratën e protestës.

Në nisje të tubimit, protestuesit deklaruan se kërkesat e shpallura nuk janë qëndrime personale të një individi, por përfaqësojnë vullnetin e të gjithë atyre që prej më shumë se tre javësh po protestojnë në qendër të Tiranës.

Madje, gjatë fjalës së mbajtur para turmës, u theksua se sulmet ndaj personave që kanë lexuar deklaratën nuk ndryshojnë përmbajtjen e saj dhe nuk zbehin arsyet pse qytetarët vijojnë të dalin çdo ditë në shesh.

“Për të gjithë njerëzit, ndërkohë dhe kryeministrin, që u mor personalisht me disa prej nesh, po e bëjmë të udhës që ta lexojmë çdo ditë dhe t’ia kujtojmë atij pse jemi për të 24-tën ditë në shesh”, u deklarua para protestuesve.

Më pas u lexuan sërish kërkesat kryesore të protestës, të cilat nisën me kërkesën për largimin e qeverisë aktuale.

Teksti i plotë i deklaratës së lexuar në protestë

Për të gjithë njerëzit, ndërkohë dhe kryeministrin, që u mor personalisht me disa prej nesh, po e bëjmë të udhës që ta lexojmë çdo ditë dhe t'ia kujtojmë atij pse jemi për të 24-tën ditë në shesh.

Kjo deklaratë publike sqaron edhe një herë protestuesit, gjithë bashkëkombasit tanë, qoftë ata që janë këtu fizikisht, e ata që janë larg nesh. Por ne e dimë se ata na mbështesin me zemër dhe mendje. Se kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore kërkon sa më poshtë:

Një. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe gjithë qeverisë!

Dy. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jo partiake, për jo më pak se 12 muaj!

Sigurisht që kërkojmë edhe ndryshime kushtetuese, si dhe miratimin e tyre me referendum.

Këto ndryshime kushtetuese përfshijnë:

-Ndryshimin e kodit zgjedhor që ka marrë peng vendin prej vitit 2008!

-Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike, sepse përmes këtij ligji paratë e krimit dhe drogës financojnë partitë politike dhe na mbajnë peng neve!

-Kufizimin e ushtrimit të detyrës për kryeministrin; asnjë kryeministër nuk mund të mbajë më shumë se dy mandate në pushtet!

Sigurisht, paralelisht me këto, nuk harrojmë kërkesat që janë këtu prej fillimit. Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë:

-Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura!

-Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore!

-Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si paketa e anti-shpifjes!

-Dhe shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor të investitorit strategjik që na ka marrë të gjitha tokat!

3 ORE ME PARE

24 ditë revoltë, ish-zv. ambasadori i OSBE-së i bashkohet protestës kundër Ramës

Minutë pas minute/ Qytetarët 24 ditë revoltë, mijëra
Ish-zëvendësambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Wilton

Protesta e 24-të masive kundër qeverisë ka tërhequr këtë të martë pjesëmarrës nga shtresa dhe profile të ndryshme të shoqërisë, ndërsa mes protestuesve është vënë re edhe ish-zëvendësambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Wilton.

Prania e tij në tubimin që po zhvillohet në kryeqytet është konsideruar nga organizatorët si një tjetër sinjal i zgjerimit të mbështetjes ndaj lëvizjes qytetare që prej javësh po kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Protesta, e cila ka hyrë në ditën e saj të 24-t, konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas më shumë se tre javësh demonstrata të pandërprera.

Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve, lëvizja ka tejkaluar tashmë kërkesat fillestare dhe është shndërruar në një protestë më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe emigrimit të vazhdueshëm të të rinjve.

Në protestë janë bashkuar gjithashtu qytetarë të ardhur nga diaspora, duke reflektuar, sipas organizatorëve, një pakënaqësi që shkon përtej kufijve të Shqipërisë dhe prek shqiptarët kudo që jetojnë.

3 ORE ME PARE

“Rama jep dorëheqjen”, “Revolucion”/ Mbushet sërish sheshi para Kryeministrisë, qytetarët nuk ndalin revoltën

Minutë pas minute/ Qytetarët 24 ditë revoltë, mijëra

Qytetarët marshuan drejt Kryeministrisë në kuadër të protestës së 24-t masive kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Me flamuj kuqezi dhe pankarta në duar, protestuesit përshkuan Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa kanë artikuluar thirrje kundër kreut të qeverisë.

Mes sloganeve më të dëgjuara gjatë marshimit ishin: “Edi Rama o legen, prite popullin se po vjen”, “Edi Rama ka mbaru”, “Rama jep dorëheqjen”, “Dorëheqje”, “Shqipëri e re”, “Revolucion” dhe “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, "Rama në burg, Berisha në burg".

Kjo shënon ditën e 24-t të protestave të njëpasnjëshme, të cilat organizatorët i konsiderojnë si një lëvizje qytetare kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe problemeve të akumuluara ndër vite.

Para nisjes së marshimit, organizatorët lexuan kërkesat që i cilësojnë si legjitime dhe të panegociueshme. Në krye të tyre qëndron dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama dhe e gjithë qeverisë.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor, e cila sipas tyre duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Një tjetër kërkesë lidhet me ndryshimet kushtetuese, ku kërkohet që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë përpara ligjit dhe që ndryshimet kryesore të miratohen përmes referendumit popullor. Në këtë paketë përfshihen ndryshimi i Kodit Zgjedhor, ndryshimi i ligjit për financimin e partive politike dhe kufizimi i mandatit të kryeministrit në jo më shumë se dy mandate gjatë gjithë jetës.

Organizatorët ritheksuan gjithashtu kërkesat e mëparshme, duke kërkuar anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e paketës së njohur si “Pakti i Maleve”, si dhe heqjen e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike.

Sipas protestuesve, lëvizja do të vazhdojë në mënyrë paqësore deri në realizimin e plotë të këtyre kërkesave.

3 ORE ME PARE

"Duam të rrethojmë Parlamentin", përplasje mes protestuesve në nisje të marshimit

Minutë pas minute/ Qytetarët 24 ditë revoltë, mijëra
Zonja që u përfshi në debat

Protesta qytetare ka hyrë sot në ditën e saj të 24-t, duke konfirmuar shndërrimin e saj nga një lëvizje kundër projektit në Zvërnec në një revoltë më të gjerë kundër qeverisë dhe klasës politike në tërësi.

Por në nisje të marshimit nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë nuk munguan as tensionet mes vetë protestuesve.

Një debat i hapur u regjistrua mes njërit prej organizatorëve të protestës, Arben Kola, dhe një qytetareje pjesëmarrëse në tubim.

Teksa Kola po u drejtohej protestuesve me megafon, duke deklaruar se politikanët duhet të përballen me drejtësinë, qytetarja ndërhyri duke kundërshtuar mënyrën se si po organizohej protesta.

Nuk është revoltë kjo, jo me paqe. T’i dalim përballë atij, unë jam e para. Erdhën emigrantët dhe i përzutë, nuk i latë të flisnin. Bëtë rrëmujë aty, se isha aty”, dëgjohet të thotë ajo.

Më tej, protestuesja ngriti edhe kundërshtime për itinerarin e marshimit, duke kërkuar që protesta të mos drejtohej drejt Kryeministrisë, por drejt Parlamentit.

Ne duam të ikim te Parlamenti. Pse na drejtoni te Kryeministria? Ne duam të rrethojmë Parlamentin”, deklaroi ajo.

Nga ana tjetër, organizatorët vijuan me planin e parashikuar, duke drejtuar protestuesit drejt godinës së Kryeministrisë, ku po zhvillohet tubimi i radhës.

Debati i regjistruar në nisje të marshimit duket se pasqyron edhe diskutimet që kanë shoqëruar protestën ditët e fundit, ku një pjesë e pjesëmarrësve kërkojnë forma më të forta presioni ndaj institucioneve, ndërsa organizatorët kanë këmbëngulur në ruajtjen e karakterit paqësor të lëvizjes.

Pavarësisht përplasjes verbale, marshimi vijoi normalisht drejt Kryeministrisë, ndërsa qindra qytetarë iu bashkuan protestës së 24-t kundër qeverisë.

3 ORE ME PARE

Dita e 24 e revoltës qytetare, mijëra në marshim drejt Kryeministrisë: Rama dorëhiqu

Minutë pas minute/ Qytetarët 24 ditë revoltë, mijëra

“Rama jepe dorëheqjen”, “Rama n’burg, Berisha n’burg” janë dy thirrjet më të shpejta gjatë protestave që nisën në ditën e fundit të majit dhe vijojnë pa ndalim, teksa protestuesit kanë formuar edhe një deklaratë me kërkesa të qarta drejtuar Edi Ramës që i kërkohet dorëheqja dhe krijimi i një qeverie tranzitore, me mandat 1 vjeçar, për përmbushjen e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme...

Mijëra qytetarë u bashkuan sërish në sheshin Skënderbej dhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në ditën e 24 të protestës kundër kastës politike 36-vjeçare, siç shprehen ato, ndërsa lajtmotivi i të gjitha tubimeve është thirrja drejtuar Kryeministrit “Rama jepe dorëheqjen”.

"Edi Rama o tradhëtar, jep dorëheqjen sa më parë", është thirrja e protestuesve, teksa marshojnë përgjatë bulevardit në drejtim të Kryeministrisë. Gjithashtu një thirrje drejtuar klasës politike është: "Ju erdhi fundi", që pasohet nga thirrja tashmë e njohur "Rama jepe dorëheqjen". 

Qytetarët prej ditësh sfidojnë temperaturat e larta të motit vijojnë protestat, duke treguar qëndresë dhe vendosmëri, ndërsa pjesa më e madhe e tyre kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Protesta është pagëzuar si “revolucioni flamendo” ndërsa e veçanta e tyre është se qytetarët protestojnë paqësisht duke shmangur incidentet apo provokimet.

“Rama jepe dorëheqjen”, “Rama n’burg, Berisha n’burg” janë dy thirrjet më të shpejta gjatë protestave që nisën në ditën e fundit të majit dhe vijojnë pa ndalim, teksa protestuesit kanë formuar edhe një deklaratë me kërkesa të qarta drejtuar Edi Ramës që i kërkohet dorëheqja dhe krijimi i një qeverie tranzitore, me mandat 1 vjeçar, për përmbushjen e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Kur të duatrokasin janë popull, kur protestojnë janë të përdorur”, është një nga pankartat që shfaqet në protestën e sotme, që duket se ironizon qëndrimet dhe etiketimet që Edi Rama iu ka vendosur protestuesve.

Minutë pas minute/ Qytetarët 24 ditë revoltë, mijëra

Protestat kanë krijuar një situatë aspak të këndshme për Kryeministrin Rama, i cili pasi evidentoi si armikun e rradhës “algoritmin” e rrjeteve sociale, ka vendosur në “shënjestër” protestues të veçantë të cilët i sulmon dhe më pas janë deputetët socialistë që vijojnë sulmet me të njëjtin “objektiv”. Sulmet duket se kanë si synim përçarjen e protestuesve, që kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend të tërhiqen deri në dorëheqjen e Edi Ramës si Kryeministër.

Ky i fundit ka ngritur alibi se qytetarët kryesisht po keqpërdoren në protest, ndërsa është munduar që masivitetin e tyre ta lidhë me pjesëmarrjen në tubime të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut apo Kosovës. Kryeministri u shfaq i shqetësuar kur në Tiranë mbërritën shqiptarët që jetojnë e punojnë në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Zvicër apo Francë, që iu bashkuan protestës së të shtunës dhe të dielës së kaluar. Rama dhe deputetë të PS-së tentuan të krijojnë alibinë se ata që erdhën në protestë nuk janë diaspora shqiptare, por shtetas të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Deri më tani të gjitha mekanizmat që Rama po përdor për të sfumuar protestën kanë dështuar, ndërsa mbetet për t’u parë se përsa kohë do të vijojë “revolucioni flamingo” dhe për sa kohë Rama mund të rezistojë me protesta të tilla, që kanë nisur të përshkallëzohen dhe mund të kthehen në tubime 24-orëshe, që mund të çojnë në paralizimin e jetës sociale dhe ekonomike.

 

3 ORE ME PARE

Sot tubimi i 24-të kundër qeverisë, protestuesi: Rama shau popullin shqiptar, të japë dorëheqjen!

Minutë pas minute/ Qytetarët 24 ditë revoltë, mijëra

Protesta e 24-t masive ka nisur këtë të martë në Tiranë, ku qindra qytetarë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me marshimin drejt Kryeministrisë.

Protestuesit kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama, teksa theksojnë se kjo është një kërkesë e panegociueshme. Tubimi konsiderohet si një nga momentet më të rëndësishme të mobilizimit qytetar pas javësh të tëra protestash të njëpasnjëshme në kryeqytet dhe qytete të tjera të vendit.

Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve, protesta ka tejkaluar tashmë kërkesat fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit të të rinjve nga Shqipëria.

Në tubim janë vënë re edhe pjesëmarrës nga diaspora shqiptare. Një qytetar i ardhur nga Shtetet e Bashkuara tha se kishte udhëtuar posaçërisht për t'iu bashkuar protestës dhe për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë.

“Jetoj në Amerikë prej 18 vitesh. Këtu kam ardhur vetëm si qytetar për t’ju bashkuar popullit dhe për ti përzënë këta që vetëm kanë vjedhur. Sot në Financial Times ai e ka sharë popullin shqiptar. Unë kam ardhur vetëm për protestën. Kryeministri duhet të shohë se sa njerëz janë në shesh… Ne merremi vetëm me një kërkesë të panegociueshme. Dorëheqjen e kryeministrit dhe një qeveri teknike që populli shqiptar të ketë zgjedhje të lira…”, tha ai.

Pjesëmarrja e diasporës po shihet nga protestuesit si një tregues se pakënaqësia ndaj qeverisë shtrihet përtej kufijve të Shqipërisë dhe prek edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Lini një Përgjigje