TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Qershor 2026, 22:35

Nejmar bëhet çështje kombëtare, ironizon presidenti i Brazilit: Është lojtari i parë që punon nga shtëpia

Shkruar nga Pamfleti

Nejmar bëhet çështje kombëtare, ironizon presidenti i

Mungesa e Nejmarit në fushë, në një moment kur pritej rikthimi i tij me Kombëtaren e Brazilit, është shndërruar në një nga temat më të diskutuara të turneut. Dëmtimi i sulmuesit, grumbullimi i tij në ekip dhe mënyra se si po menaxhohet situata nga trajneri Karlo Ançeloti kanë nxitur një debat të gjerë që shkon përtej futbollit.

Opinioni publik brazilian mbetet i ndarë. Një pjesë e tifozëve dhe analistëve mendojnë se Nejmar nuk duhej të ishte grumbulluar për shkak të gjendjes së tij fizike, ndërsa të tjerë vazhdojnë ta konsiderojnë atë një figurë të domosdoshme për ambiciet e “Seleçao”-s.

Kritikat ndaj numrit 10 janë shtuar ditët e fundit, madje edhe nga nivelet më të larta të politikës braziliane. Gjatë një aktiviteti në Belo Horizonte, presidenti Luiz Inácio Lula da Silva pyeti një fëmijë se kush ishte futbollisti më i mirë i Brazilit. Pasi mori përgjigjen “Nejmar”, presidenti reagoi me ironi:

Nejmar as nuk po luan. Ai është lojtari i parë në ekipin kombëtar që punon nga shtëpia.”

Deklarata e Lulës ka rikthyer në qendër të vëmendjes debatin për rolin dhe praninë e Nejmarit në ekipin kombëtar.

Një tjetër kritikë erdhi nga drejtori sportiv i Flamengos, Hoze Boto, i cili vuri në pikëpyetje arsyet e grumbullimit të sulmuesit.

Nuk e kuptoj se si thirret një lojtar që ka luajtur vetëm dy ndeshje në dy muajt e fundit”, deklaroi Boto.

Ai krahasoi situatën e Nejmarit me atë të sulmuesit Pedro, i cili po kalon një formë të shkëlqyer.

Pedro ka shënuar 15 gola dhe është golashënuesi më i mirë në kampionatin brazilian, ndërsa nuk është thirrur në kombëtare”, shtoi ai.

Në krahun tjetër, Karlo Ançelozi ka mbetur vazhdimisht mbrojtësi më i madh i Nejmarit. Trajneri italian ka theksuar se vendimet për grumbullimet bazohen vetëm në kritere sportive dhe se ai vazhdon të ketë besim të plotë te sulmuesi brazilian.

Ai ka dy muaj kohë për të treguar cilësitë e tij dhe për të qenë gati për Kupën e Botës”, ishte deklarata e Ançelotit para turneut.

Edhe pas kritikave dhe dyshimeve mbi gjendjen fizike të lojtarit, trajneri nuk e ka ndryshuar qëndrimin.

Ne besojmë se ai është një lojtar i rëndësishëm dhe do të jetë një element kyç në këtë Kupë Bote. Ai ka të njëjtat përgjegjësi si 25 lojtarët e tjerë të skuadrës”, ka deklaruar Ançeloti.

Sipas trajnerit italian, Nejmar po i afrohet rikthimit në dispozicion të ekipit. Pas fitores 3-0 të Brazilit, ai bëri të ditur se sulmuesi ka nisur të stërvitet me grupin.

Ai po stërvitet individualisht. Të hënën u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës dhe do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Skocisë”, shpjegoi Ançceloti.

Megjithatë, pavarësisht sinjaleve pozitive për rikthimin e tij, polemikat rreth Nejmarit vazhdojnë të dominojnë diskutimet në Brazil, duke e mbajtur sulmuesin në qendër të vëmendjes edhe kur nuk është në fushë.

nejmar sulmuesi brazilian kupa e botës

Lini një Përgjigje