
Vijon marshimi i protestës së 24-të në rrugët e Tiranës, ndërsa protestuesit janë stacionuar tashmë përpara godinës së Parlamentit, ku kanë vijuar me thirrje dhe slogane kundër qeverisë.
Mes brohoritjeve më të forta të dëgjuara gjatë tubimit ka qenë slogani “Rama, Rama, f*ck you”, të cilin qytetarët e kanë përdorur si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama në intervistën e fundit për “Financial Times”.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe largimin e qeverisë, ndërsa kanë deklaruar se do të vazhdojnë protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Thirrja e protestuesve lidhet me deklaratën e Ramës, i cili, duke iu përgjigjur akuzave për drejtimin e një sistemi të korruptuar, u shpreh: “Njerëzit thonë se unë jam drejtuesi i gjithë kësaj. U them ‘fuck you’. Kaq e thjeshtë. Nuk më takon mua të provoj se nuk jam ‘Kumbari’, por atyre t’u takojë të provojnë se jam ‘Kumbari’”.
Në ditën e 24-t të protestave, qytetarët kanë marshuar në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin dhe duke bërë thirrje që më shumë shqiptarë t’i bashkohen lëvizjes së tyre.
Lini një Përgjigje