TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Qershor 2026, 21:26

Gent Progni: Kemi zbuluar vetëm 20 patronazhistë, lista e vërtetë i kalon 9 mijë emra

Shkruar nga Pamfleti

Gent Progni: Kemi zbuluar vetëm 20 patronazhistë, lista e

Eksperti i IT-së, Gent Progni, ishte një nga qytetarët që mori fjalën në protestën e 24-të kundër qeverisë, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e kabinetit qeveritar.

Gjatë fjalës së tij, Progni u ndal te çështja e patronazhistëve, duke deklaruar se publikimi i disa listave ka shkaktuar reagime dhe shqetësim te personat e përfshirë.

“Kam publikuar disa lista patronazhistësh, janë tmerruar. Nuk ndalo telefoni çdo ditë, mos më nxirr, kemi nxjerrë vetëm 20 veta, dhe janë mbi 9 mijë…”, tha ai.

Më tej, ai pretendoi se patronazhistët më të mëdhenj janë oligarkët dhe akuzoi sistemin aktual për kontroll dhe presion ndaj qytetarëve.

“Patronazhistët më të mëdhenj oligarkët… Na vjedhin dhe na patronazhojnë…”, u shpreh Progni.

Në fund të fjalës së tij, eksperti i IT-së u bëri thirrje qytetarëve të filmojnë dhe dokumentojnë persona që, sipas tij, monitorojnë protestën, duke deklaruar se këto materiale do të publikohen.

“Filmoni çdo civil që t’i publikojmë me emër… Mos harroni bëjeni report Facebook dhe Instagramin e këtij kryeministri dhe atij kokcepshi.. Çdo video civili do e filmojmë dhe publikojmë”, deklaroi ai.

eksperti i it-së gent progni proteste rama qeveri rrezim

Lini një Përgjigje