TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Qershor 2026, 20:50

“Tregohu burrë dhe largohu”, protestuesi 'shpërthen' ndaj Ramës: Nuk je pronar i jetës sime dhe të fëmijëve të mi!

Shkruar nga Pamfleti

“Tregohu burrë dhe largohu”, protestuesi

Fjalime të forta janë mbajtur gjatë protestës së 24-të para Kryeministrisë, ku qytetarë të ndryshëm shprehën pakënaqësinë ndaj qeverisjes dhe situatës politike në vend.

Një prej protestuesve, emigrant i kthyer në Shqipëri, tha se prej dekadash Shqipëria dominohet nga të njëjtët emra politikë dhe se qytetarët kanë treguar një qëndresë të jashtëzakonshme në kërkesën e tyre për ligj dhe shtet.

“Jam një emigrant i kthyer. Unë isha 2 vjeç kur në këtë shesh në këtë vend u bë protesta e parë për ndryshime politike, kur Berisha erdhi në pushtet. Djali im sot është 10 vjeç, Berisha do akoma pushtet. Isha 10 vjeç kur Rama erdhi në pushtet, Rama ende sot do pushtet. Falenderoj çdonjërin prej jush në shesh, askush nuk e mendonte që në 36 vite shqiptarët do të tregonim kaq qendrueshmëri dhe që e duam ligjin dhe shtetin”, u shpreh ai.

Tubuesi iu drejtua kryeministrit me tone të ashpra, duke e akuzuar për dëmtimin e demokracisë dhe sjellje arrogante ndaj qytetarëve. Ai deklaroi se 'kryeministri sillet si zotërues i vendit dhe i qytetarëve, ndërsa theksoi se Shqipëria ndërtohet nga puna e njerëzve të saj'.

“Ai mendon se është i zgjedhur. Listen to me you son of the bitch. Dil i pastër jashtë pushtetit. Ti e di kush të ka votuar, ti ke vrarë demokracinë e sillës si pronar. Nuk je pronar i jetës sime, i fëmijëve të mi dhe Shqipërisë. Rama unë jam përballur me gjobat e tua, por kjo nuk është personale, ka të bëjë me lirinë e këtij populli. Nëse mburresh se po bëhet Shqipëria, po e bëjmë ne jo ti. Ju jeni pengesa”, tha protestuesi.

Në protestë foli edhe një vajzë e re, e cila tregoi se kishte pasur mundësinë të studionte në Shtetet e Bashkuara me bursë të plotë, por kishte zgjedhur të qëndronte në Shqipëri.

“Pas gjimnazit më doli e drejta e studimit në Amerikë me 100% bursë, por vendosa të qëndroj në vendin tim. Vite më vonë, shqiptarët po tregojnë që ka ende shpresë. Sytë po shohin që ka në mesin tonë burra e gra sypatrembur që u vlon gjakun për Shqipërinë!”, u shpreh vajza.

Në fund të fjalës së saj, ajo bëri thirrje për bashkim dhe mobilizim më të gjerë qytetar.

“Ka ardhur koha që plagët të shërohen dhe autorët gjakatarë ta paguajnë njëherë e mirë! Le të bjerë zemërimi i shqiptarëve në krye të zuzarëve! Kryeministri po zvogëlohet i trembur! Ka ardhur koha për një lëvizje mbarëkombëtare! Ai kolltuku ku ke hipur është trikëmbëshi që populli varet përditë!”, tha protestuesja.

 

Lini një Përgjigje