TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Qershor 2026, 20:20

“Nuk jemi për asnjë parti, jemi këtu për Shqipërinë”, mesazhi i fortë i protestuesve nga sheshi

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk jemi për asnjë parti, jemi këtu për

Mes pjesëmarrësve që morën fjalën në protestën e 24-të para Kryeministrisë ishte edhe një protestuese, e cila theksoi se qytetarët e mbledhur në shesh nuk përfaqësojnë asnjë forcë politike dhe nuk janë të motivuar nga bindje fetare apo qëndrime kundër ndonjë shteti.

Sipas saj, protesta është një bashkim qytetarësh që kanë vendosur të ngrihen për të ardhmen e vendit dhe për të kërkuar ndryshim.

“Të gjithë ne këtu që jemi në shesh nuk jemi për asnjë parti politike, nuk jemi kundër asnjë shteti, nuk jemi as për përkrahje dhe as kundërshti fetare. Kultura na ka treguar se jemi tolerant ndaj feve. Për të drejtën e përbashkët jemi bashkë, pa asnjë kusht dhe kriter. Këtu në shesh jemi për vendin tonë, për atdheun tonë. Për të ardhmen tonë që meritojmë. Kur përmend mëmëdheun, ndjej një mëmë që i ka fëmijët e saj larg. Mos ta lëmë mëmëdheun tonë, të qëndrojmë bashkë, do ja dalim”, tha protestuesja.

Një tjetër pjesëmarrës në tubim deklaroi se protesta ka hyrë në një fazë të re dhe se qytetarët janë më të vendosur se kurrë për të vijuar mobilizimin e tyre.

“Pas 24 ditësh ne jemi më të vendosur se ditën e parë. Sigurisht edhe kryeministri është shumë më i dobët se ditën e parë. Dhe ne jemi më të fortë. Do të jemi këtu derisa ai të mos jetë më këtu. Kjo protestë ka bashkuar qytetarë që nuk ndajnë të njëjtat bindje politike, por janë të gjithë bashkë kundër këtij kryeministri. Ka shkatërruar gjithçka, dhe të gjithë duhet të ngrihet përballë tij”, u shpreh protestuesi.

Protesta e 24-të po zhvillohet para Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe largimin e qeverisë.

Lini një Përgjigje