Kryeministri Edi Rama reagoi pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës para Kuvendit, duke përdorur tone të ashpra ndaj protestuesve, të cilët i cilësoi si "dështakëzemërakë" dhe duke pretenduar se dhuna ishte produkt i "korjes së zezë" dhe "duarve të huaja".
Kryeministri Edi Rama vijon të ofendojë protestuesit, të cilët i quan si dështakëzemërakë. Ky reagim i kryeministrit vjen pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar këtë të enjte para Kuvendit, ku pati tensione mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit.
Kreu i qeverisë e cilësoi kalimin në dhunë fizike si pasojë të asaj që ai e quajti "korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës".
Rama shprehet se duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit.
"Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, koleksionistëve të precedentëve kriminalë dhe duarve të huaja pas tyre! Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit", shkroi Rama në rrjetin social X.
Rama shtoi se "duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit". Deklaratë e cila edhe pse evazive, lë të nënkuptojë ndonjë lëvizje apo vendim të ri nga ana e tij.
Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, koleksionistëve të precedentëve kriminalë dhe duarve të huaja pas tyre!
— Edi Rama (@ediramaal) July 2, 2026
Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit????❤️
Reagimi i kryeministrit vjen pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës para Kuvendit, ku u regjistruan përplasje mes protestuesve dhe policisë. Gjatë protestës pati përdorim të sprajit me piper nga forcat e rendit, ndërsa disa persona u shoqëruan dhe u arrestuan.
Lini një Përgjigje