TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Korrik 2026, 18:30

Pasi ‘la në baltë’ protestuesit, PD ‘kujtohet pas pilafit’ për tensionet te Kuvendi: Dënojmë dhunën policore

Shkruar nga Pamfleti
Pasi ‘la në baltë’ protestuesit, PD ‘kujtohet pas
Selia e PD & Protesta sot

Partia Demokratike është kujtuar "pas pilafit" të reagojë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve para Kuvendit.

Rreth gjashtë orë pasi përfunduan përplasjet mes policisë dhe qytetarëve, ku pati tensione, përdorim force dhe shoqërime në komisariat, opozita publikoi një deklaratë duke dënuar ashpër ndërhyrjen e policisë dhe duke kërkuar lirimin e të gjithë protestuesve të ndaluar.

Paradoksi qëndron te fakti se, ndërsa jashtë Kuvendit protestuesit përballeshin me efektivët e policisë, Partia Demokratike kishte zgjedhur të bojkotonte seancën plenare, pas deklaratave të protestuesve se do të prisnin deputetët socialistë me vezë dhe mjaltë.

Vetëm pasi gjithçka kishte marrë fund, demokratët dolën me një reagim, ku akuzojnë Edi Ramën dhe ministrin e Brendshëm Taulant Balla se urdhëruan "dhunë shtazarake" ndaj protestuesve paqësorë.

Sipas PD-së, policia përdori gaz lotsjellës, sprej, topa uji, lëndë piroteknike dhe forcë fizike ndaj qytetarëve, ndërsa dhjetëra protestues u shoqëruan në komisariate.

Në deklaratën e saj, Partia Demokratike kërkon lirimin e menjëhershëm të të gjithë të ndaluarve, dënon atë që e cilëson si represion policor dhe u bën thirrje qytetarëve të bashkohen me protestën, të cilën e konsideron si lëvizjen qytetare më të fuqishme që nga vitet '90.

Deklarata e PD

Partia Demokratike ndoqi sot me shqetësimin më të madh skenat e dhunës shtazarake të urdhëruar nga Edi Rama dhe Taulant Balla ndaj protestuesve paqësorë që kishin rrethuar parlamentin.

Me urdhër të Edi Ramës, sot narkopolicia përdori lëndë toksike, gaz lotsjellës të skaduar, përdori spray ariu, lëndë piroteknike, topat e ujit, zvarritjen, përgjakjen e protestuesve paqësorë me një egërsi të papërmbajtur.

Partia Demokratike deklaron se me këto akte,

Edi Rama dhe organizata e tij kriminale shpërfaqin para shqiptarëve moralin dhe fytyrën e tyre kriminale të vërtetë. Dëshmuan se janë të aftë dhe të gatshëm të ndërmarrin çdo krim dhe çdo akt për të mbrojtur karrigen e tyre.

Me dhjetëra e dhjetëra protestues u morën forcërisht me dhunë, për t’u transferuar në qelitë e komisariateve.

Edhe një herë kërkojmë lirimin e menjëhershëm të të gjithë të ndaluarve, protestues paqësorë që po protestonin në përputhje me të drejtën e tyre kushtetuese dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Dënojmë me forcën më të madhe dhunën e egër të ushtruar ndaj tyre dhe u bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen, të solidarizohen,

të mbështesin me të gjithë potencialet e tyre suksesin e pandalshëm të lëvizjes rinore qytetare më të fuqishme që ka njohur vendi që nga vitet ‘90.

pd protesta

1 Komente

  1. s
    studio

    DREJTESIA e RE ka per MISION ne kte MOMENT te krijoje nje EJKULIBER kombetar te shendetshem...KOMBIT si duhet ASPAK KAOS ...por venie e DREJTESISE NE VEND me ligj te BARABARTE PER TE GJITH....dhe kjo eshte EMERGJENCE KOMBETARE.....vetem nje drejtesi e blere dhe e komanduar HESHT ne kte MOMENT...DUKE E BERE pale me PISLLIKUN ................ nuk ka se si....SEPSE JANE NJE .....JANE BASHKE....QE NGA GJYKATA, POLICIA, PUSHTETI , OPOZITA, DHE CDO i pafytyre tjeter qe BYTHLEPIN dhe jeton me TAKSAT dhe MUNDIN E SHUMICES SE KOMBIT.....KTA JANE BUKSHKELUN...e OPOZITES FALCO....kjo eshte te nxeresh jasht loje SISTEMIN qe eshte krijuar nese e zbaton me vertetesi te BARAZPESHOJE DHE TE EJKULIBROJE FORCAT....por kur tradheton regullat e sistemit dhe i kthen ato ne interesa personale devijuar kastile per te aritur kte qellim si rezultat kjo ndikon ne mos realitet dhe deformim me ndergjegje te SISTEMIT qe kerkon parjen e fakteve vertetesisht dhe jo POLITIKISHT....DHE OPOZITA si nje force qe ne momentin e duhur mer ne dore menaxhimin e urrejtjes qytetare per te mos kaluar ne kaos...pra NE NJE kaos te kontrolluar...KJO OPOZITE FALLCO nuk e ben dot kte....nje OPOZITE E VERTETE KA LINDUR....KY eshte SISTEMI PERENDIMOR funsionon ne kte menyre SHPIKUR TE FUNSIONOJE NE KTE FORME....pikerisht kur vjen ky moment.....e kunderta po ndodh....OPOZITA FALLCO eshte pjese e taves dhe ne bashkepunim me pushtetin rrjepin kombin kane ndyer duart me pisllik dhe jane e njejta FYTYRE e medaljes.....ka te njejten fytyre me pushtetin qe vjedhin kombin ne bashkepunim midis tyre.....dhe kur sistemi degjeneron me ndergjegje ne kte menyre....vjen nje moment NATYRSHEM nga e verteta qe smund te besh sikur nuk e sheh e sjell injorimi i cdo realiteti SOCIAL.....ejkuliberat PRISHEN...SIPAS SISTEMIT PERENDIMOR nese nuk eshte zbatuar realisht dhe vertetesisht ai....shpikur per kte moment te mbaje nen KONTROLL dhe EJKULIBROJE FORCAT.... dhe popullit i lind e drejta te vendosi drejtesi ne cdo lloj menyre.....sigurisht ai popull qe kupton dhe nuk shkateron pa gjykim dhe HARBUTERI....AJDUTERIA NUK LARGOHET DUKE BERE AJDUTIN KOLEKTIV....ne kte pike DREJTESIA E RE mund te mari frenat ne dore dhe te jete nje OPSION EJKULIBRUS per te mos kaluar NE KAOS pa qellim ku te gjith vjedhin te gjithen...nuk sherohen PLAGET E VJEDHJE me nje VJEDHJE KOLEKTIVE alla 97.......mund te kete pasoja ...e pashmageshme ne kete rast....pikerisht se keta POLITIKANE te degraduar deri ne kte pike nuk kane asnje mundesi te GJENEROJNE STABILITET e vetmja rutine eshte te mundohen te fshehin vjedhjet dhe abuzimet e tyre me remuje te STISUR KASTILE ME NDERGJEGJE dhe RUGE te detyruar drejt kaosit....dhe sipas kesaj llogjike thuhet....sic nje mbret ka thene...po VDIQA UNE le te PERBYSET BOTA.....direkt i ben te interesuar te kalojne ne kaos qe me ane te kaosit te ringjallen dhe te dalin si shpetimtare....por mos harojne se kjo situate mund ti beje dhe varrin eshte thike me dy presa qe na demton te gjitheve....ne fakt po ta shohesh fundin....trembet ai qe e ka ne terezi...dhe mund ta humb kte terezi....njerzit e thjeshte qe per faj te kesaj klase politike nuk kane cfare te humbin me....vetem jeten e tyre te mjere.... e kam me 1000% qe askush nuk do te djegi kombin e vet....dhe ky do ishte krim fatal....nuk largohen AJDUTET duke bere AJDUTIN si ne 97...qe te gjith u versulen te vjedhin dicka per vete...NUK VIDHET DHE SHKATEROHET GJEJA E TE GJITHEVE si ne 97.....ky ishte nje kurth komunist per te fshehur bemat e vjedhjes se tyre deri ne ate kohe.....NJERZIT kane te drejte te marin ate gje qe ja u kane mare padrejtesisht....por jo ti vene zjarin te gjith kombit sepse eshte e vetmja keshtjelle qe na perket te gjitheve.....fiks sic kane vepruar deri tani....duke shkateruar GARDHE....prona te pa justifikuara prone kombetare....per kta PLESHTA Ajduter....nuk mund te djegim gjith kombin....duhet te dhjegim vetem PLESHTAT e JORGANIT qe na kane vjedhur dhe jo gjith JORGANIN per kta pleshta pakice gjithsesi ne krahasim me nje komb te tere ....nuk mund te kete nje 97 te dyte alla KOMUNISTE pregatitur nga vet AJDUTET PS PD per te mbuluar cdo vjedhje te atehershme...qe nga armet , deri tek parate e piramidave ....per te cilat jane fajtore te dyja palet.....KJO PD ne ish pushtet SI KRIJUSE E PIRAMIDAVE....dhe kjo PS ... NEN ROGOZ SI MENAXHES te lekeve te piramidave...te dy palet AJDUTE me cizme....KOMBI ESHTE I TE GJITHEVE ....NUK MUND TE DJEGIM SHTEPINE TONE TE PERBASHKET...dhe te behemi qesharake ne sy te botes per here te dyte....POR TE LARGOJME ATA QE NA VJEDHIN DHE ATA QE NA PERCMOJNE...pjesen e llumit kombetar

    Lini një Përgjigje