TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Korrik 2026, 21:00

Bastoni luan në mbrojtje, futbollisti i Interit nuk paraqitet në prokurori për hetimet në prostitucion me minorene

Shkruar nga Pamfleti
Bastoni luan në mbrojtje, futbollisti i Interit nuk paraqitet në
Alesandro Bastoni

Mbrojtësi i Interit, Alesandro Bastoni, nuk do të paraqitet të premten në Prokurorinë e Milanos për t'iu përgjigjur pyetjeve të hetuesve, duke konfirmuar zërat që kanë qarkulluar gjatë orëve të fundit.

Lajmi u bë i ditur nga avokati i tij, Salvatore Skuto, i cili theksoi se klienti i tij kishte të drejtën ligjore të mos paraqitej dhe të mos u përgjigjej pyetjeve të prokurorëve.

"Lojtari kishte të drejtën të mos u përgjigjej pyetjeve të prokurorëve", deklaroi avokati Salvatore Skuto.

Më herët, Skuto e kishte cilësuar thirrjen nga Prokuroria si një "ftesë në errësirë", duke lënë të kuptohej se mungonin elemente të qarta mbi arsyet e marrjes në pyetje.

Sipas informacioneve të deritanishme, në hetim dallohen dy elemente kryesore. I pari lidhet me deklarimet e vajzës së përfshirë në çështje, e cila në kohën e ngjarjeve ishte 17 vjeç. Ajo ka përjashtuar Bastonin nga akuzat, duke deklaruar se nuk ka marrë kurrë para në këmbim të marrëdhënieve seksuale.

Elementi i dytë lidhet me bisedat e zbuluara në aplikacionet e komunikimit mes disa futbollistëve dhe Alesio Salamones, i cili akuzohet për organizimin e takimeve. Nga këto biseda rezulton se ekzistonte një tarifë prej 10 deri në 15 mijë euro për organizimin e mbrëmjeve me vajza.

Megjithatë, hetuesit theksojnë se ekzistenca e këtyre tarifave nuk provon se të gjithë personat e përfshirë kanë kryer pagesa.

Në një nga bisedat e publikuara, Bastoni diskuton me Salamonen për shpenzimet e një mbrëmjeje, përfshirë edhe transportin e vajzave.

Bastoni: "Sushi sa kushton afërsisht? Për gjashtë... 100 euro."

Salamone: "O mik, a mund të kushtojë ndonjëherë sushi 100 euro? Pastaj jemi tetë."

Më pas biseda vijon:

Bastoni: "Por këto tipet nuk hanë asgjë."

Salamone: "Njoh njerëz që paguhen 1.500 euro në muaj dhe janë më brilantë se ty."

Pikërisht këto pagesa janë pjesë e hetimit të Prokurorisë së Milanos, e cila synon të sqarojë nëse janë kryer pagesa të paligjshme në kuadër të organizimit të këtyre takimeve.

Ndërkohë, Prokuroria ka nisur marrjen në pyetje të disa futbollistëve në cilësinë e dëshmitarit. Të parët që janë dëgjuar nga prokuroret Rosaria Stagnaro dhe Bruna Albertini, në ambientet e Guardia di Finanza, kanë qenë Daniel Maldini dhe Kevin Bonifaci. Sipas kalendarit të hetimeve, të premten pritet të merret në pyetje edhe Rikardo Kalafiori.

 

 

alesandro bastoni mbrojtësi i interit prostitucioni me të mirura

Lini një Përgjigje