TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Korrik 2026, 21:52

Balla reagon për arkivolin në protestë: Është skenar i Berishës, e bëri edhe 28 vite më parë

Shkruar nga Pamfleti
Balla reagon për arkivolin në protestë: Është skenar i
Balla reagon për arkivolin në protestë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas shfaqjes së një arkivoli simbolik në protestën kombëtare të zhvilluar këtë të shtunë para Kryeministrisë.

Përmes një reagimi publik, Balla pretendon se personat që sollën arkivolin janë mbështetës të Partisë Demokratike të Durrësit dhe ia atribuon këtë akt ish-kryeministrit Sali Berisha.

"Personat që sollën në protestë një arkivol qenkan mbështetës të Partisë Demokratike Durrës (edhe të një fraksioni brenda saj). Sali Berisha e ka bërë këtë akt të turpshëm 28 vite më parë me arkivolin e të ndjerit Azem Hajdari", shprehet Balla.

Më tej, ai e cilëson përdorimin e arkivolit si një akt që bie ndesh me traditën shqiptare dhe normat fetare.

"Tallja me qefinin, në kuptimin e përqeshjes së një simboli të lidhur me vdekjen dhe varrimin, nuk përputhet me zakonet shqiptare, si dhe ato fetare qoftë islame, qoftë kristiane. Ty Sali do të ta jepja një përgjigje, por zakonet shqiptare dhe fetare nuk ma lejojnë", shkruan Balla.

Arkivoli u shfaq gjatë protestës së ditës së 35-të para Kryeministrisë, ku organizatorët e cilësuan atë si "arkivolin politik të Edi Ramës", në kuadër të simbolikave të përdorura gjatë tubimit.

 

arkivol balla proteste

4 Komente

  1. T
    Tony

    Si more nuk pashe nje nga keta palacot qe tu hollohet qafa e trupi nga puna "vetemohuese" per te miren e popullit? Vetem trashen e trashen e jane bere si derra nga babezilleku. Tmerrohesh kur sheh qe marrin ne intervista njerezit e sidomos pleqte me qafen e holle si bishte qershie e u numurohen kockat nga qe rrogat e pensionet nuk u dalin vetem per kafe. Keta palaco hajdute vetem trashen e trashen e nuk e dine qe damllaja do u bjere. Edhe ne se bejne sikur grinden ne Parlament e bejne te tresin ushqimin.

    1. B
      Bajromi

      E beri kush e beri, nje dite aty do shkoni more BQ! Turpi do ju mbuloje dhe shurren do ju bejme!

      1. S
        Shoku

        Taulant!Ki kujdes vlla se te kam shok e mik.Mos e tepro me servilizem per kete kellire.Mçifu pas gaxhoit.Bej si gjithmone levizje me bel.Cne ti te mbash ne kurriz abuzimet e tmerrshme me leje ndertimi e toka!

        Lini një Përgjigje