TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Korrik 2026, 20:25

“Largohu o Lukashenko shqiptar”, aktivisti nga Londra shpalos dy kërkesa në protestë: Dorëheqje e Ramës dhe qeveri teknike!

Shkruar nga Pamfleti

“Largohu o Lukashenko shqiptar”, aktivisti nga Londra shpalos dy

Gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, aktivisti dhe avokati shqiptar nga Londra, Bledar Meti mbajti një fjalim ku kritikoi ashpër qeverinë dhe kërkoi ndryshime politike.

Ai u shpreh se protestuesit janë të bashkuar kundër, siç tha ai, “autoritarizmit” dhe kërkoi fundin e tranzicionit politik në vend.

“Të gjithë bashkë kundër Lukanshenkos së Shqipërisë dhe autoritarit të fundit. Nuk kërkojmë më shumë e as më pas se fundin e tranzicionit dhe procese demokratike. Bindju zërit të protestuesve. Dorëheqje! Hapni rrugën ajkës së Shqipërisë, të bëhet një qeveri teknike”, tha ai.

 

rama

Lini një Përgjigje