TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Korrik 2026, 09:56

Edi Rama dorëzohet para gjermanëve për mandatin e SPAK; a po rikthehet Altin Dumani?

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama dorëzohet para gjermanëve për mandatin e SPAK; a po
Edi Rama dhe Friedrich Merz /

Deklarata e Ulsi Manjës për ndryshimin e Kushtetutës nuk duket si një mendim personal, por si sinjali i parë publik i një marrëveshjeje që, sipas burimeve diplomatike, është diskutuar mes Tiranës, Parisit dhe Berlinit...

Edi Rama duket se ka pranuar kushtin e vendosur nga europianët, veçanërisht nga gjermanët, në lidhje me SPAK-un. Një çështje që, sipas të gjitha gjasave, ka qenë edhe shkaku kryesor i përplasjes së gjatë mes palëve.

Burime diplomatike bëjnë me dije se në Pallatin Élysée, gjatë takimit me Emmanuel Macron, është arritur një marrëveshje, ndërsa, sipas të njëjtave burime, në zhvillimet e takimit është informuar në kohë reale edhe kancelari Friedrich Merz.

Sipas këtyre informacioneve, Edi Rama ka pranuar zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK-ut, madje pa kufizime kohore, si dhe ka rënë dakord të lejojë kandidimin e tyre për një mandat të dytë në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.

Gjatë vizitës së fundit në Gjermani, mësohet se Rama ua ka komunikuar këtë gatishmëri partnerëve europianë, ndërsa ende nuk dihet se çfarë ka kërkuar apo marrë në këmbim.

Përforcimin e këtyre zërave e ka dhënë, në mënyrë publike, edhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, deputeti socialist Ulsi Manja.

Gjatë seancës ku raportonte kreu i SPAK-ut, Klodian Braho, Manja shprehu atë që e quajti një “mendim personal”, sipas të cilit ai ishte pro ndryshimit të Kushtetutës, e cila aktualisht parashikon një mandat 9-vjeçar për prokurorët e SPAK-ut.

Nëntë prej këtyre prokurorëve e përfundojnë mandatin në nëntor të vitit 2028 dhe konsiderohen si bërthama më e rëndësishme e Prokurorisë së Posaçme.

“Mendimi personal” i Ulsi Manjës duket më shumë si një manovër politike për të testuar terrenin ose për të dërguar një sinjal në drejtim të partnerëve ndërkombëtarë.

Vështirë të besohet se një deklaratë me peshë të tillë kushtetuese është bërë pa dijeninë apo konsultimin paraprak me Edi Ramën.

Deklarata e Manjës shkaktoi reagim të menjëhershëm nga dy deputetë të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Gent Strazimiri, të cilët njihen si figura të afërta me Sali Berishën.

Duket se kjo lëvizje synonte pikërisht të provokonte reagimin e Berishës, i cili prej kohësh është shprehur kundër zgjatjes së mandatit të SPAK-ut.

Si Bylykbashi, ashtu edhe Strazimiri, tentuan ta ndalonin hapjen e këtij debati.

Nga ana e tij, Manja, duke iu drejtuar opozitës, la të kuptohej se ajo është kundër çdo ndryshimi kushtetues në këtë drejtim.

Një mënyrë për të transferuar përgjegjësinë politike dhe për ta paraqitur Partinë Demokratike si pengesën kryesore të reformës.

Një lloj “larjeje duarsh si Ponc Pilati”.

Ndërkohë, burime pranë qarqeve europiane kanë lënë të kuptohet prej kohësh se, edhe në rast se Sali Berisha nuk jep pëlqimin, ekziston mundësia që ndryshimet kushtetuese të miratohen me mbështetjen e një grupi deputetësh të opozitës.

Provokimi, i artikuluar përmes Ulsi Manjës, duket se synon të testojë jo vetëm opozitën, por edhe reagimin e partnerëve europianë.

Një lëvizje që vjen menjëherë pas tensioneve të krijuara një ditë më parë përpara Parlamentit.

Dhe që, sipas këtij interpretimi, lë të kuptohet se dy aktorët kryesorë të politikës shqiptare mund të jenë duke vepruar në sinkron në një moment të ndjeshëm të zhvillimeve politike./Pamfleti

edi rama dorëzohet para gjermanëve spak altin dumani

6 Komente

  1. Çudia

    Eshte e çuditshme, si ka mundësi qe nje kryeministër vendos per pronat dhe lejet e ndërtimit?! Po administrata shtetërore, kadastrat pse duhet politika apo pushtetet qe shkojnë e vijnë e nderohet, te vendosin per pronat e banorëve? Per pronat shekullore te stërgjyshërve te tyre?

    1. K
      Keshille

      Shqipëria, Tirana zyrtare nese do te ndertoj shtet te mirëfillt duhet te orientohet kah Gjermania dhe jo kah Franca dhelparake mike e Serbisë.

      1. N
        Nesti angoni

        Ka akoma drite NE fund t tunelit..

        1. E
          Edmir

          Sepse ne cdo Qark ne shqiperi behen pazare Pa marr parasysh mendimet e popullit , kta veprojne ne menyre individuale apo ne grup sic jane keshilletaret Bashkiak , aty ky ju preket interesi personal ata behen bashk dhe e zgjidhin , a jemi ne qe kta persona jan perte drejtuar vendin ne mynyren me te mire qe te kemi staf pa ryshfet te respektohen ligjet qe qytetaret mos te ikin nga vendlindja ! Sa gabime kan ber tash e sa vite kta pse nuk japin llogari , dhe sa duhet te durojm brez pas brezi , shqiperin e duam te gjithe te bukur dhe me njerez te ndershem ne pushtet , ne cdo administrat ????????

          1. s
            studio

            mjaft me... me SHTIRANJAKET qe bejne sikur zihen dhe jane ARMIQ PD PS ....TE DYJA PALET DUKEN NE KONFLIKT INTERESI...per shkak se jane bere pis deri ne gryke dhe asnjeri prej tyre nuk deshiron nje SPAK te jete i pavarur ....si mund te duan nje SPAK te pavarur dhe me nje mandat 9 vjecar tjeter ...KUR DIHET SE DO I BEJNE VARRIN VETES....jane te gjith te bere pis deri ne gryke....biles deri tani e kan sabotuar SPAKUN e vertete nen HUNDEN E EUROPES QORRE....DHE AMERIKANEVE qe bejne sikur nuk shoihin KASTILE ME NJE HESHTJE QE I BEN BASHKEFAJTOR ne krim...POLITIKA E BERE PIS DERI NE GRYKE komandon me njerzit e tyre brenda tij qe bythlepijne ata qe i kan vedosur atje ( pra kjo politike nga te dyja krahet ) per te manipuluar te vertetat qe groposin cdo politikan ne kte vend....SPAKU I DERI TANISHEM THJESHT KA BERE QE KTA PLERA AJDUTE TE VEZDOJNE TE SHIJOJNE GJEN E VJEDHUR.....dhe DREJTESIA e vertete eshte ne nje udhkryq te rezikshem....pikerisht se i kane vene minat brenda spakut me njerzit e tyre komanduar politikisht....jo te gjith ne SPAK jene te paster.....ka njerez brenda spakut qe duhen proceduar penalisht...SPAKU do jete i vlefshem dhe real kur te pastroje veten nga qelbesirat qe ka brenda.....

            1. q
              qerimi

              reforma në drejtësi ka dështuar nga bashkëpunimi i PD-së me PS-në

              Lini një Përgjigje