TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Korrik 2026, 22:14

"38 Days, Still Here", "Ky merr 4 milionë euro, prindërit e mi punojnë nga dy punë", mesazhet e pankartave në protestën e sotme

Shkruar nga Pamfleti

"38 Days, Still Here", "Ky merr 4 milionë euro,

Qytetarët që morën pjesë në protestën e 38-të para Kryeministrisë u shfaqën edhe këtë herë me pankarta dhe mesazhe të drejtpërdrejta drejtuar qeverisë dhe klasës politike. Krahas fjalimeve dhe thirrjeve nga protesta, vëmendjen e tërhoqën edhe sloganet e shkruara në pankarta, të cilat përcollën kritika ndaj kryeministrit Edi Rama, opozitës dhe institucioneve.

Një prej pankartave më të spikatura mbante mbishkrimin "Poezia nuk zëvendëson përgjegjësinë", ndërsa një tjetër shprehte "Vargjet e Drejtorit janë të bukura. Realiteti jo", duke kritikuar, sipas protestuesve, kontrastin mes retorikës politike dhe gjendjes në vend.

Në protestë nuk munguan as mesazhet që lidhen me fondin prej 4 milionë eurosh për koncertin e Kanye West. Një pankartë shkruante: "Ky merr 4 milionë euro, prindërit e mi me 2 punë. Shteti nuk paguan për operacionet e mia", duke e krahasuar këtë vendim me vështirësitë ekonomike dhe sociale të qytetarëve.

Protestuesit shfaqën gjithashtu pankarta me mesazhe si "38 days. Still here", duke theksuar vazhdimësinë e protestës, ndërsa një tjetër mbante mbishkrimin "Kjo tokë ka pritur shekuj. Mos e humbisni në një brez".

Në mesin e pankartave u pa edhe një apel drejtuar Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, ku shkruhej: "I bëj thirrje Ambasadës Amerikane, dil me deklaratë. A jeni me popullin shqiptar apo me Ramën e Berishën?".

Një tjetër pankartë kërkonte "Anuloni Ligjin 21/2024", ndërsa disa protesta u shoqëruan edhe me imazhe dhe mesazhe në gjuhën angleze, të cilat kritikonin qeverisjen dhe situatën politike në vend.

Përveç pankartave, gjatë gjithë tubimit u dëgjuan edhe thirrje të vazhdueshme nga qytetarët, mes tyre "Rama në burg, Berisha në burg", "Ju erdhi fundi", "Revolucion", "Rama jep dorëheqjen", "Shqipëria e rinisë, jo e partisë" dhe "Poshtë diktatura".

Protesta u zhvillua për të 38-ën ditë radhazi para godinës së Kryeministrisë, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit deklaruan se do të vijojnë tubimet deri në plotësimin e kërkesave të tyre për ndryshim politik dhe mbajtjen përgjegjëse të klasës drejtuese.

"38 Days, Still Here", "Ky merr 4 milionë euro,

"38 Days, Still Here", "Ky merr 4 milionë euro,

"38 Days, Still Here", "Ky merr 4 milionë euro,

"38 Days, Still Here", "Ky merr 4 milionë euro,

"38 Days, Still Here", "Ky merr 4 milionë euro,

"38 Days, Still Here", "Ky merr 4 milionë euro,

"38 Days, Still Here", "Ky merr 4 milionë euro,

 

"38 Days, Still Here", "Ky merr 4 milionë euro,

"38 Days, Still Here", "Ky merr 4 milionë euro,

Lini një Përgjigje