TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Korrik 2026, 19:33

Zbulohet prapaskena e madhe e Botërorit, Xhani Infantino tenton të mashtrojë botën me “pauzat taktike”

Shkruar nga Pamfleti
Zbulohet prapaskena e madhe e Botërorit, Xhani Infantino tenton të
Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, ka mbrojtur përdorimin e pauzave të hidratimit gjatë ndeshjeve, duke argumentuar se ato nuk shërbejnë vetëm për mirëqenien fizike të futbollistëve, por edhe si një mundësi e vlefshme për trajnerët që të ndërhyjnë taktikisht.

Duke iu referuar ndeshjes së Anglisë, Infantino deklaroi:

"Pas një fillimi intensiv në të dyja pjesët e lojës, Anglia i shfrytëzoi mirë pauzat e hidratimit për t’u rigrupuar, për t’u riorganizuar dhe për të marrë nismën, përpara se të shënonte dy herë në 15 minutat e fundit. Këto pushime janë shumë të rëndësishme për t’u dhënë lojtarëve një mundësi për të marrë frymë gjatë ndeshjeve të turneut, ndërsa u japin gjithashtu trajnerëve një moment të dedikuar në çdo ndeshje, pavarësisht kushteve atmosferike, për të komunikuar drejtpërdrejt me lojtarët e tyre. Në përgjithësi, kjo ishte një tjetër ndeshje fantastike e Kupës së Botës të FIFA-s mes dy skuadrave të mëdha, në një arenë fantastike në Atlanta."

Megjithatë, deklarata e kreut të FIFA-s ka nxitur reagime kritike në rrjetet sociale dhe mes komentatorëve të futbollit. Sipas kritikëve, argumentet e Infantinos synojnë të justifikojnë përdorimin e rregullt të pauzave të hidratimit edhe në të ardhmen.

Ata pretendojnë se këto ndërprerje nuk janë në shërbim të lojtarëve apo ritmit të lojës, por krijojnë hapësirë shtesë për transmetuesit televizivë dhe FIFA-n që të gjenerojnë më shumë të ardhura nga reklamat. Për këtë arsye, një pjesë e tifozëve vazhdon të kundërshtojë zbatimin e tyre, duke argumentuar se ndërprerje të tilla cenojnë rrjedhën natyrale të ndeshjes.

xhani infantino presidenti i fifa-s kupa e botës

Lini një Përgjigje