TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Korrik 2026, 19:10

Minuta e 86-të, “mallkimi” i kombëtareve afrikane në fazën me eliminim direkt në Kupën e Botës

Shkruar nga Pamfleti
Minuta e 86-të, “mallkimi” i kombëtareve afrikane në
Angli-Senegal

Një rastësi e pazakontë po shoqëron rrugëtimin e kombëtareve afrikane në fazën me eliminim direkt. Pas paraqitjeve bindëse në grupe, skuadrat e kontinentit të zi po bien njëra pas tjetrës, ndërsa të gjitha eliminimet kanë një emërues të përbashkët: minutën e 86-të.

I pari që e përjetoi këtë fat ishte Bregu i Fildishtë, i cili u ndëshkua nga Norvegjia me golin e Erling Haland në minutën e 86-të.

I njëjti skenar u përsërit edhe për Republikën Demokratike të Kongos. Anglia gjeti golin vendimtar me Herri Kejn, sërish në minutën e 86-të, duke vulosur kualifikimin.

As Senegali nuk arriti t'i shpëtojë këtij "mallkimi". Belgjika siguroi fitoren falë golit të Romelu Lukakut, që erdhi po në minutën e 86-të.

Një seri që ka kthyer minutën e 86-të në "makthin" e skuadrave afrikane në këtë turne. Tashmë, barra e përfaqësimit të kontinentit bie mbi Egjiptin, Algjerinë dhe Ganën, të cilat mbeten ende në garë dhe do të tentojnë të thyejnë këtë trend të pafat.

kombëtaret afrikane senegali bregu i fildishtë kongo

Lini një Përgjigje