TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Korrik 2026, 09:58

Rama del në mbrojtje të projektit Kushner: Sazani nuk do të shitet, shteti do të mbetet ortak

Shkruar nga Pamfleti
Rama del në mbrojtje të projektit Kushner: Sazani nuk do të
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar intervistën e dhënë për Deutsche Welle gjatë vizitës së tij në Gjermani, duke deklaruar se u përball me pyetje të bazuara, sipas tij, në informacione të pasakta lidhur me projektin e investimit të Jared Kushner në Shqipëri.

Në podkastin "Flasim", Rama u ndal te vizita në Bochum, ku mori pjesë në samitin ndërkombëtar të teknologjisë "Ruhr Summit", si dhe te takimi me kryeministrin e landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë, Hendrik ëüst. Ai tha se pjesa më e papritur e kësaj vizite ishte intervista me gazetaren e seksionit ndërkombëtar të Deutsche ëelle, për të cilën u shpreh se kishte krijuar një perceptim të gabuar mbi projektin në Zvërnec dhe Sazan.

Kreu i qeverisë tha se toka në Zvërnec është pronë private, ndërsa ishulli i Sazanit mbetet pronë e shtetit dhe se marrëveshja përfundimtare me kompaninë që përfaqësohet nga Jared Kushner ende nuk është finalizuar.

Sipas Ramës, shteti shqiptar do të mbetet pronar i tokës dhe do të jetë partner në sipërmarrje, duke theksuar se nuk është kërkuar dhe nuk do të ketë shitje të tokës publike.

Po ashtu, ai hodhi poshtë pretendimet se projekti mund të cenojë procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke nënvizuar se çdo zhvillim do t'i nënshtrohet vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe monitorimit të Komisionit Europian.

Një tjetër moment për t’u shënuar nga java ishte vizita në Bochum të Gjermanisë, me ftesë të organizatorëve të samitit ndërkombëtar të teknologjisë “Ruhr Summit”, ku isha i ftuar për të prezantuar transformimet që kemi bërë në Shqipëri me digjitalizimin dhe mënyrën se si e kemi modernizuar dhe po e modernizojmë qeverisjen përmes digjitalizimit dhe, së fundmi, edhe përmes futjes në përdorim të Inteligjencës Artificiale.

Një tjetër moment në atë vizitë ishte takimi me kryeministrin e landit, Hendrik Wüst, një ndër figurat më të spikatura të CDU-së gjermane dhe një mik i interesuar për zhvillimet në Shqipëri, për ecurinë e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, me të cilin folëm qoftë për këtë aspekt, pra për mbështetjen e Gjermanisë në mbylljen e kapitujve të negociatave, qoftë edhe për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë përmes marrëdhënieve me rajonet.

Por, pa dyshim, që “qershia mbi tortë” e kësaj vizite ishte ajo e papritura në intervistën me gazetaren e seksionit ndërkombëtar të Deutsche ëelle-s, ku, për hir të së vërtetës, u surprizova nga mënyra se si gazetarja e kishte “gëlltitur” tërësisht çorbën e të pavërtetave lidhur me Zvërnecin dhe lidhur me marrëdhënien mes qeverisë dhe kompanisë që përfaqësohet nga Jared Kushner, duke mos e fshehur ajo se i përkiste kampit të gjerë të të gjithë atyre që e kthyen Shqipërinë në një arenë për të bërë “luftën” e tyre me Trump-in, qofshin në Amerikë, qofshin në Australi, qofshin edhe në Europë.

U përballa me pyetje të tipit: “Si mund të privatizohet, të shitet toka publike?”, gjë që as nuk ka ndodhur, as nuk ka arsye të ndodhë. Zvërneci është tokë private, Sazani është tokë publike, ku ende nuk kemi mbyllur marrëveshjen. Pikërisht sepse ne po negociojmë partneritetin dhe shteti, që do të jetë gjithnjë pronar i tokës, do të duhet, për t’u realizuar marrëveshja, të jetë ortak në sipërmarrje.

Pra, as nuk është kërkuar ndonjë shitje e tokës publike. Pastaj, gjithë pjesa që ka të bëjë me zonat e mbrojtura, me Kapitullin 27, me sa jemi ne të vetëdijshëm apo çfarë jemi ne në gjendje të sakrifikojmë deri edhe vetë Bashkimin Europian, për të bërë projektin, është një hata e madhe logjike. Ndërkohë që historia është fare e thjeshtë. Cilido që e ka shumë të qartë ose e ka pak të qartë faktin që unë jam këtu për të udhëhequr Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, faktin që ne kemi një mandat popullor shumë të fortë për të realizuar këtë mision historik, faktin që ky mision historik nuk është i krahasueshëm dhe i barazvlefshëm me asgjë, e ka shumë të qartë edhe faktin që nuk ka asnjë shans që Shqipëria të bëjë hapa, të bëjë zhvillime që bien ndesh me standardet dhe kriteret e Bashkimit Europian.

Në rastin konkret, e gjitha është një vorbull, e cila përzihet e përzihet e përzihet për qëllime që tanimë janë qartësisht të tjera, ndërkohë që ne jemi të detyruar nga ato standarde të bëjmë vlerësimin e impaktit në mjedis, gjë që po e bëjmë; jemi të detyruar nga ato standarde që t’u përgjigjemi të gjitha kritereve të Bashkimit Europian. Pra, si të thuash, “siguresa” për të gjithë ata që janë të shqetësuar është aty; është pikërisht Komisioni Europian, i cili deri më tani është njohur në vijimësi me faktet dhe nuk ka asnjë sens alarmi, sepse është shumë e qartë që i gjithë procesi do të bëhet në harmoni me procesin e monitorimit nga Komisioni Europian”, tha Rama.

edi rama sazani

2 Komente

  1. T
    Tony

    Jo ortak o maskara me bazen ushtarake me te rendesishme ne Mesdhe. Jo kuplara femijesh ne Shqiperi o pederast i plazheve nudo. Jo vetem Sazani por asnje ish baze ushtarake e vend strategjik te mos tjetersohet por te armatoset perseri. Aleati kryesor, cfare aleati qe shkaterroi ushtrine tone e nuk ka sjelle nje kokerr gjilpere? Kur i tha Europes, me ha mutin, merre me mend se cfare na ben ne per te nxjerre inatin e sharjeve per 45 vite. Po histroria e lokalit ne Gjermani qe shkuan Shqiptaret e ambasadave e Ameriqenet marinsa benin ligjin atje e nuk i lejuan te hyjne e i rane me grusht Shqipos? E Shqipot e Skederbeut u hyne me karrike e tavolina e i zbuan jashte si shkerdhata, se ameriqenet beni zullume e perdhunonin ne te shkreten Gjermani te humbur lufte? Te nesermen gazetat Gjermane ne kryeartikujt shkruanin; 'U thye miti i marinsave Amerikane'. E kam pare ne gazete kryeartikullin me foton e Shqiptareve fitimtare. Po ne Durres qe djali beri fejesen ne lokalin e shokut te feminise perballe shtepise e pasi mbaroi sebepi, bashke me te fejuaren ndihmonin te pastronin lokalin, u vajten nja 10 marinsa ameriqene e njeri prej tyre zezak muti i puth te sapo fejuaren. Vajti djali ne shtepi qe e kishte perballe e i futi nja tre plumba mutit. E arrestuan e u ngrit tere Durresi ne protesta deri sa e liruan. Keto histori, jo historicka nuk duhen harruar. Populli Shqiptar eshte flori e shkuar floririt. Respektoi e nuk i vrau roberit Italiane te Duces por i ketheu te veshur e ushqyer me mire se vehtja e vet. Bujarise se Shqiptareve nuk ia kalon kush ne bote. Jane e do jene te mirepritur te gjite kombet e botes Europiane, Aziatike, Amerikane e cfaredo, por jo Euroqene, Aziaqene e Ameriqene. Keta te fundit te vene majat nga thembrat.

    1. B
      Beni

      Ne nderin tuaj eshte qe Sazani nuk mund ti jepet askujt, as te huajve as shqiptareve, ajo duhej te mbetej prone e FA, per shume arsye ushtarake por me teper ajo ka vlere strategjike.Nuk mendohet mr menyre pragmatiste si ju por nje lider duhet te kete mendim e veprim strategjik, te kuptoje te ardhmen, trendet, situatat politiko ushtarake, vlerat ushtarake pas disa dekadash dhe jo te jesh pragmatist, eshte me mire nje pule neser se sa nje veze sot. Shqiperia nuk eshte plaçke tregu dhe kryeministri nuk eshte pronar i saj, nese populli ju zgjedh, ju zgjefh per te menaxhuar e drejtuar me ndershmeri dhe jo te abuzosh me voten. Nje popull te vlereson e te nderon kur punon e mendon per te dhe jo per xhepin e nje grupi njerezish grabites e pa dinjitet. Populli te vlereson kur ja lehteson jeten jo kur ja veshtireson, kur e streson, e deformon, i kerrus kurizin duke i vendosur barre te madhe me halle dhe i keput kurrizin etj

      Lini një Përgjigje