TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Korrik 2026, 15:26

Aksident në Divjakë, dy makina përplasen kokë më kokë; disa të lënduar

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në Divjakë, dy makina përplasen kokë më
Foto ilustruese

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Divjakë-Tre Urat, në fshatin Gërmenj, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip Toyota dhe një Audi, ndërsa si pasojë disa persona kanë mbetur të lënduar. Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe transportoi dy prej të dëmtuarve drejt Qendrës Shëndetësore të Divjakës për ekzaminime mjekësore.

Fatmirësisht, sipas të dhënave paraprake, asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lëndime serioze.

Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të disiplinuar trafikun, i cili është rënduar ndjeshëm pasi kjo rrugë rurale përdoret nga shumë pushues që udhëtojnë drejt plazhit të Divjakës dhe destinacioneve të tjera bregdetare.

Sipas informacionit paraprak, përplasja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e manovrave të gabuara të drejtuesve të mjeteve

aksident

Lini një Përgjigje