TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Korrik 2026, 17:27

Babai që u bë simbol i protestës, Altin Hila mesazh Ramës pas lirimit nga paraburgimi!

Shkruar nga Pamfleti
Babai që u bë simbol i protestës, Altin Hila mesazh Ramës
Altin Hila

Altin Hila, i cili u bë simbol i protestës së 2 korrikut pasi u shfaq në tubim së bashku me djalin e tij të paralizuar, është liruar nga ambientet e paraburgimit, pasi Gjykata e Tiranës vendosi ndaj tij masën e sigurisë "arrest në shtëpi".

Menjëherë pas daljes, Hila dha një deklaratë për mediat, ku iu drejtua kryeministrit Edi Rama me një thirrje për reflektim.

"Rama, nëse duhet të reflektojë ndonjëherë në jetë, duhet të reflektojë për këta njerëz që herë jemi rritur me bukë e herë pa bukë. Bëje për patriotizëm", u shpreh ai për News24.

Në të njëjtën seancë, Gjykata e Tiranës vendosi masën e "detyrimit për paraqitje" për 12 protestues të tjerë, ndërsa pesë persona u liruan pa asnjë masë sigurie.

Ndërkohë, për Everest Bardhin dhe Ervin Gegën u caktua masa e "arrestit në shtëpi", edhe pse Prokuroria kishte kërkuar arrest me burg, me argumentin se kishin kryer akte dhune dhe kishin dëmtuar një automjet të Policisë së Shtetit.

altin hila protesta

1 Komente

  1. T
    Tiranë

    "Bëje për patriotizëm", i drejtohet Ramutit, shkaktarit?! Shiqoni çfare kane bere me qenien shqiptare per keto 35 vite keta qener Salehu e Ramuti dhe silloji i tij.

    Lini një Përgjigje