TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Korrik 2026, 21:55

Mbyllet tubimi para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin rrugëve të Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllet tubimi para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin

Në mbyllje të tubimit, nga podiumi u përsërit thirrja për mobilizim edhe më të madh ditën e nesërme...

Ka përfunduar protesta e 36-të e qytetarëve para godinës së Kryeministrisë. Me përfundimin e fjalimeve dhe kërkesave të tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama, protestuesti kanë nisur marshimin e përnatshëm rrugëve të Tiranës.

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama jepe dorëheqjen” dhe pankarta në duar, qytetarët kanë vijuar marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit.

Si në çdo protestë tjetër këtë 1 muaj, nuk kanë munguar as sonte pankartat pikante të mbushura me ‘meme’ thumbuese drejtuar Ramës, Qeverisë dhe kastës së vjetër politike.

Në mbyllje të tubimit, nga podiumi u përsërit thirrja për mobilizim edhe më të madh ditën e nesërme, me organizatorët që theksuan se lëvizja qytetare do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të saj dhe ndryshimin e sistemit aktual qeverisës.

protest

Lini një Përgjigje