Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia në Vaun e Dejës, pasi po transportonte një minë me telekomandë. Sipas uniformave blu, ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve policore bëri të mundur parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.
Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Stajkë, Policia ndaloi për kontroll automjetin me të cilin lëvizte i dyshuari. Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua një minë me telekomandë, e lidhur me një aparat celular për shpërthim në distancë. Po ashtu u sekuestruan automjeti, një maskë dhe dy telefona celularë.
I arrestuari është Euglen Burako, 38 vjeç, banues në Spitallë të Durrësit. Në lidhje me këtë rast, Policia shpalli në kërkim edhe shtetasin E. P., 34 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar si bashkëpunëtor.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, përcaktimin e destinacionit dhe qëllimit të transportimit të minës, si dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas po transportonte një minë me telekomandë, kanë organizuar menjëherë ndërhyrjen, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.
Rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Stajkë, u ndalua për kontroll automjeti me të cilin lëvizte i dyshuari. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një minë me telekomandë, të lidhur me një aparat celular për shpërthim në distancë. Gjithashtu, u sekuestruan automjeti, një maskë dhe dy telefona celularë.
Në përfundim të veprimeve të para procedurale, u vu në pranga shtetasi Euglen Burako, 38 vjeç, banues në Spitallë, Durrës.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. P., 34 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë rast.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, përcaktimin e destinacionit dhe qëllimit të transportimit të minës, si dhe identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë", njofton policia.
Lini një Përgjigje