TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Korrik 2026, 13:58

Ceremonia e varrimit të Ali Khameneit, ministri serb shkon në Iran si i dërguari i Qeverisë 

Shkruar nga Pamfleti
Ceremonia e varrimit të Ali Khameneit, ministri serb shkon në Iran si
Ceremonia e varrimit të Ali Khameneit

Ministri serb i Informimit dhe Telekomunikacionit, Boris Bratina, mori pjesë në ceremoninë mortore për udhëheqësin suprem të Iranit, ajatollah Ali Khamenei, si përfaqësues i Qeverisë së Serbisë. Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi të publikuar në profilin zyrtar të ministrit në Instagram.

Gjatë vizitës në Teheran, Bratina nënshkroi librin e zisë dhe përcolli ngushëllimet e Qeverisë dhe popullit serb për popullin iranian.

Sipas Ministrisë iraniane të Teknologjisë, Inovacionit dhe Çështjeve Ndërkombëtare, ministri serb mbërriti në kryeqytetin iranian më 3 korrik, ku u prit në aeroport nga zëvendësministri Mohammad Hafez Hakami, raportoi Radio Evropa e Lirë.

Ceremonitë shumëditore të varrimit të Ali Khameneit nisën më 4 korrik. Udhëheqësi suprem i Iranit u vra më 28 shkurt, në ditën e parë të luftës mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Pjesëmarrja e ministrit serb në këtë ceremoni ka nxitur reagime në Beograd. Partia opozitare e Lirisë dhe Drejtësisë kërkoi të dijë nëse presidenti Aleksandar Vuçiq e kishte informuar administratën amerikane për vendimin e Serbisë për të dërguar një përfaqësues qeveritar në Teheran.

Në reagimin e saj, kjo forcë politike deklaroi se një veprim i tillë vë në pikëpyetje angazhimin e Serbisë për të harmonizuar politikën e jashtme me Bashkimin Evropian, një nga kushtet kryesore për avancimin e procesit të integrimit evropian.

Serbia ka ruajtur marrëdhënie të mira me Iranin edhe në vitet e fundit, megjithëse Teherani është përballur me sanksione ndërkombëtare për programin e tij bërthamor dhe akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut

Ministri serb i Informimit dhe Telekomunikacionit, Boris Bratina, mori pjesë në ceremoninë mortore për udhëheqësin suprem të Iranit, ajatollah Ali Khamenei, si përfaqësues i Qeverisë së Serbisë. Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi të publikuar në profilin zyrtar të ministrit në Instagram.

Gjatë vizitës në Teheran, Bratina nënshkroi librin e zisë dhe përcolli ngushëllimet e Qeverisë dhe popullit serb për popullin iranian.

Sipas Ministrisë iraniane të Teknologjisë, Inovacionit dhe Çështjeve Ndërkombëtare, ministri serb mbërriti në kryeqytetin iranian më 3 korrik, ku u prit në aeroport nga zëvendësministri Mohammad Hafez Hakami, raportoi Radio Evropa e Lirë.

Ceremonitë shumëditore të varrimit të Ali Khameneit nisën më 4 korrik. Udhëheqësi suprem i Iranit u vra më 28 shkurt, në ditën e parë të luftës mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Pjesëmarrja e ministrit serb në këtë ceremoni ka nxitur reagime në Beograd. Partia opozitare e Lirisë dhe Drejtësisë kërkoi të dijë nëse presidenti Aleksandar Vuçiq e kishte informuar administratën amerikane për vendimin e Serbisë për të dërguar një përfaqësues qeveritar në Teheran.

Në reagimin e saj, kjo forcë politike deklaroi se një veprim i tillë vë në pikëpyetje angazhimin e Serbisë për të harmonizuar politikën e jashtme me Bashkimin Evropian, një nga kushtet kryesore për avancimin e procesit të integrimit evropian.

Serbia ka ruajtur marrëdhënie të mira me Iranin edhe në vitet e fundit, megjithëse Teherani është përballur me sanksione ndërkombëtare për programin e tij bërthamor dhe akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut. 

ministri serb shkon në iran si i dërguari i qeverisë 

Lini një Përgjigje