TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Korrik 2026, 16:59

Surpriza e Botërorit “kërcënon” Kampionët e Botës: Fitojmë 1-0 kundër Argjentinës

Shkruar nga Pamfleti
Surpriza e Botërorit “kërcënon” Kampionët e
Kepi i Gjelbër

Kepi i Gjelbër ishte një nga surprizat më të mëdha të fazës së grupeve në Kupën e Botës, duke siguruar vendin e dytë në grup pas Spanjës dhe duke lënë jashtë kompeticionit Uruguain. Tashmë, skuadra afrikane do të përballet me kampionen në fuqi, Argjentinën, në një sfidë ku konsiderohet si jo favorite.

Megjithatë, presidenti i Kepit të Gjelbër, Hoze Maria Neves, është shprehur optimist për shanset e përfaqësueses së vendit të tij, duke deklaruar se ekipi ka besimin dhe motivimin e nevojshëm për të realizuar një tjetër surprizë.

Unë besoj se Kepi i Gjelbër mund ta mposhtë Argjentinën 1-0. Ne luajmë për të fituar. Kur pritshmëritë për një ekip janë të ulëta dhe ai ekip është i etur për fitore, gjithçka është e mundur. Një komb i vogël si Kepi i Gjelbër duhet të përpiqet gjithmonë të surprizojë. Ekipi ynë kombëtar ka 100% besim, 100% shpresë dhe do të japë gjithçka deri në pikën e fundit të djersës. Kjo është arsyeja pse kemi 100% shanse për ta mposhtur Argjentinën”, deklaroi Neves.

Përballja me Argjentinën pritet të jetë testi më i vështirë për Kepin e Gjelbër në këtë Botëror, por skuadra afrikane synon të vazhdojë rrugëtimin e saj historik me një tjetër rezultat befasues.

hoze maria neves presidenti i kepit të gjelbër kupa e botës

Lini një Përgjigje