TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Korrik 2026, 10:26

Rama-Berisha, operacioni i përbashkët për të kontrolluar protestën

Shkruar nga Pamfleti
Rama-Berisha, operacioni i përbashkët për të kontrolluar
Pamje nga protesta /

Njëri përpiqet ta përçajë me shantazh dhe negociata, tjetri ta kontrollojë përmes strukturave të Partisë Demokratike. Sfida më e madhe e protestës mbetet ruajtja e pavarësisë së saj politike...

Të rrethuar dhe të delegjitimuar nga protesta njëmujore, e cila po përpiqet të ngjizë një frymë të re kundër establishmentit politik, Edi Rama dhe Sali Berisha duket se kanë nisur lëvizjet për ta marrë nën kontroll atë.

Edi Rama, me strategjinë e tij të njohur “përça e sundo”, që prej ditëve të para të protestës është përpjekur ta ndajë atë në “të mirë” dhe “të këqij”, në agjentë dhe të manipuluar, duke përdorur teknika të njohura presioni dhe shantazhi politik.

Synimi është i qartë: të kompleksojë sa më shumë mjedisin dhe përbërjen heterogjene të kësaj proteste, e cila deri tani nuk ka një kolonë politike të konsoliduar.

Dhe, për fat të keq, ende nuk ka arritur të krijojë një strukturë drejtuese që t’i dalë zot kauzës dhe të përballojë sulmin e organizuar të politikës së vjetër.

Sipas burimeve, Edi Rama po përgatit një takim me një pjesë të protestuesve gjatë javës së ardhshme, me synimin për t’i shkëputur nga pjesa tjetër e lëvizjes.

Paralelisht, ka nisur edhe sulmi propagandistik ndaj një grupi tjetër protestuesish, të cilët po etiketohen si pjesë e Partisë Demokratike.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike duket se ka aktivizuar të gjithë kontingjentin e saj politik dhe organizativ për të fituar ndikim mbi protestën.

Objektivi, sipas këtij interpretimi, është të neutralizojë komponentin e protestës që kërkon hetimin dhe burgosjen e Sali Berishës.

Pjesa më e madhe e grupit që u përplas para Kuvendit identifikohet si e afërt me Partinë Demokratike, ndërsa mes tyre ka pasur edhe persona që më parë janë identifikuar nga policia në protesta të tjera për përfshirje në akte të dhunshme, përfshirë hedhjen e molotovëve.

Edhe pse një numër prej tyre u shoqëruan nga policia, gjasat janë që, si në rastet e mëparshme, të lirohen në një kohë të shkurtër.

Ndërkohë, një nga figurat më të njohura të protestës është zgjedhur së fundmi nga Sali Berisha si kryetare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Ky zhvillim ka shtuar edhe më shumë dyshimet se Partia Demokratike po përpiqet të ndërtojë një rol dominues brenda protestës.

Në fillim, PD u afrua me kujdes, duke kontribuar në pjesëmarrje dhe mobilizim.

Por tani duket se synon ta marrë pothuajse plotësisht nën kontroll lëvizjen, duke përdorur edhe metodat e saj tradicionale të përballjes politike.

Metoda që mund të forcojnë autoritetin e Sali Berishës brenda opozitës.

Por që, nga ana tjetër, rrezikojnë të dëmtojnë frymën qytetare dhe të pavarur me të cilën protesta u shfaq në fillim.

Nëse kjo ndodh, atëherë protesta rrezikon të humbasë tiparin që e bëri të ndryshme nga çdo lëvizje tjetër politike e viteve të fundit: Pavarësinë e saj./Pamfleti

 

rama- berisha operacion i përbashkët protesta

3 Komente

  1. D
    Dora e Berishes

    Dora e Berishes ishte dukshem prezente ne protestat e djeshme para Parlamentit me nje shfaqje dhune karakteristike e organizimeve te tij, por qe kesaj rradhe edhe qeverise i ka sherbyer me se miri per te denigruar protesten. Protestuesit e vertete ne oren 10:00 te paradites ishin ne pune, sepse atyre i duhet te punojne per te jetuar e ndryshe nga deputetet e PD-se, po te mungojne ne pune, pushohen. Deputetet e PD-se edhe nje here anashkaluan pergjegjesite e tyre si perfaqesues te zgjedhur per te pasyruar kerkesat e elektoratit te tyre dhe nuk u paraqiten ne seance nen justifikimin e rradhes, per te mos qene prezent ne nje episod dhune te planifikuar nga dora vete, Berisha. Askush nga ne nuk mungon dot ne pune me justifikimin se nuk i degjojne kerkesat ne mbledhje. Nese e bejme dicka te tille ose e leme punen ose na pushojne. Ka ardhur koha qe deputetet te cilet nuk paraqiten ne pune te pushohen nga puna. Ka ardhur koha qe Berisha dhe klani i tij te sabotohen.

    1. S
      Sali tradhtari

      O popull sa te jete gjalle Sali katrani vetem molotov e lufte do kete.eshte i etur per pushtet me cfaredolloj cmimi. Tradhtar i kombit.

    2. H
      Have lea

      Berkisha do dite better protesten e Te river se po shpetoje Shqiperine nga edgier e qeverise per qindra miljarde euro dhe nga narkodiktatura me e rrezikshme Rama . Rama cdo dite Ben Thorne per ta lap dhe atrocious protesten , ode don protestuesit , I shining me narkopolicine e mbushin me patronazhiste kriminele te ps . e Te tjera pislleqe qe Rama Di Te beje . Nuk ka asnje lidhje Berisha Rama , po ka interstate ndryshe per protesten , Berhishs perkrah protesten cdo dite dhe I Ben there demokrateve qe cdo dite Te Martin pjese ne proteste dhe demon dhunen e narkopoicise kuder protestuesave , dhe Rama qe ofendon protesters , I shibin nepermjet narkopolicise se tij , Ben peephole per Te ble dentist e protestes dhe u thote me citizen e provoking protest use e qe nuk jap doreheqje edhe sikur ju Te protesting deri ne 2029 pa pushing Nuk e Lipton ku Jane Pilar qebashkon narkodiktatorin Rama me Berishen per protesten cdo dite, eshte vetem desire e portale e per Te shpif kunder Berishes. , sic Kane be qe Gavin 1990 dhe po vazhdojnedhesot , pavaresisht interesave Te Shqiperise , vetem Te luftojne Berishen

      Lini një Përgjigje