TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 3 Korrik 2026, 14:07

Deklarata e gazetarit: Flori do rikthehet!

Shkruar nga Pamfleti
Deklarata e gazetarit: Flori do rikthehet!
Deklarata e gazetarit: Flori do rikthehet!

Pas një mungese të gjatë nga skena muzikore, Flori Mumajesi pritet të rikthehet me një album të ri, i cili, sipas gazetarit Elton Tozaj, mund të publikohet gjatë muajve shtator ose tetor.

I ftuar në emisionin "Ora 7", Tozaj zbuloi se projekti është në përgatitje prej më shumë se një viti dhe do të përfshijë jo vetëm këngë të reja, por edhe ripërpunime dhe vazhdime të disa prej hiteve më të njohura të artistit.

"Ka një vit e ca që po punohet për këtë. Ka rikthim, ka ripërpunim të këngëve, ka rivazhdim të këngëve siç është kënga 'Hëna' me Ylli Limanin apo 'Jeta' me Elvana Gjatën", u shpreh Elton Tozaj.

Gazetari foli edhe për një bashkëpunim të ri mes Flori Mumajesit dhe Elvana Gjatës, duke lënë të kuptohet se dy artistët do të ribashkohen në aspektin muzikor.

"Është diskutuar prej kohësh kjo gjë dhe po, do të ketë një rikthim me Elvana Gjatën. Rikthim muzikor. Rikthimi i Flori Mumajesit ka për të qenë rikthimi më i madh i mundshëm ndonjëherë", deklaroi ai.

Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga vetë Flori Mumajesi për publikimin e albumit apo bashkëpunimin me Elvana Gjatën, por deklaratat e Tozajt kanë ngjallur pritshmëri të mëdha mes fansave të artistit.

 

flor mumajesi elton tozaj rikthim

Lini një Përgjigje