Gjatë fjalës në tubim, ai pretendoi se djali i tij u ndalua padrejtësisht dhe se policia nuk ndërhyri gjatë ngjarjeve të protestës
Një prej pjesëmarrësve në protestën e zhvilluar në Tiranë ngriti akuza të forta ndaj përfaqësuesve të qeverisë, ndërsa kërkoi arrestimin e truprojës së deputetit Ulsi Manja. Deklaratat e tij u bënë gjatë fjalës së mbajtur para protestuesve, ku iu referua ngjarjeve të ndodhura gjatë protestës së një dite më parë.
Protestuesi u kërkoi ndjesë të pranishmëve për vonesën, pasi siç u shpreh ai, ishte angazhuar me çështjen e djalit të tij, për të cilin pretendoi se u ndalua në mënyrë të padrejtë ndërsa ndodhej duke pirë kafe në një lokal.
Sipas protestuesit, përgjegjës për këtë situatë janë Ulsi Manja, Taulant Balla dhe kryeministri Edi Rama. Ai i akuzoi ata se kanë përgjegjësi për atë që e cilësoi si ndalim të padrejtë të të birit.
Më tej, protestuesi deklaroi se gjatë ngjarjeve të së enjtes janë shkelur procedurat ligjore. Ai pretendoi se disa të rinj u ndaluan në kundërshtim me ligjin dhe akuzoi Policinë e Shtetit se nuk ndërhyri gjatë incidentit.
Lini një Përgjigje