TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Korrik 2026, 20:31

“Europa dënon dhunën ndaj protestuesve”, Luçiana Kokaj: PE mbështet protestën  

Shkruar nga Pamfleti
“Europa dënon dhunën ndaj protestuesve”, Luçiana
Protesta

Aktivistja tha se zv.presidenti i Parlamentit Evropian, Nicolae Ștefănuță, dhe Partia Popullore Evropiane kanë shprehur mbështetje për protestuesit dhe kanë kërkuar hetim të korrupsionit e mbrojtje të të drejtave themelore...

Aktivistja Luçina Kokaj, gjatë fjalës së saj në protestën e 34-t kundër Kryeministrit Edi Rama tha se përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe grupime politike evropiane m,bështesin qytetarët në lëvizjen e tyre. Ajo tha se reagimet e fundit kanë dënuar dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe kanë kërkuar respektimin e lirive demokratike.

Kokaj u ndal fillimisht te deklarata e zv.presidentit të Parlamentit Evropian, Nicolae Ștefănuță, për të cilin tha se ka dënuar ndërhyrjen e policisë ndaj protestuesve gjatë protestës së një dite më parë.

Sipas saj, mbështetje ka ardhur edhe nga grupi i të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, ndërsa vuri në dukje se edhe Partia Popullore Evropiane (PPE), pjesë e spektrit të djathtë politik evropian, është shprehur në favor të protestuesve përmes një rezolute.

Duke iu referuar përmbajtjes së këtij dokumenti, Kokaj tha se PPE shpreh shqetësim për situatën e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe solidarizohet me qytetarët që protestojnë në mënyrë paqësore, duke e cilësuar të drejtën e tubimit si një nga liritë themelore që duhet të garantohet.

Ajo shtoi se rezoluta njeh si legjitime kërkesat e protestuesve dhe kërkon hetim të rasteve të korrupsionit në nivelet e larta, ndëshkim të krimit zgjedhor, si dhe mbrojtje të mjedisit, trashëgimisë kulturore dhe të drejtës së pronës.

Në vijim të fjalës së saj, Kokaj tha se dokumenti dënon çdo përpjekje për të ushtruar presion ose për të heshtur protestuesit, gazetarët, aktivistët dhe organizatat e shoqërisë civile, duke theksuar rëndësinë e garantimit të lirive demokratike.

Kokaj deklaroi se rezoluta u bën thirrje institucioneve të Bashkimit Evropian të vijojnë monitorimin e zhvillimeve në Shqipëri dhe të mbajnë procesin e anëtarësimit të vendit të lidhur ngushtë me respektimin e shtetit të së drejtës dhe të standardeve demokratike.

 

protesta aktiviste rama

Lini një Përgjigje