TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Korrik 2026, 19:58

Protesta në ditën e 34-t, pensionisti: Rama rrëzohet për 3 ditë

Shkruar nga Pamfleti
Protesta në ditën e 34-t, pensionisti: Rama rrëzohet për 3
Protesta qytetare

Sot zhvillohet protesta e 34-t kundër Kryeministrit Edi Rama, të cilit i kërkohet të dorëhiqet, edhe pse Kreu i Qeverisë ka përjashtuar ccdo mundësi që të dorëzojë “timonin”, që sipas tij, ia kanë besuar mbi 800 mijë shqiptarë në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Protesta ka mbledhur rryma të ndryshme, ndërsa pika që i bashkon është largimi i Edi Ramës si Kryeministër.

Një pensionist, i cili i është bashkuar protestës nga ditët e para, u shpreh se Kryeministri Edi Rama tallet me këtë shtresë, madje i ofendon ata.

"Me bonusin që na akordoi për verën, Rama u tall si gjithmonë me ne. 5 mijë lekë nuk jepen as për fëmijë. Rama duhet të mbledhë mendjen”, u shpreh ai.

Protestuesi vijoi më tej me thirrje duke kërkuar përshkallëzim të protestës dhe bllokim të rrugëve me mjete bujqësore, si formë presioni ndaj qeverisë.

“Kryeministri të mbledhë mendjen. Jo vetëm ne këtu në Tiranë, por të gjithë bujqit që hedhin perimet nëpër kanale, të dalin të bllokojnë rrugët e Shqipërisë me mjetet e punës që kanë. Se po të bllokohen rrugët, Edi Rama tre ditë jetë ka, pastaj do të dorëzohet, se s’ka ç’të bëjë më. Të dalin me zetorë, me mjetet.

Pensionistët të marrin pjesë këtu, sepse u tall me ne. Mori një grup pensionistësh para ca ditësh, si para 11 majit kur vajta edhe unë, ia prisha takimin, dhe po ata pensionistë ishin, ato pula ishin, që s’ia ktheu njëri llafin Edi Ramës, sepse Edi Rama është mbreti i Shqipërisë dhe kanë frikë. I bëj thirrje pensionistëve ta heqin frikën dhe t’ia thyejnë hundët. Nuk kemi ujë të pijshëm. Ka 13 vite në pushtet.

Kërkesat tona konkrete janë që Edi Rama të japë dorëheqjen, të zhduket, të krijohet një grup me intelektualë të pavarur, jo me moshën time, por të rinj. Të kenë nja dy universitete, të dinë gjuhë të huaja dhe të jenë profesionistë të fushave të ndryshme. Të ndryshojë legjislacioni", tha ai.

 

protesta kryeministri pensionisti

Lini një Përgjigje