TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Korrik 2026, 14:53

Kolumbia sfidon Ganën për një biletë në 1/8-at, trajneri i latinëve mohon konfliktet me yjet e skuadrës

Shkruar nga Pamfleti
Kolumbia sfidon Ganën për një biletë në 1/8-at,
'Yjet' e Kolumbisë dhe Ganës

Në orën 03:30 do të zhvillohet një tjetër përballje e fazës së 1/16-ave të Kupës së Botës, ku Kolumbia do të përballet me Ganën për një vend në raundin tjetër të turneut.

Kolumbianët hyjnë në këtë sfidë si favoritë, pasi e mbyllën fazën e grupeve në vendin e parë, pavarësisht se ndodheshin në një grup ku bënte pjesë edhe Portugalia.

Në prag të ndeshjes, trajneri Carlos Queiroz hodhi poshtë zërat për një përplasje me futbollistët kryesorë të kombëtares, mes tyre edhe James Rodriguez. Ai theksoi se skuadra është e përqendruar te sfida ndaj Ganës, të cilën e cilësoi një kundërshtar të fortë.

Sipas teknikut, përballja pritet të jetë e vështirë, por njëkohësisht edhe një ndeshje e bukur për t'u ndjekur.

Fituesi i këtij dueli do të sigurojë kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës, ku do të përballet me Zvicrën.

Lini një Përgjigje