TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Korrik 2026, 15:44

Ish-zv.kryeministri serb shpërthen ndaj Vuçiçit: Mbetje e një politike të tmerrshme

Shkruar nga Pamfleti
Ish-zv.kryeministri serb shpërthen ndaj Vuçiçit: Mbetje e
Ish-zëvendëskryeministri Zoran Gjingjiçit

Ish-zëvendëskryeministri Zoran Gjingjiçit dhe ish-nënkryetar i Parlamentit Serb, Zoran Koraç, në një intervistë për  mediumin “Ideje” ka folur për presidentin serb, Aleksander Vuçiç, politikën e tij të brendshme dhe qëndrimin ndaj Kosovës.

Koraç ka thënë se presidenti serb Vuçiç është një mbetje e një politike të tmerrshme që shkaktuar qindra mijëra viktima në rajon dhe që pavarësisht kësaj nuk heq dorë nga një politikë e tillë.

Ai foli edhe për Kosovën, duke thënë se qëndrimi i Vuçiçit është sikurse i një nacionalisti. Derisa shton se për Kosovën duhet folur realisht si një vend që është i veçantë.

“Ai ka pasur tashmë disa fjalime në tubimet e tij që kanë folur për Kosovën në të njëjtën mënyrë siç bëjnë nacionalistët serbë, dhe nuk pres që papritmas të thuhet: ‘Kosova është e pavarur, ne ngremë duart lart’, por sigurisht që duhet të flasim për Kosovën realisht, dhe ajo është tashmë një vend i veçantë që ka mbajtur një seri zgjedhjesh në mënyrë demokratik”, ka thënë Koraç.

zoran gjingjiçit vucic

Lini një Përgjigje