TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Korrik 2026, 13:22

"Siuuu" edhe jashtë stadiumit, Ronaldo festë të çmendur me tifozët jashtë hotelit pas fitores me Kroacinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
"Siuuu" edhe jashtë stadiumit, Ronaldo festë të
Ronaldo feston me tifozët e Portugalisë nga ballkoni i hotelit

Cristiano Ronaldo ishte protagonisti i festës së Portugalisë edhe jashtë fushës. Pas kualifikimit dramatik ndaj Kroacisë në Botërorin 2026, kapiteni i luzitanëve doli në ballkonin e hotelit ku është akomoduar kombëtarja dhe përshëndeti qindra tifozë që ishin mbledhur për ta pritur.

Me duart lart dhe buzëqeshjen karakteristike, 41-vjeçari iu përgjigj thirrjeve të tifozëve, të cilët brohorisnin emrin e tij dhe të Portugalisë. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u bërë virale mes mbështetësve të kombëtares portugeze.

Ronaldo ishte një nga protagonistët e suksesit 2-1 ndaj Kroacisë, duke realizuar golin e barazimit nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Gonçalo Ramos shënoi golin e kualifikimit në minutat shtesë.

Tashmë Portugalia do të përballet me Spanjën në fazën e 1/8-ave, në një nga sfidat më të shumëpritura të Botërorit.

ronaldo feston me tifozët

Lini një Përgjigje