Eliminimi i hershëm i Koresë së Jugut nga Kupa e Botës ka shkaktuar pasoja të mëdha jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në jetën personale të ish-trajnerit të kombëtares, Hong Miung-bo.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, 57-vjeçari është larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për arsye sigurie, pasi u përball me një valë të fortë urrejtjeje dhe kërcënimesh pas dështimit të ekipit në fazën e grupeve të Botërorit.
Raportohet se Hong Miung-bo ka qenë objekt i sulmeve të vazhdueshme në rrjetet sociale, është refuzuar në hyrje të disa lokaleve dhe ka marrë edhe kërcënime serioze me vdekje. Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse qëndrimi i tij në SHBA do të jetë i përhershëm apo i përkohshëm.
Klima e tensionuar pas eliminimit të Koresë së Jugut ka marrë edhe përmasa politike. Presidenti Li Jae-Miung e cilësoi paraqitjen e kombëtares si "plotësisht të pashpjegueshme" dhe urdhëroi nisjen e një hetimi për të zbardhur arsyet e dështimit.
Megjithëse nuk e përmendi drejtpërdrejt ish-trajnerin, kreu i shtetit kritikoi procesin e emërimit të tij, duke lënë të kuptohet se vendimmarrja në Federatën e Futbollit të Koresë së Jugut nuk ishte bazuar vetëm në meritë dhe profesionalizëm.
Presidenti paralajmëroi gjithashtu një reformë të thellë në administrimin e sportit, duke theksuar se një dështim i këtyre përmasave është i papranueshëm dhe se duhet të merren masa për të shmangur përsëritjen e situatave të ngjashme në të ardhmen.
Hong Myung-bo left for the US again just two days after returning to South Korea. At the airport, he denied rumors of feud within the squad to a reporter. (MBC) pic.twitter.com/H3zIHFvKhv
— Korea Football News (@KORFootballNews) July 2, 2026
Lini një Përgjigje