TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Korrik 2026, 22:21

Eliminimi i Koresë së Jugut në Kupën e Botës shkakton kaos, ish-trajneri kërcënohet me vdekje; i ndalohet edhe hyrja në kafene

Shkruar nga Pamfleti
Eliminimi i Koresë së Jugut në Kupën e Botës shkakton
Ish-trajneri i Koresë së Jugut, Hong Miung-bo

Eliminimi i Koresë së Jugut që në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026 ka shkaktuar reagime të forta në vend, duke e vendosur ish-trajnerin Hong Miung-bo në qendër të kritikave publike.

Presidenti i Koresë së Jugut, Li Jae Miung, e cilësoi paraqitjen e kombëtares si të papranueshme, duke ia atribuar dështimin mungesës së organizimit dhe drejtimit. Kreu i shtetit urdhëroi nisjen e një hetimi nga Ministria e Kulturës, Sportit dhe Turizmit për të shqyrtuar menaxhimin e ekipit dhe përdorimin e fondeve publike të destinuara për pjesëmarrjen në turne. Ai u kërkoi gjithashtu ndjesë tifozëve për rezultatin zhgënjyes.

Pas rikthimit në vend, delegacioni i kombëtares tentoi të shmangte reagimet e tifozëve duke mbërritur gjatë natës, por në aeroport u përball me protesta dhe thirrje kundërshtuese nga qindra persona të mbledhur.

Ndërkohë, autoritetet koreano-jugore kanë rritur masat e sigurisë për Hong Miung-bo, pas një kërcënimi të publikuar në internet. Sipas raportimeve, një 41-vjeçar me banim në Shtetet e Bashkuara kërcënoi se do ta vriste trajnerin sapo ai të mbërrinte në aeroportin e Inçeon-it. Për këtë arsye, policia vendosi mbrojtje të shtuar për ish-teknikun, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet përkatëse.

hong miung-bo ish-trajneri i koresë së jugut kupa e botë

Lini një Përgjigje