Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilluan këtë të enjte, një bashkëbisedim me një grup pensionistësh, ku prezantuan ndryshime në skemën e bonusit për pensionet dhe njoftuan nisjen e shpërndarjes së bonusit veror.
Takimi u zhvillua në një kohë kur vendi po zien nga protestat, të cilat sot janë në ditën e 33-të, ndërsa qeveria Rama ka vendosur të "hapë thesin" për pensionistët. Ai prezantoi masat që lidhen me mbështetjen financiare për pensionistët dhe kategori të tjera përfituese.
Fjalën e mbajti fillimisht ministrja Delina Ibrahimaj, e cila bëri të ditur se, duke nisur nga viti 2026, bonusi për pensionistët synohet të mos shpërndahet më vetëm në fund të vitit, por në bazë mujore. Sipas saj, objektivi është që pensioni mesatar të arrijë në 400 euro deri në fund të mandatit, ndërsa pensioni për përfituesit me vite të pjesshme sigurimi të shkojë në 250 euro. Ajo shtoi se kostoja e kësaj skeme për vitin 2026 do të jetë 10.4 miliardë lekë.
“Nga 2026 donim që bonusi i pensioneve të mos jepej vetëm në fund të vitit, që lidhet me festat, por vendosëm që ta japim në bazë mujore. Sipas kategorive të ndryshme vendosëm objektivin që pensioni mesatar në fund të këtij mandati të shkonte në 400 euro, për ata me vite të pjesshme, 250 euro. Në total, për 2026, ka një kosto në buxhet prej 10.4 miliardë eurosh“, tha ajo.
Ibrahimaj njoftoi gjithashtu se ka nisur shpërndarja e bonusit veror prej 5 mijë lekësh të rinj për rreth 33 mijë pensionistë.
“Nga sot ka filluar shpërndarja e një tjetër bonusi pensionesh, në vlerën 5 mijë lekësh të rinj. Janë rreth 33 mijë pensionistë që kanë përfituar nga ky bonus dhe që sot përfitojnë edhe bonusin e verës“, tha ajo.
Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama deklaroi se bonusi nuk lidhet me zgjedhjet, duke theksuar se vendi nuk do të ketë proces zgjedhor deri në vitin 2029.
“Qeveria vendosi të japë një tjetër bonus për pensionistët. Ju kujtohet që vitet e shkuara u tha se bonusi po jepej për fushatë. Ne s’kemi fushatë këtë vit, s’kemi zgjedhje deri në 2029. Bonusi nuk ka lidhje me gjë tjetër, veçse me vëmendjen që ju është dhënë vazhdimisht“, tha ai.
Rama u shpreh se një pjesë e financimit të bonusit vjen nga të ardhurat shtesë të mbledhura në buxhet, të lidhura me rritjen e çmimit të naftës dhe të ardhurat nga taksat.
“Ka një komponent që ne nuk e kishim parashikuar në të ardhurat tona, që ishte rritja e të ardhurave nga rritja e çmimit të naftës. U rrit çmimi i naftës, u rritën të ardhurat nga taksa. Të gjitha ato që janë aty brenda në çmim, për buxhetin e shtetit, të gjithë atë pjesë do ta merrni ju. Dhe ata që u ankuan se u rrit çmimi, të ndihen mirë, se në këtë mënyrë kanë kontribuar, sepse një pjesë e këtij bonusi janë edhe nga ata“, u shpreh ai.
Kryeministri deklaroi gjithashtu se përfitime do të ketë edhe për personat me aftësi të kufizuara. Sipas tij, është vendosur dyfishimi i ndihmës financiare për këtë kategori, si edhe mbulimi nga shteti i sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore për kujdestarët e tyre.
“E njëjta gjë vlen për kapërcimin e parashikimeve në rritjen e të ardhurave në përgjithësi, të cilat sot janë pjesë e këtij bonusi. Nuk janë vetëm pensionistët, janë edhe personat me aftësi të kufizuara, që prisnin prej kohësh dyfishimin e ndihmës për personat me aftësi të kufizuara. Ju ka takuar më përpara, por mundësitë nuk na e kanë lejuar këtë. Është vendosur që të gjitha sigurimet shëndetësore dhe shoqërore të kujdestarëve të personave me aftësi të kufizuara do t’i paguajë shteti”, tha Rama.
Ti kete bonos po e jep nga frika e protestuesve, o Ramut Shurreli.
Ende eshte ne liri ky Ramut Shurreli? Ende nuk e arrestuan kete monster Kazak sllavomongol. O SPAK, a ke sy e vesh?!
Ramuti o Shurreli hapi thesin qe te ju blej, ne menyre qe ju te braktisni protestën. Ju merrni paratë sepse ato jane tuajat, por vazhdoni me protestën derisa te largoni kete qelbesire joshqiptare qe po shkatërron kombin shqiptar.
U kujtove ti o plak i ndyre! Pis