TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Korrik 2026, 07:13

Zgjidhet kryesia e re e PD, Këshilli Kombëtar rrëzon 5 deputetë; 20 emrat më të votuar

Shkruar nga Pamfleti
Zgjidhet kryesia e re e PD, Këshilli Kombëtar rrëzon 5
Zgjidhet kryesia e re e PD

Këshilli Kombëtar i PD-së ka zgjedhur 20 anëtarët e rinj të kryesisë. Nga lista e re e kryesisë, pesë deputetë të grupit parlamentar demokrat nuk do të jenë më anëtarë.

Në orën 4.30 të mëngjesit, komisioni i zgjedhjeve i drejtuar nga Gazment Bardhi shpalli listën e fituesve, ku më i votuara rezulton Ilda Zhulali.

Sa i takon anëtarëve Grigels Muçollari ka marrë 170 vota, ndërkohë që Arjan Ndoja, Edi Paloka, Gent Strazimiri, Fidel Kreka dhe Luan Baçi nuk janë zgjedhur ndër më të votuarit.

20 anëtarët e zgjedhur nga Këshilli Kombëtar në Kryesinë e Partisë, sipas kategorive statutore, janë:

Femra

Eda Grimci
Edith Harxhi
Florjana Garo
Ilda Zhulali
Lili Sula
Mimoza Hajdarmataj

Të rinj

Andia Ulliri
Desada Xhetani
Fatjon Bathorja
Glauk Olldashi
Lorenca Hoxha
Nikola Kedhi
Burra


Atird Hoxha
Dorjan Teliti
Ervin Minarolli
Fisnik Qosja
Gjin Gjoni
Grigels Muçollari
Ilir Alimehmeti
Keltis Kruja

Me konstituimin e Kryesisë së re, ajo do të miratojë edhe përfaqësuesit e Diasporës në Këshillin Kombëtar të PD-së dhe në Kryesinë e Partisë Demokratike, në përputhje me ndryshimet statutore të miratuara nga Kuvendi Kombëtar i PDSH-së, më 30 maj 2026.

Më tej do të vijojë zgjedhja e organeve të tjera drejtuese të Partisë Demokratike, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm, Nënkryetarët e Partisë, Sekretariatin dhe Departamentet, duke përmbyllur kështu procesin e riorganizimit dhe ripërtëritjes së Partisë.

Ndërkohë, është zgjedhur kryetarja e re e Këshillit Kombëtar, Julia Emiri, duke zëvendësuar Edi Palokën. Demokratja mori 207 vota, duke fituar kundrejt kandidates Silva Hasaj.

zgjidhet kryesia e re e pd

2 Komente

  1. S
    Sandri

    Siç duket kësaj herë nuk pati emërime por zgjedhje, ndaj i emeruari për 3 dekada në poste të larta të kupolës së PD EPaloka mori 67 vota sa keq që këta 67 frymore mendojnë se Paloka është i duhuri , ku në fakt njerëz si ky , si A. Vokshi. F. Noka etj janë bërë bozë me arrogancën e ture te emëruar për të qenë aty në krye afër shefit të opozitës e Duke dëmtuar lidhjet, frymën e besimit me bazën, me pak fjalë këta tipa na kujtojnë byronë politike të sistemit monist me shoqen Lenka

    1. e
      ervz

      Olldashi djali i Olldashit, Xhin Xhoni, Ervin Minarolli, nje gomar me shume e nje me pak. Parti nepotike pa te ardhme..

      Lini një Përgjigje