TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Korrik 2026, 22:21

“Ti rrofsh o Edi...”/ Rama “shpik” mesazhe për t’i dhënë kurajë vetes, tjetër sinjal se nuk ka ndërmend të largohet

Shkruar nga Pamfleti
“Ti rrofsh o Edi...”/ Rama “shpik” mesazhe për
Edi Rama

Teksa protesta qytetare ka hyrë në ditën e saj të 32-të dhe çdo mbrëmje para Kryeministrisë dëgjohen thirrjet për dorëheqjen e tij, Edi Rama ka dhënë sinjalin se nuk ka ndërmend të largohet.

Në vend që t'u përgjigjet kërkesave të protestuesve, kryeministri ka zgjedhur të publikojë në rrjetet sociale një letër falënderimi nga një emigrante shqiptare që jeton në Itali, duke theksuar se janë pikërisht mesazhe të tilla që i japin forcë për të vijuar përpara.

Edhe pse nuk dihet se sa real është kjo letër, Rama duket s epo tenton t’i japë kurajë vetes përballë pakënaqësisë qytetare.

"Fjalë si këto të bëjnë të ndjesh se përtej baltës, gurëve dhe jargëve, ky mision i vështirë ia vlen pikërisht për impaktin e punëve të mira. Kur këto fjalë mbërrijnë deri tek ti, nuk ka shije më të jashtëzakonshme sesa të marrësh forcë, për plot të tjerë që presin e që meritojnë të shpërblehen në besim", shkruan Rama.

Letra e publikuar është dërguar nga Margarita Mustafaj, një emigrante nga Durrësi që jeton prej 30 vitesh në Itali. Ajo e falënderon kryeministrin për marrëveshjen e pensioneve Shqipëri-Itali, rindërtimin pas tërmetit dhe i kërkon të vijojë punën edhe për marrëveshjen me Greqinë.

"Ti rrofsh o Edi, sepse ne e dimë ç'do të thotë të arrish një fitore të tillë. Ke mbështetjen tonë. Diaspora pret akoma nga ty," shkruan qytetarja në letrën e publikuar nga kryeministri.

rama porotesta

Lini një Përgjigje