TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Korrik 2026, 22:36

E rëndë në Suharekë, 26-vjeçari humb jetën pasi u godit nga rrufeja

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Suharekë, 26-vjeçari humb jetën pasi
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Kosovë, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga rrufeja në një zonë malore të Suharekës.

Viktima është identifikuar si F.B., 26 vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur pranë vendit të njohur si "Guri i Dellocit", në zonën malore mes bjeshkëve të Bukoshit dhe Dellocit.

Lajmi u konfirmua fillimisht nga komandanti i Policisë në Suharekë, Safet Hoxha, ndërsa zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, bëri të ditur se menjëherë pas marrjes së njoftimit, patrullat policore dhe hetuesit u nisën drejt vendngjarjes.

Për shkak se incidenti ndodhi në një terren të thellë malor, qasja në vendin e ngjarjes ishte e vështirë.

Në vendngjarje mbërriti edhe ekipi i Emergjencës së Suharekës, i cili konstatoi vdekjen e të riut.

rrufeja

Lini një Përgjigje