TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Korrik 2026, 22:00

Situatë e pazakontë në futbollin kosovar, dy klubet zyrtarizojnë të njëjtin futbollist brenda pak minutash (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Situatë e pazakontë në futbollin kosovar, dy klubet
Bleart Tolaj

Një situatë e pazakontë dhe thuajse e paprecedentë ka ndodhur në merkaton e futbollit kosovar, ku dy klube të Superligës kanë zyrtarizuar të njëjtin futbollist brenda pak minutash.

Gjithçka nisi me Gjilanin, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi afrimin e Bleart Tolajt, anësorit të sulmit që në sezonet e fundit ka qenë pjesë e Ballkanit.

"Mirë se erdhe, Bleart Tolaj", shkruhej në postimin e klubit gjilanas, i shoqëruar me fotografinë e lojtarit.

Situatë e pazakontë në futbollin kosovar, dy klubet

Por surpriza erdhi vetëm pak minuta më vonë. Ballkani publikoi njoftimin zyrtar se Tolaj kishte rinovuar kontratën me klubin për edhe dy vite, duke hedhur dyshime mbi transferimin e bërë publik nga Gjilani.

"FC Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se Bleart Tolaj ka rinovuar kontratën edhe për dy vite të tjera.

Me përkushtimin, karakterin dhe cilësinë e tij në fushë, Blearti do të vazhdojë të jetë pjesë e rëndësishme e objektivave tona. Besimi i ndërsjellë vazhdon dhe rrugëtimi ynë së bashku sapo është zgjatur. Na presin sfida të reja, fitore të reja dhe suksese të reja", thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Situatë e pazakontë në futbollin kosovar, dy klubet

Dy njoftime zyrtare për të njëjtin futbollist, të publikuara pothuajse në të njëjtën kohë, kanë krijuar një nga episodet më të çuditshme të kësaj merkatoje në Kosovë.

Tashmë mbetet të sqarohet situata dhe të mësohet se ku do ta vazhdojë karrierën Bleart Tolaj, ndërsa reagimi i vetë futbollistit pritet t'i japë fund kësaj historie që ka ngjallur debat të madh në opinionin sportiv.

ballkani gjilani skuadrat kosovare

Lini një Përgjigje