Anglia ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës, pasi përmbysi Republikën Demokratike të Kongos dhe fitoi me rezultatin 2-1.
Përfaqësuesja angleze tregoi karakter duke reaguar pas disavantazhit dhe vulosi kalimin në fazën me eliminim direkt, ku tashmë e pret një përballje e vështirë.
Në raundin e ardhshëm, "Tre Luanët" do të ndeshen me Meksikën, një prej vendeve organizatore të turneut. Takimi do të zhvillohet më 6 korrik, duke nisur nga ora 02:00, në stadiumin legjendar "Estadio Azteca".
Atmosfera në impiantin meksikan pritet të jetë elektrizuese, me mijëra tifozë vendas që do të mbështesin ekipin e tyre. Për Anglinë, kjo do të jetë një provë e rëndësishme në rrugën drejt çerekfinaleve.
Sfidat e konfirmuara të fazës së 1/8-ave:
4 korrik, ora 19:00 – Kanada – Marok
4 korrik, ora 23:00 – Paraguai – Francë
5 korrik, ora 22:00 – Brazil – Norvegji
6 korrik, ora 02:00 – Meksikë – Angli
Lini një Përgjigje