Herri Kejn ishte protagonisti absolut në sfidën mes Anglisë dhe Kongos, të zhvilluar në Atlanta, duke realizuar një dopietë që e fut edhe më shumë në historinë e Kampionateve Botërore.
Sipas statistikave të publikuara, me dy golat e shënuar kapiteni i Anglisë ka arritur në kuotën e 13 golave në karrierë në fazat finale të Kupës së Botës, duke vendosur një tjetër rekord në rrugëtimin e tij me kombëtaren.
Goli i parë erdhi pas një asistimi të Gordon, ndërsa me realizimin e dytë Kejn arriti një tjetër shifër të rëndësishme. Ai numëron tashmë 100 kontribute direkte në gola me fanellën e Anglisë, të ndara në 83 gola dhe 17 asistime.
Statistikat e sulmuesit anglez janë po aq mbresëlënëse edhe në nivel klubi dhe kombëtare gjatë këtij sezoni. Në të gjitha kompeticionet, Herri Kejn ka regjistruar:
61 ndeshje
83 gola
17 asistime
100 kontribute direkte në gola (gola + asistime)
Shifrat konfirmojnë formën e jashtëzakonshme të sulmuesit anglez, i cili vazhdon të jetë një nga lojtarët më vendimtarë të futbollit botëror.
Lini një Përgjigje