TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Korrik 2026, 23:00

Mbi 2,300 viktima nga tërmeti shkatërrues, presidentja e përkohshme e Venezuelës shpall 7 ditë zie!

Shkruar nga Pamfleti

Mbi 2,300 viktima nga tërmeti shkatërrues, presidentja e

Gati 2,300 persona kanë vdekur nga dy tërmetet e fuqishme, me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë, që tronditën Venezuelën më 24 qershor, sipas një bilanci të ri të publikuar sot nga presidenti i parlamentit, Jorge Rodriguez.

Konkretisht, sipas përditësimit, të paktën 2,295 persona kanë vdekur, ndërsa 11,267 janë plagosur. Megjithatë, ekziston frika se numri i viktimave do të rritet ndjeshëm, pasi të zhdukurit vlerësohen në rreth 50,000.

Më herët gjatë ditës së sotme, presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, shpalli shtatë ditë zie kombëtare.

"Shpirti i Venezuelës është shkatërruar nga jetët e humbura në këto tërmete shkatërruese. Si një homazh për kujtimin e viktimave, kam vendosur të shpall shtatë ditë zie kombëtare duke filluar nga sot në orën 6:00 të pasdites”, tha Delcy Rodriguez në një mesazh të ndarë në Telegram.

2 500 viktima

Lini një Përgjigje