Një helikopter ushtarak MH-60S Seahawk i Marinës së Shteteve të Bashkuara kreu një ulje emergjente në Detin Arabik, njoftoi Komanda e Flotës së 5-të të Marinës amerikane.
Sipas autoriteteve, tre anëtarë të ekuipazhit u nxorën nga deti të plagosur dhe u transportuan në aeroplanmbajtësen USS George H.W. Bush (CVN 77). Ndërkohë, kërkimet vijojnë për gjetjen e anëtarit të katërt të ekuipazhit, i cili rezulton i zhdukur.
Komanda e Flotës së 5-të bëri të ditur se shkaqet e incidentit janë ende nën hetim, duke theksuar se deri më tani nuk ka asnjë tregues që ngjarja të ketë qenë pasojë e një veprimi armiqësor.
Operacioni i kërkim-shpëtimit për gjetjen e ushtarakut të zhdukur vazhdon.
Lini një Përgjigje