TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Korrik 2026, 18:26

Spanja kërkon fitoren e parë në fazën me eliminim direkt, “La Roja” sfidon Austrinë për të thyer ‘mallkimin’ e Botërorit

Shkruar nga Pamfleti
Spanja kërkon fitoren e parë në fazën me eliminim direkt,
Kombëtarja e Spanjës

Kombëtarja e Spanjës do të përballet me Austrinë në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës, me objektivin për të rikthyer suksesin në arenën ndërkombëtare dhe për t'i dhënë fund një serie zhgënjimesh që e ka shoqëruar në edicionet e fundit të turneut.

Që nga triumfi historik në Botërorin e vitit 2010 në Afrikën e Jugut, "La Roja" nuk ka arritur të lërë gjurmë në fazën me eliminim direkt të kompeticionit. Në vitin 2014, spanjollët u eliminuan që në fazën e grupeve, ndërsa në Botërorët e 2018 dhe 2022 u ndalën përkatësisht nga Rusia dhe Maroku.

Statistikat tregojnë se, duke përjashtuar suksesin e vitit 2010, Spanja duhet të kthehet deri në Botërorin e vitit 2002 për të gjetur një fitore në një ndeshje me eliminim direkt. Në atë edicion, ajo mposhti Irlandën dhe siguroi kualifikimin për në çerekfinale.

Përballja me Austrinë shihet si një mundësi ideale për kombëtaren spanjolle që të lërë pas rezultatet zhgënjyese të viteve të fundit dhe të rikthehet mes skuadrave pretendente për trofeun.

Interesi për këtë duel është i lartë edhe në Spanjë. Mediat sportive, mes tyre edhe e përditshmja "AS", kanë analizuar skenarët e mundshëm të ndeshjes, e cila konsiderohet si një nga përballjet më tërheqëse të fazës me eliminim direkt të Kupës së Botës.

kombëtarja e spanjës ndeshja me austrinë kupa e botës

Lini një Përgjigje